Dërguar nga:

Semundjet e gjendres tyreoidea (gushes) (Pjesa e dytë)

Semundjet e gjendres se tyreoidea
  • Cistat me permbajtje ujore;
  • cistat me permbajtje te turbullt (colloid) qe zakonisht jane te shumta;
  • noduset e forta beninje (hiperplazia), te vetem apo me shume se nje;
  • tumoret benigne (adenoma) normofunksionante apo hiperfunksionante (semundja e Plummer);
  • tumoret maligne te diferencuar, me grade te ulet maligniteti (adenocarcinoma papillare apo folikulare);
  • tumoret maligne te diferencuar, me grade te mesme maligniteti (karcinoma medulare);
  • tumoret maligne te padiferencuar, me grade te larte maligniteti (karcinomat);
  • Tyreoiditi apo ndryshe infeksioni i perhapur ne te gjithe gjendren qe ne shumicen e rasteve eshte autoimune;
  • Struma difuze hyperfunksionante (semundja e Basedow);
  • Struma zhytese me vendosje brenda mediastinit prapa sternumit ("derrases se kraherorit")
  • Hypotyreoidizmi dhe struma endemike;

Kur ndodh ne zona endemike shkaktohet struma endemike me hypotyreoidizem nga mungesa e jodit, qe sic thame eshte I domosdoshem per sintetizimin e hormoneve T3 dhe T4. Gjendra e vuan kete mungese dhe tenton ta kaloje kete situate me aktivizimin e TSH. Keshtu ndodh hypertrofia (zmadhimi i saj);

Struma e thjeshte: eshte vetem rritja e volumit te gjendres dhe qe nuk shoqerohet as me hypotyreoidizem dhe as me hipertyreoidizem.

Mund te dallojme dy forma te strumes:

  1. Forma endemike; stimulimii i ACTH-it ben qe gjendra te shtoje volumin e saj.
  2. Forma sporadike; ne perioden e adoleshences dhe gjate shtatezanise nddodh nje defekt ne sintezen e jodtironines dhe per kete aresye rritet volumi i gjendres.
Shenjat klinike te semundjeve te gjendres tyreoidea

Disa nga shenjat kryesore jane:

  • rritja e dimensioneve te gjendres eshte e ndryshme, nga nje nodus i vogel deri ne nje xhunge e madhe ne pjesen e perparme te qafes.
  • Nje ndjenje shtypjeje ne zonen e qafes.
  • Veshtiresi ne frymemarje, kolle, frymemarrje vershelluese (per shkak te shtypjes se trakese) qe eshte e rralle.
  • Veshtiresi ne gelltitje (per shkak te shtypjes se ezofagut), edhe kjo eshte e rralle.
  • Ngjirje te zerit.
  • Shtypja e venave te qafes.
  • Marrje mendesh kur krahu ngrihet siper kokes.
  • Rrahje te shpejtuara te zemres.
  • Djersitje e shumte.
  • Dridhje te duarve.
  • Nervozizem.
  • lodhe e pa motivuar, kapsllek, lekure e thate.
  • Shtim ne peshe.
  • Crregullime menstruale.
DIAGNOZA

Diagnoza e strumes zakonisht behet nga ekzaminimi klinik tek mjeku. Kur verifikohet apo dyshohet per prezencen e strumes, rekomandohen analizat e funksionit te tyreoideas, per te percaktuar nese gjendra eshte ne fazen aktive apo hyperaktive. Analizat e metejshme do te variojne nga vleresimi i testeve te funksionit te gjendres. Me e zakonshme eshte qe te behet nje Ekografi e tyreoideas apo ekzaminimi me shintigrafi me jod radioaktiv, apo edhe te tjera ne vartesi te patologjise se menduar (benigne, maaligne, infeksioze, etj)

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 304 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin ORL (Otolaringologji)
Komente nga lexuesit

Ky artikull ishte shume mbreselenes sidomos per mua qe kam 20 vjet qe vuaj nga tiroidet dhe asnje gje nuk kam bere akoma vetem mjekime me letroks ne mengjes dhe asgje me shume

Dërguar nga Luljeta Kola , më 10 Tetor 2014 në 14:02

Na spjegoni ju lutem per: Ca paplllare e thyroides

Dërguar nga Aferdita, më 26 Nentor 2014 në 18:18

Nuk ka spjegime per prognozen e Ca papillare te tiroides sidomos per moshat 20 -30 vet

Dërguar nga Aferdita, më 27 Nentor 2014 në 16:46

Pershendetje jam 50 vjec ne korrik 2017 kam bere ekon e teroides dhe kam dal me teroide te veshur me ciste,Kurse analiza hormonale me ka dale me keto rezultate Abti-TPO 898.8 ndersa T.S.H 1.84 per te tjerat si T3 dhe T4 nuk ka dal asgje
Po trajtohem mexanax dhe selenium .Por nuk ndjej permisim kam marrje fryme,pagjumesi,dhimbje koke,gjithashtu dhe rrahje ne fyt te shpeshta ne peshe nuk kam rene. .Kontrollin ma kan lene ne nentor sdi si te veproj ?

Dërguar nga Beglie, më 11 Shtator 2017 në 15:17

E nderuar Beglie ,
Nuk ndodhem në Shqipëri . Konsulta klinike
Tek endokrinologu mendoj se duhet bërë .
Mesa thoni nuk mendoj se duhet të jetë
Me shumë rëndësi . Madhësija dhe
Numuri I cisteve duhet marrë në
konsideratë .
Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 12 Shtator 2017 në 02:56
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten