Dërguar nga:

Glaukoma (Pjesa e dytë)

Glaukoma me kënd të mbyllur mund të paraqitet papritmas dhe shpeshëherë shoqërohet me dhembje. Humbja e shikimit mund te përparojë shpejtë por diskomforti shtyen shumicën e pacientëve të kërkojnë ndihmë mjekësore para se të ndodhe dëmtimi i përhershëm i të pamurit. Te glaukoma me kënd të mbyllur këndi mes kornesë dhe irisit është komplet i mbyllur duke pamundësuar rrjedhën e lëngut të syrit nga dhomëzae pasme në atë të përparme dhe jashtë rrjetës trabekulare.

Glaukoma me kënd të hapur përparon me ngadalë,pacientët mund të mos e vërejnë se kanë humbur shikimin derisa sëmundja të përparojë dukshëm.Te glaukoma me kënd të hapur rrjedhja e lëngut të syrit zvogëlohet për shkak të dëmtimit dhe mbylljes së rrjetës trabekulare,funksioni origjinal i së cilës është të absorbojë lëngun e syrit.

Rritja e presionit intraokular ushtron shtypje në trupin qelqor (corpus vitreous), i cili mëtutje shtyen retinën ne drejtim të koroidesë duke shtypur enët e gjakut që ushqejnë retinën me gjak.Pa furnizim të mjaftueshëm me gjak qelizat retinale vdesin dhe nervi optik atrofohet duke shkaktuar verbim.

Fijet nervore më së largu prej pikës fokale dështojnë të parat,për shkak të distancës nga furnizimi qendror me gjak,kështuqe humbja e të pamurit te glaukoma fillon në periferi të fushës vizive duke progresuar çdoherë e më keq e ashtuquajtura “të pamurit e tunelit” - tunnel vision.

Fijet e nervit optik normal    -   Fijet e nervit optik të dëmtuara    -     “ Tunnel vision”

Glaukoma është quajtur “vjedhësja e heshtur e shikimit”, për shkak se humbja e shikimit ndodhë gradualisht për një periudhë të gjatë, ndërsa simptomat paraqiten atëherë kur sëmundja është mjaft e avansuar. Nëse njëherë shikim humbet ai nuk mund të kthehet, kështuqë qellimi i trajtimit është parandalimi i përparimit të sëmundjes.

Faktorët e rrezikut
  • mosha – personat mbi moshën 60 vjeçre kanë të rritur rrrezikun për këtë sëmundje.Rreziku për zhvillim të glaukomës rritet me kalimin e viteve.
  • Histori familjare pozitive për glaukomë.
  • dëmtimët fizike të syrit – traumat e syrit
  • faktorët e tjerë të rrezikut të lidhur me syrin – trashesia e kornesë,tumoret e syritm,inflamacionet e syrit,shkëputja e retinës.
  • përdorimi i kortikosteroidëvë
Shenjat dhe simptomat

Glaukoma me kënd të hapur nuk përcillet me dhembje.Shenjat e vetme jane:

  • humbja gradula progresive e fushës vizive
  • ndryshimet në nervin optik
faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 150 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Mjekësi e familjes
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten