Dërguar nga:

Proteza Unikondilare e Gjurit si opsion per trajtimin e osteoartritit te gjurit. (Pjesa e dytë)

Indikacionet

Thuhet se proteza Unikondilare e Gjurit duhet te jete procedura e pare kirurgjikale per osteoartritin ne paciente te rinj ne moshe dhe e fundit ne pacientet me moshe te madhe.

Argumenti qe qendron pas kesaj shprehje eshte se ne pacientet e rinj, nje zevendesim unikondilar eshte me i thjeshte, sherohet me shpejt dhe ka nje kohe te njejte kur kalohet ne zevendesim total te gjurit si dhe alternativa tjeter qe eshte osteotomia tibiale ose femorale.

Meqenese reshtimi natyral i komponenteve kockore te gjurit mundet vetem te rivendoset dhe jo te ndryshoje, kjo procedure do te ishte e kundraindikuar ne paciente me vendosje natyrale me shume se 5° ne varus ose ne valgus. Ne vendosje natyrale me te medhaja se keto, kjo procedure do te prodhonte ngarkese eksesive ne kompartamentin e zevendesuar dhe probabilisht deshtim me te hershem te procedures.

Ngarkesat e vena re ne protezat jane ne proporcion te drejte me peshen e pacientit. Duke konsideruar qe ngarkesat mbi gjurin normal jane kater here pesha trupore, dhe qe ne nje gju normal 75 % e kesaj ngarkese i kalon kompartamentit medial, ne nje pacient me indeks te madh trupor kjo mund te coje ne deshtime te hereshme te procedures.

Ne pergjithesi udhezimet e meposhtme duhen marre ne konsiderate kur planifikohet zevendesim unikondilar i gjurit:

  • Mosha ≥ 55 vjec.
  • Vendosja natyrale < 5° valgus ose > 5° varus.
  • Ligamentet kruciate dhe kolaterale duhet te jene intakt. (12, 13)
  • Ne pacientet me Indeks te Peshes Trupore ≥ 30 zevendesimi unikondilar eshte i kunderindikuar.
  • Kompartamenti perballe:
    • Menisku: Duhet te jete intakt, lehtesisht i fibriluar.
    • Chondrocalsinosis fillestare eshte e pranueshme.
    • Kartilago artikulare: Kompartamenti perballe duhet te jete intact.
    • Fibrilim siperfaqsor eshte I pranueshem.
  • Kontraktura Flektore duhet te jete < se 15°.
  • Humbja e plote e kartilagos patellofemorale eshte kunderindikacion.
  • Artriti inflamator, artriti rheumatoid, gouta si dhe procese te tjera.
  • arthritike duhen konsideruar si kunderindikacion.
Kundraindikimet

Kundraindikacionet e zevendesimit unikondilar jane si me poshte:

  • Artropati inflamatore
  • HTO ( Osteotomi te Siperme Tibiale) te meparshme qe kane rezultuar me hiperkorrektim.
  • Sepsisi
  • Demtimet e ligamenteve kruciate
  • Medial or lateral subluxation (usually associated with a torn ACL)
  • Deformime te aksit tibial ose femoral
  • Kontrakture flektore me shume se 15°
  • Kontrakture Varus me shume se 15° (ne artroplastite unikondilare mediale)
  • Kontrakture Valgus me shume se 20° (ne artroplastite unikondilare laterale)
  • Fleksioni me pak se 110°
faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 149 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten