Dërguar nga:

Keputja e Tendinit Quadriceps (Pjesa e katërt)

Trajtimi jokirurgjikal

Grisjet e vogla dhe të pjesshme në përgjithësi i përgjigjen mire trajtimit jokirurgjikal.

Immobilizimi. Mjeku mund tju rekomandojë që të vendosni një Immobilizer apo Brace gjuri. Kjo do të mbajë gjurin tuaj të drejtë për të ndihmuar atë të shërohet. Ju do të duhet më shumë gjasa të përdorni paterica për tju ndihmuar të shmangnipeshimin e plotë të këmbës. Immobilizeri i gjurit apo Brace mbahet për 3 deri në 6 javë.

Terapia fizike. Pasi dhimbja dhe ënjtja të jenë stabilizuar, terapia fizike mund të fillohet. Ushtrime të veçanta mund të ruajnë fuqinë dhe shkallën e levizjes.

Ushtrimet do të shtohen gradualisht në programin tuaj. Ngritja e këmbës drejt dhe lart për të forcuar quadricepsin është ushtrimi më i rëndësishëm i terapisë fizike. Duke përparuar në kohë, mjeku apo terapisti do të rrisë gradacionin e shkallës së lëvizjeve tek Brace. Kjo do t'ju lejojë të lëvizni më lirshëm me një gamë më të madhe levizjeje. Do tju jepen më shumë ushtrime forcimi ndërkohë që ju shëroheni.

Mjeku do të diskutojë me ju, kur është e sigurtë për t'u kthyer në aktivitete sportive.

Në varësi të moshës tuaj, aktivitetit, dhe nivelin të mëparshëm të funksionit, mjeku mund të rekomandojë kirurgji për grisje apo këputje të madhe apo të pjesshme ose grisje të pjesshme lidhur me degjenerim të tendinit.

Trajtimi Kirurgjikal

Shumica e njerëzve me tendin plotësisht të këputur kërkojnë kirurgji urgjente për të riparuar tendinin e këputur. Kirurgjia është gjithashtu një mundësi për pacientët me tendin pjesërisht të këputur të cilët gjithashtu kanë dobësim dhe degjenerimtë tendinit.

Riparimi kirurgjikal rikap tendinin e këputur në krye të kupës gjurit. Pacientët të cilët kërkojnë kirurgji bëjnë mirë në qoftë se riparimin e kryejnë në fillim pas lëndimit, pra në faze e hershme. Riparimi i hershëm mund të parandalojë tendinin nga fibrotizimi apo shkurtimi.

Qëndrimi në spital. Shumica e pacientëve do të qëndrojnë në spital të paktën një natë pas këtij operacioni.

Operacioni mund të kryhet me anestezion regjional (spinal) ose me një anestezion të përgjithshëm (tub frymëmarrje). Nuk mund të bëhet nën anestezi locale.

Procedura. Për të ribashkuar apo rikapur tendinin penjët (suturat) aplikohen tek tendini dhe më pas futen përmes disa vrimave që shpohen në kupën e gjurit. Penjtë shtrëngohen apo lidhen fort në fund të kupës gjurit, me tensionimin e duhur.

Teknikë e re. Një zhvillim i kohëve të fundit në riparimin e tendinitquadriceps që është përdorimi i penjëve ankoruese (suture anchors). Kirurgët përdorin suture anchors për të qepur tendinin nëkrye të kupës gjurit. Duke përdorur këto suture anchors, do të thotë se nuk nevojiten të hapen vrima në kupën e gjurit. Kjo është një teknikë e re, kështu që të dhënat studimore ende nuk ka përfundime rreth efektivitetit të saj. Shumica e ortopedëve po aplikojne teknikën klasike për riparimin e tendinit quadricep pra riparimin e drejtpërdrejtë --qepje me vrima duke shpuar kupën e gjurit.

Komplikimet. Ndërlikimet më të shpeshta të riparimit tendinit quadriceps përfshijnë dobësim dhe humbje të levizjes. Përveç kësaj, pozicioni i kupës gjurit mund të jetë ndryshe pas operacionit.

Ashtu si në çdo operacion, komplikime të tjera të mundshme përfshijnë, infeksion të plagës, shërim i ngadaltë, mpiksje gjaku, ose komplikimet e anestezisë.

Rehabilitimi. Pas operacionit do keni nevojë për menaxhim të dhimbjes, duke përfshirë akull dhe medikamente. Rreth 2 javë pas operacionit, qepjet e lëkurës do të hiqen.

Do të jetë e nevojshme vendosja e një immobilizeri në gju apo gipsi circular të gjatë. Ju mund të peshoni këmbën me ndihmën e patericave. Me kalimin e kohës, mjeku do të rrisë gradën e brac-it. Kjo do t'ju lejojë të lëvizin më lirshëm me një gamë më të madhe levizjeje. Ushtrime forcimi do të shtohet në planin tuaj të rehabilitimit.

Afati kohor i saktë për terapi fizike dhe llojin e ushtrimeve të përshkruara do të individualizohen për ju. Plani juaj rehabilitimit do të bazohet në llojin e grisjes së tendinit që ju keni, riparimin kirurgjikale, gjendja shëndetësore dhe nevojat tuaja.

Shërimi i plotë merr të paktën 4 muaj. Shumica e pacientëve janë shëruar përreth 6 muaj. Shumë pacientë kanë raportuar se atyre ju është dashur 12 muaj për të arritur të gjitha qëllimet e tyre.

Prespektiva

Shumica e njerëzve janë në gjendje të kthehen në profesionet e tyre të mëparshme. Pak më shumë se gjysma e njerëzve kanë dobësim të kofshës dhe dhimbje të lehta në vendin e tendinit. Pacientët të cilët kërkojnë kirurgji është më mirë në qoftë se riparimi kryhet herët pas lëndimit.

Nëse ju jeni një sprtist kompetitiv, kirurgu do tju testojë fuqinë—forcën e këmbës para se të riktheheni në aktivitete sportive. Kirurgu do të krahasojnë fuqinë e–kofshës-këmbës duke përdorur disa testime funksionale në gju. Qëllimi është që forca të jetë të paktën 85-90% e anës pa dëmtim. Përveç forces së këmbës, kirurg do të vlerësojë balancën e këmbës dhe në qoftë se ju keni patur ndonjë ënjtje.

Kthimi juaj në statusin sportist konkurrues do të trajtohen me shumë kujdes me ju nga kirurgu juaj.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 324 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten