Dërguar nga:

Impotenca tek meshkujt (Pjesa e dytë)

Trajtimet dhe medikamentet

Impotenca mjekohet me menyra te ndryshme ku perfshihen: medikamente qe meren nga goja, terapia e seksit, injeksionet ne penis, aparatet me vakum, perdorimi i medikamenteve brenda kanalit te urines (uretres), dhe nderhyrja kirurgjikale. Cdo menyre ka te mirat dhe te keqiat e saj.

Gjeja e pare qe behet eshte zbulimi dhe mjekimi ne menyre te pershtashme i ndonje patologjie te fshehur qe ka shkaktuar impotencen.

Trajtimet jo kirurgjikale

Edukimi dhe komunikimi per seksin, sjelljet seksuale, dhe reagimet seksuale mund te ndihmojne ne kapercimin e ankthit ne lidhje me cregullimet seksuale.

Medikamentet qe meren nga goja per mjekimin e impotences jane te suksesshem ne shume meshkuj. Ketu hyjne:

  • Viagra (Sildenafil)
  • Cialis (Tadalafil)
  • Levitra, Staxyn (Vardenafil)

Te tre keto medikamente funksionojne ne te njejten menyre duke ndihmuar funksionin seksual ne meshkuj me ane te shtimit te qarkullimit te gjakut ne penis. Keto rrisin efektet e oksidit nitrik, nje substance kimike natyrale qe prodhon trupi i cili relakson muskujt e penisit. Burrat qe marin medikamente qe permbajne nitrite, ei p.sh nitroglycerine, nuk duhet te perdorin medikamentet e mesiperme. Kombinimi i nitrateve me keto medikamente mund te shkaktoje renie te tensionit.

Efektet ansore me te zakonshme te ketyre medikamenteve jane, shqetesime nga stomaku, bllokim te hundeve nga sekrecionet, dhimbje koke, dhe cregullime te perkoheshme te shikimit.

Paisje mekanike

Ky eshte nje aparat vakumi se bashku me nje unaze qe ndihmon disa meshkuj per te patur dhe mbajtur nje ereksion. Ai eshte i perbere nga nje cilinder brenda te cilit futet penisi. Me ane te nje pompe krijohet nje vakum i cili i jep mundesi gjakut te shtoje sasine ne penis duke mundesuar forcimin e tij. Kjo paisje jep rezultate ne mjaft raste, por te semuret ndjehen te bezdisur nga perdorimi jo i lehte i tij.

Terapia me injeksion te medikamentit ne penis

Kjo terapi eshte efektive ne nje numur te madh te semuresh te te cilet veshtiresia e ereksionit eshte si rezultat i eneve te gjakut, nervave dhe disa rrethanave psikologjike.

Pacienti perdor nje shiringe me nje age shume te holle me ane te se ciles injekton nje sasi medikamenti anash penisit. Medikamenti relakson enet e gjakut duke lejuar qe te shtohet furnizimi me gjak i penisit.

Efektet me te zakonshme ansore jane dhimbja dhe fibroza lokalisht ne vendin e injeksionit. Nje tjeter efekt ansor eshte ajo qe quhet Priapizem qe nenkupton nje ereksion te dhimbshem qe zgjat mbi dy, tre ore. Ne keto raste duhet te ulet doza e injeksionit dhe ka procedura te vecanta per rikuperimin e tij.

Mjekimi transurethral

Kjo menyre konsiston ne perdorimin e nje medikamenti ne forme suposti qe futet brenda kanalit te urines (intra uretral). Suposti permban medikamentin alprostradil (MUSE) i cili thithet ne gjak. Ai relakson enet e gjakut duke lejuar te shtohet sasia e gjakut ne penis.

MUSE eshte me pak efektiv se vakumi ose injksioni, megjithate perdoret ne nje sere cregullimesh te ereksionit.

Psikologjia dhe terapia e seksit

Shkaqe psikologjike mund te marin pjese ne impotence edhe nese eshte i qarte nje shkak organik.

Konsulta me nje psikolog mund te ndihmoje nje person qe ka ankth ose gjendje frike te cilat mund te ndikojne ne impotence.

Terapia e seksit mund te jete perfituese nese jepet nga nje person i trajnuar ne kete fushe.

Nese nje pacient ka nje shkak psikologjik te qarte duhet te trajtohet me seks terapi perpara se t’i nenshtrohet trajtimeve invasive.

Hormonet

Burrat me nivel te ulet testosteroni mund te perfitojne nga marja suplementare e testosteronit. Ajo perdoret ne menyra te ndryshme si : injeksione, patch te vendosura mbi lekure, xhel etj.

TRAJTIMI KIRURGJIKAL

Protezat e penisit

Keto jane aparate te perbere nga nga nje cift cilindrash qe fryhen dhe qe futen brenda ne penis. Ato jane te lidhura me ane te dy tubave te holle me nje rezervuar i mbushur me uje i vendosur ne fund te barkut, sidhe nje pompe e vendosur brenda ne skrotum. Per te fryre protezat shtypet pompa disa here dhe lengu kalon nga rezevuari ne cilindrat.

Kjo e ben penisin te forte te ngjashme me pamjen natyrale. Proteza e penisit nu ndryshon ndjeshmerine e lekures dhe burri ka orgazem dhe ejakulacion. Per te shfryre protezen shtypet nje valvul qe eshte e ngjitur me pompen duke bere qe lengu te rikthehet ne rezervuar, si rezultat cilindrat shfryhen.

95% e interventeve jane te sukseshme duke bere te mundur kryerjen e maredhenieve seksuale. Ne baze te statistikave rezulton qe niveli i kenaqesise ne burrat me proteze eshte me i larte se ata qe perdorin mjekime nga goja ose injeksione.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 1064 herë
Komente nga lexuesit

shume artikull interesant

Dërguar nga syber, më 16 Korrik 2016 në 14:22
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten