Dërguar nga:

Keputja e Tendinit Quadriceps (Pjesa e dytë)

Dobësimi i tendinit

Një tendin quadriceps i dobësuar ka më shumë gjasa për tu grisur. Disa faktorë mund të çojnë në dobësim të tendinit.

Tendinitis. Inflamacioni i tendinit quadriceps, i quajtur tendinitis i quadricepsit, dobëson tendinin. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë grisje të vogla. Tendiniti i quadricepsit është më i zakonshme në njerëz që merren me sporte vrapimi apo kërcimi (run & jump).

Sëmundjet kronike. Tendini i dobësuar mund të shkaktohet nga sëmundjet që pengojnë, alterojnë furnizimin me gjak. Sëmundjet kronike të cilat mund të dobësojnë tendinin përfshijnë:

  • Pamjaftueshmëria kronike e veshkave
  • Kushtet qëlidhen me dializën e veshkave
  • Hiperparathiroidizmi
  • Guta
  • Leukemia
  • Artriti Rheumatoid
  • Lupusi eritematoz sistemik (SLE)
  • Diabetes mellitus
  • Infeksionet
  • Sëmundje metabolike

Përdorimi steroideve. Përdorimi i kortikosteroidet jep dobësim të muskujve dhe tendinave.

Fluoroquinolonet. Ky lloj i veçantë i antibiotikut ka qenë lidhur me grisjen e tendinit quadriceps.

Immobilizimi. Kur qëndroni për një periudhë të zgjatur kohe pa aktivitet fizik, muskujt dhe tendinet që mbështesin gjunjët humbasin forcën dhe fleksibilitetin.

Kirurgjia

Edhe pse kjo është e rrallë, grisja e tendini quadriceps ka ndodhur pas një operacioni në gju apo dislokacioni.

Simptomat

Kur ka një grisje të tendinit quadriceps, shpesh ka një ndjesi zhurme (popping). Që pasohet me dhimbje dhe ënjtje. Simptoma të tjera përfshijnë:

  • Një hendek , gap apo mosvazhdueshmëri mbi kupën e gjurit ku tendini është këputur.
  • Ekimozë
  • Ndjeshmëri
  • Krampe
  • Kupa e gjurit mund të zbresë apo varet poshtë, sepse tendini është grisur
  • Ju e keni të pamundur të ngreni këmbën apo drejtoni gjurin.
  • Vështirësi në të ecur për shkak të ndjenjës së lëshimit të këmbës (giving way).
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 322 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten