Dërguar nga:

Glaukoma (Pjesa e treë)

Glaukoma me kënd të mbyllur

  • dhembje e papritur e syrit
  • syri i skuqur
  • shikimi i halove përreth dritës
  • presioni intraokular i rritur
  • mundim, vjellje
  • dobësim i papritur i shikimit
  • pupilla e fiksuar dhe mesatarisht e dilatuar
Diagnoza

Skreningu për glaukomë është pjesë e ekzaminimit standart oftalmologjik që performohet nga oftalmologu dhe optometristi.Testi për glaukomë duhet të përfshijë matjen e presionit intraokular përmes tonometrisë,ekzaminimi i këndit të dhomëzës së përparmë (gonioskopia) dhe ekzaminimi i nervit optik.

Mjekimi

Presioni intraokular mund të ulet me barna në formë të pikave për sy.Klasë të ndryshme të barnave përdoren për trajtimin e glaukomës ku secila prej tyre mund të kene efekt lokal dhe sistemik:

  • analogët e prostaglandinave, të cilat rrisin rrjedhjen e lëngut të syrit nëpër këndin mes irido-korneal
  • antagonistët e receptorëve beta-adrenehjikë, ulin prodhimin e lëngut të syrit nga trupi ciliar
  • agonistët e alfa2 receptorëve adrenergjikë, ulin prodhimin e lëngut të syrit dhe rrisin rrjedhjen e tij përmes këndit mes kornesë dhe irisit
  • agjentët miotik, shkaktojnë kontraksionin e muskujve ciliarë dhe hapjen e rrjetës trabekulare duke lejuar rrjedhjen e lëngut të syrit nëpër këndin irido-korneal
  • inhibitorët e anhidrazës karbonike, ulin sekretimin e lëngut të syrit duke inhibuar anhidrazën karbonike në trupin ciliar.
Mjekimi kirurgjikal

Në mjekimin e glaukomës gjejnë zbatim edhe kirurgjia konvencionale edhe ajo laserike.

Përmes kirurgjisë laserike te glaukoma me kënd të hapur arrihet,rritja e rrjedhjes së lëngut të syrit ose eliminohet bllokimi i qarkullimit të lëngut të syrit te glaukoma me kënd të mbyllur.

Tipet e kirurgjisë laserike te glaukoma përfshijnë:

  • trabrkuloplastinë te e cila laseri përdoret për të hapur rrjetën trabrkulare në hapesirën drenuese
  • iridotomia te e cila bëhet një vrimë e vogël në iris duke lejuar kështu qarkullimim më të lirshëm të lëngut
  • ciklofotokoagulimi përmes së cilës arrihet ulja e prodhimit të lëngut të syrit.
Trabekulektomia

Te ky operacion krijohet një kanal i ri për drenimin e lëngut të syrit duke ulur kështu presionin intraokular.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 155 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Mjekësi e familjes
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten