Dërguar nga:

Proteza e Gjurit. (Pjesa e dytë)

Ekzaminimi radiologjik duhet te koreloje me shenjat klinike per artritin e gjurit. Radiografite e kerkuara duhet te perfshijne nje pamje antero-posteriore (A-P) ne kembe, nje laterale ne kembe dhe nje pamje tagenciale (skyline view) te pateles. Mbyllja e hapesires artikulare, skleroza subkondrale dhe osteofitet konfirmojne diagnozen e osteoartritit.

 

Perqindja e pergjithshme e mortalitetit ne Protezat e Gjurit eshte me pak se 1%, por kjo shifer rritet me moshen, tek meshkujt dhe nga patologjite e ndryshme te kaluara. Identifikimi i ketyre patologjive para interventit eshte i rendesishem per uljen e komplikacioneve perioperative.

Nje vleresim i rrethanave sociale te pacientit eshte i rendesishem per organizimin e rehabilitimit postoperator te pacientit.

Ekzaminimi duhet te perfshije edhe vleresimin e cikatriceve ekzistuse ose te defekteve te indeve te buta rreth e rotull gjurit. Gjithashtu nje vlerresim i kujdesshem i statusit vascular te anesise duhet bere. Duhen identifikuar dhe trajtuar infeksionet sistemike ose lokale.

Duhen identifikuar dhe trajtuar deficitet e mundshme te kuadricepsit dhe mekanizmave ekstensore nepermjet rehabilitimit sepse keto mund te ulin dhimbjen dhe lehtesojne sherimin. Matet harku i levizjeve, deformimet e mundshme flektore ose varus valgus dhe regjistrohen. Parashikuesi me i mire i harkut te levizjeve pas Protezimit te Gjurit eshte harku preoperator i levizjeve.

Indikacionet

Indikacioni kryesor per Protezimin e Gjurit eshte lehtesimi i dhimbjes se shkaktuar prej artritit te rende. Dhimbja duhet te jete e rendesishme dhe indalidizuese. Dhimbjet e nates jane vecanerisht indicative. Nqs mosfunksioni i duhur i gjurit jep ulje te cilesise se jetes, kjo duhet marre ne konsiderate. Korrektimi i deformimeve eshte nje indikacion i rendesishem, por rralle perdoret si indikacion primar per kirurgjine.

Ekzaminimi radiologjik duhet te koreloje me shenjat klinike per artritin e gjurit. Pacientet me humbje me te pakta te hapesires artikulare, pas Protezimit te Gjurit kane rezultate me pak te pelqyeshme. Ezaurimi i gjithe trajtimeve konservative duhet mare parasysh para kirurgjise.

Protezimi i Gjurit ka nje jetegjatesi te pritshme qe varet shume prej nivelit te aktivitetit jetesor. Zakonisht, indikohet per moshat e medha me aktivitet te reduktuar. Gjithashtu eshte e indikuar edhe per pacientet e rinj te cilet kane funksion te limituar si pasoje e artritit sistemik me prekje te shume artikulacioneve.

Pacientet e rinj qe kane nevoje per Proteze Gjuri, vecanerisht ata me artrit posttraumatik, nuk duhet te perjashtohen per shkak te moshes nga protezimi, por duhet qe te kene paaftesi te shprehur ne perdorimin e gjurit,dhe te jene te qarte per jetegjatesine e protezes.

Shume rralle, artriti i rende patello-femoral mund te justifikoje protezimin, sepse rezultati i pritshem i protezimit eshte superior ndaj patellektomise. Zevendesimi vetem i patella-femoralit eshte akoma nen investigim.

Korrektimi i deformimeve mund te behet indikacion primar per protezim ne pacientet me artrit te moderuar kur kontraktura flektore ose laksiteti varus / valgus eshte i rendesishem. Ne te tilla raste, zakonisht nevojiten proteza me specifike, qe sjellin veshtiresi me te medha teknike gjate interventit si dhe me shume pasiguri ne jetegjatesine e protezes.

Anatomia e gjurit
Llojet e levizjeve te gjurit

Levizjet e gjurit mund te klasifikohen se kane 6 kahe drejtimesh levizjesh te lira: 3 levizje transferuese (perfshire antero/posterior, medial/lateral dhe inferior/superior) dhe 3 levizje rotulluese (perfshire fleksion/ekstension, intern/ekstern dhe abduksion/adduksion).

Levizjet e gjurit jane te percaktuara nga forma e siperfaqes artikulare te tibias dhe femurit, si dhe nga orientimi i 4 ligamenteve kryesore te gjurit, ku perfshihen ligementet kruciate anterior dhe posterior si dhe ligamentet kolateral medial dhe lateral te cilet jane te lidhur si “four-bar linkage system” (sistem bashkimi me 4 shufra)

Fleksion/ekstensioni i gjurit perfshin kombinimin e levizjeve rrokullitese dhe rreshqitese qe quhet “femoral rollback”, e cila eshte nje menyre e zgjuar qe lejon rritjen e diapazonit te fleksionit. Pershkak te asimetrise mes kondileve femorale lateral dhe medial, kondili lateral pershkon nje distance me te gjate se kondili medial gjate 20 gradeve te para te fleksionit te gjurit. Kjo shkakton nje rotacion ekstern te tibias, qe eshte pershkruar si “screw-home mechanism” i gjurit e cila e bllokon gjurin ne ekstencion.

Ligamenti kolateral medial dhe lateral

Funksioni kryesor i ligamentit kolateral medial eshte qe te perballoje rotacionin ne valgus te gjurit, dhe funksionin dytesor te kontrolloje rotacionin ekstern te gjurit. Ligamenti kolateral lateral perballon rotacionin ne varus te gjurit dhe kontrollon rotacionin intern.

Ligamenti kruciat anterior

Funksioni primar i ligamentit kruciat anterior (LCA) eshte qe ti rezistoje zhvendosjes anterior te tibias mbi femur kur gjuri eshte i flektuar dhe te kontrolloje “screw-home mechanism” te tibias ne ekstensioni terminal te gjurit. Funksioni dytesor LCA eshte ti rezistoje rotacionit varus/valgus te tibias, vecanerisht kur ligamentet kolaterale mungojne. LCA i reziston gjithashtu rotacionit intern te tibias.



faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 422 herë
Komente nga lexuesit

Faleminderit per informacionat qe na jepni. Por kam nje pyetje. Kam bere total knee replacement ne ntetor2012 dhe ne dhjetor2014 reshqita ne debore dhe gjithe pasha e trupit me nra ne gjurin e operuar(gjuri I shendosh nuk preku ne toke) e njejta situiate mu perserit edhe para I muaji kur reshqita. Jam e interesuar ta di aka ndonje efekt negative mbi jetegjkatesine e protezes keto goditje? Ju lutem me jepni nje pergjigje ju faleminderit Ani Terova

Dërguar nga ani terova, më 22 Maj 2015 në 08:45
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten