Dërguar nga:

Semundjet e gjendres tyreoidea (gushes) (Pjesa e tretë)

TRAJTIMI

Trajtimi eshte ne vartesi te patologjise se gjetur .Nese struma eshte e shkaktuar nga pamjaftueshmeria e jodit ne diete, keshillohet mjekimi me medikamente me permbajtje jodi qe mund te zvogeloje dimensionet e strumes,por qe jo gjithmone mund te arrihet. Nese rritja e volumit te gjendres eshte i shkaktuar nga nje inflamacion (tyreoiditi i Hashimoto) dhe nese eshte hypotyreoidiene, jepen hormone te tyreoideas, per te arritur qe niveli i hormoneve te tyreoideas te normalizohet por edhe ne kete rast struma mund te zvogelohet shume por nuk zhduket ne menyre komplete.

Nese struma shkaktohet nga hypertyreoidizmi, trajtimi do te varet nga shkaku i ketij funksioni te shtuar. Shume struma, si p.sh.ato me shume noduse, mund te shoqerohen me nivele normale te hormoneve ne gjak. Ne keto raste zakonisht nuk kerkohet asnje terapi e vecante. Nese dimensionet e tyreoideas behen kaq te medha sa pengojne frymemarjen normale, atehere duhet te merret parasysh nderhyrja kirurgjikale. Tumoret e tyreoideas kerkojne trajtim kirurgjikal pa vonese.

Me ane te nderhyrjes kirurgjikale mund te realizohen keto teknika :

  • Heqja totale e nje nodusi apo cisi;
  • Heqja e nje lobi;
  • Heqja gati totale e gjendres;
  • Heqja e te gjithe gjendres.
Prekja nodulare e gjendres tyreoidea

Eshte prekja me e shpeshte. Preken me shpesh grate se sa burrat. Ne gra te moshes 30 deri 59 vjec, jane te prekura 6.4% prej tyre. Ne fakt Incidenca mund te jete deri ne 50%, por nuk jane diagnostikuar per mungese simptomatomash.Behet fjale per nje formacion te rrumbullaket, i vetem apo disa formacione, i forte apo me cista qe mund te arrijne dimensione nga disa centimetra deri te medha qe shtypin organet ne fqinjesi.Gjate vizites, ky formacion mund te shihet me sy te lire apo mund te preket.

Kur jane me te vogla, ato zakonisht nuk kane simptoma dhe mund te zbulohen rastesisht nga nje ekzaminim Ekografik i regionit te qafes. Natyra e noduseve te tyreoideas, ne shumicen e rasteve eshte benigne (sidomos ne grate). Vetem 5-6% e tyre kane natyre tumorale(me shpesh te karcinomes papilare). Qellimi mjeksor konsiston ne diferencimin e natyres maligne nga ajo benigne, nga nje strume e thjeshte apo multinodulare, nga nje tyreoidit kronik apo sub akut.

Kerkimet mund te jene laboratorike, instrumentale apo edhe citomorfologjike.

LABORATORIKE :

  • Dozimi i TSH; T3 dhe T4.(Rritja e T3 sygjeron per nje nodus toksik. Vlerat e ulta te T4 me TRH te larte sygjerojne per nje tyreoidit kronik autoimun me hypotyreoidizem).
  • Dozimi i Calcitonines.(Per te identifikuar apo perjashtuar nje karcinome te tyreoideas).
  • Dozimi i TgAb dhe TPOAb.(Per te identifikuar nje tyreoiditis Hashimoto).
Shintigrafia e gjendres se tyreoideas
Ekografia e gjendres se tyreoideas

INSTRUMENTALE :

  • Ekografia e tyreoideas.
  • Eko-Kolor-Dopler.
  • TAC (Tomografia Aksiale e Kompiuterizuar) dhe RMN (Rezonanca Magnetike Nukleare).
  • Shintigrafia e tyreoideas.
  • Aspirimi me age eshte me shume interes per te percaktuar diagnozen diferenciale ndermjet noduseve Benigne te tyreoideas dhe atyre Maligne.
Si rekomandohet te veprohet me strumen nodulare
  • Benigne: Ndjekje ne dinamike, dhe kontrolle hormonale.
  • Maligne: Trajtim kirurgjikal.
  • E pa determinuar: Trajtim kirurgjikal dhe biopsi.
  • E dyshimte: Perseritje e punksion biopsise.
Shenim :

Informacionet mjeksore ne kete publikim, jane paraqitur ne menyre te permbledhur dhe pak a shume te thjeshte, per te qene sa me te kuptueshme per nje publik te gjere. Keto informacione, nuk mund te zevendesojne mjekun dhe as nuk duhet te perdoren per vetdiagnoze apo vet-trajtim.

Njohja me kete material, duhet ti sherbeje personelit jo mjeksor, per ta bere ate te vemendeshem ne kete drejtim, ti jape atij njohurite baze, si edhe per ta keshilluar qe te drejtohet ne kohen e duhur tek mjeku.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 299 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin ORL (Otolaringologji)
Komente nga lexuesit

Ky artikull ishte shume mbreselenes sidomos per mua qe kam 20 vjet qe vuaj nga tiroidet dhe asnje gje nuk kam bere akoma vetem mjekime me letroks ne mengjes dhe asgje me shume

Dërguar nga Luljeta Kola , më 10 Tetor 2014 në 14:02

Na spjegoni ju lutem per: Ca paplllare e thyroides

Dërguar nga Aferdita, më 26 Nentor 2014 në 18:18

Nuk ka spjegime per prognozen e Ca papillare te tiroides sidomos per moshat 20 -30 vet

Dërguar nga Aferdita, më 27 Nentor 2014 në 16:46

Pershendetje jam 50 vjec ne korrik 2017 kam bere ekon e teroides dhe kam dal me teroide te veshur me ciste,Kurse analiza hormonale me ka dale me keto rezultate Abti-TPO 898.8 ndersa T.S.H 1.84 per te tjerat si T3 dhe T4 nuk ka dal asgje
Po trajtohem mexanax dhe selenium .Por nuk ndjej permisim kam marrje fryme,pagjumesi,dhimbje koke,gjithashtu dhe rrahje ne fyt te shpeshta ne peshe nuk kam rene. .Kontrollin ma kan lene ne nentor sdi si te veproj ?

Dërguar nga Beglie, më 11 Shtator 2017 në 15:17

E nderuar Beglie ,
Nuk ndodhem në Shqipëri . Konsulta klinike
Tek endokrinologu mendoj se duhet bërë .
Mesa thoni nuk mendoj se duhet të jetë
Me shumë rëndësi . Madhësija dhe
Numuri I cisteve duhet marrë në
konsideratë .
Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 12 Shtator 2017 në 02:56
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten