Dërguar nga:

Sindroma e konfliktit / Tendiniti i Manshetes Rotatore (Pjesa e dytë)

Simptomat

Dhimbje nga mansheta rrotatore zakonisht shkakton ënjtje lokale dhe ndjeshmeri në frontin e shpatullës. Ju mund të keni dhimbje dhe ngurtësim, kur ngrini krahun. Mund të keni edhe dhimbje kur krahu ulet nga një pozicion i ngritur.

Ne fillim simptomat mund te jene te lehta. Pacientët shpesh nuk kërkojnë trajtim në një fazë të hershme. Këto simptoma mund të përfshijnë:

  • Dhimbje të vogla që jane te pranishme edhe me aktivitetin dhe në pushim.
  • Dhimbje qe perhapet nga pjesa e përparme e shpatulles anash krahut
  • Dhimbje e papritur me ngritjen dhe rritjen e lëvizjeve
  • Atletët në sport mund të kenë dhimbje kur hedhin ose shërbyejne një top tenisi

Kur problemi përparon, simptomat rriten:

  • Dhimbje gjatë natës
  • Humbja e fuqisë dhe lëvizjes
  • Vështirësi ne veprimtari te tilla qe kerkojne vendosjen e krahut prapa shpinës.

Nëse dhimbja shfaqet papritmas, supi mund te jete mjaft i ndjeshem. Te gjithe levizjet mund te jene te limituara dhe te dhimbshme.

Ekzaminimi i Doktorit

Historia mjekesore dhe ekzaminimi fizik

Mjeku do të testojë shkallen e levizjes duke ju bere juve te lëvizni krahun tuaj në drejtime të ndryshme. Pas diskutimit per simptomet tuaja dhe historinse mjekësore, mjeku do të ekzaminoje shpatullën tuaj. Mjeku do të kontrollojë për të parë nëse ajo është e ndjeshme në ndonje zonë ose nëse ka ndonje deformim. Për të matur shkallen e levizjes së supit tuaj, mjeku do tju kerkoje të lëvizini krahun tuaj në disa drejtime të ndryshme. Mjeku gjithashtu do të testojë fuqinë tuaj te supit..

Mjeku do të kontrollojë dhe për probleme të tjera te shpatullës tuaj. Mjeku mund të ekzaminoje qafën tuaj për tu siguruar se dhimbja nuk vjen nga një "shtypje e nervit-hernie diskale cervikale", dhe për të perjashtuar ndonje artrit.

Historia mjekesore dhe ekzaminimi

Teste të tjera të cilat mund të ndihmojnë mjekun tuaj të konfirmuar diagnozën tuaj përfshijnë:

Pamje normale" outlet". Ne pamjen "outlet" evidentohet nje grep i madh qe ferkon mansheten rrotatore.

Radiografia: Radiografia nuk tregon per ndet e buta te supit tuaj si manshet rrotator por tregon vetem per kockat, ndaj nje pacient me dhimbje nga mansheta rrotatore mund te kete nje radiografi normale. Ne pamje te vecanta mund te tregoje nje formacion si grep ne buzen anteriore te akromionit.

Rezonanca magnetike (MRI) dhe Ultrasonografia. Keto ekzaminime imazherike na tregojne pamje te mira per indet e buta si mansheta rrotatore. Ato mund të tregojnë fluidin ose inflamacionin në Bursa dhe manshet rrotatore. Në disa raste, mund te evidentohet dhe grisja e pjeshme e manshetes rrotatore.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 256 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Kirurgji ortopedike
Komente nga lexuesit

Pershendetje,

Para disa muajsh tek sa po shtrengoja nje vide me kacavide,ne pjsen e siperme te krahut nga mbrrapa ndjeva therje e cila per pak dit me krijoji shume veshtiresi ne levizjen e krahut,me kalimin e diteve dhimbja u qetesua ,por qe atehere here pas here dhimbja rikthehet dhe qarkullon ne ojesen e shpatulles nga supi dhe pjese te tjera.Nuk kam bere vizite akoma tek mjeku me mendimin se eshte dicka e vogel dhe kalimtare ,por ndonese ka dite qe dhimbja qetesohet dhe pastaj rikthehet perseri.Doja nje keshille nga ana juaj dhe cila mund te jete simptoma e perafert,

Faleminderit

Dërguar nga Xhevahiri, më 12 Dhjetor 2014 në 05:34

Gruas time pa pritmas i filloi ne sup nje dhimbje e fort e pa durushme. Ne fakt dhimbje te lehta i kan filluar qysh ne janar te ketij viti por i kan kaluar. Megjith paraqitjen tek mjeku ortoped i cili pasi e vizitoi ne spitalin ushtarak i dha ilace per qetesim dhe kurim ka 2dit qe dhimbjen e ka pa ndrprerje te forte.Ju lutemi na sygjeroni se cduhet te bejm qe ajo te mos vuaj keshtu.

Dërguar nga Bujar skudrina, më 24 Qershor 2015 në 07:51
Lini përshtypjet tuaja për këtë artikull

Emri juaj

E-mail

(nuk publikohet)

Komenti

5+2

(verifikim njerezor)

 

Artikuj të rinj
CITOMEGALOVIRUSI (CMV) NE SHTATZANI HPV (Human Papiloma Virus) Dilemat e pandemise Covid-19 Tumoret e tiroides Tumoret e gjirit tek femrat e reja
Mjekët e shtuar së fundmi
Dr. Gerti Caushi Dr. Reshat Bajrami Dr. Edlira Spaho Dr. Irina Isufi Dr. VALBONA SHAHINAJ
Komentet e fundit
Njeri ideal,doktor per tu vleresuar jo vetem ne Shqiperi,specialist i kompletuar Informimi eshte me shume se gjysma e shendetit! une e kam operuar gruan para 4 viteve .me pak fjal eshte dojtor xhigant.zoti ne qiell dr.tani ne tok. Ku mumd tju gjejme doktor lediani
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten