Dërguar nga:

Historia natyrale e skoliozës (Pjesa e dytë)

Nëse nuk trajtohet, kurbat që tejkalojnë 50° mund të çojnë në probleme afat gjatë. Përkeqësimi progresiv i kurbës skoliotike që mund të ndodhë në disa pacientë mund të çojë në kapacitet të zvogëluar të mushkërive dhe zhvillimin e sëmundjeve restriktive të mushkërive. Shqetësimet kozmetike janë të rëndësishme për shumë pacientë. Incidenca e dhimbjes së shpinës apo mesit e pacientëve me skoliozë është e ngjashëme me atë të popullsisë së përgjithshme.

Trajtimi- Indikacionet

  • Lloji i trajtimit të nevojshëm varet nga lloji dhe shkalla e kurbës, mosha e fëmijës, dhe numri i viteve të rritjes së mbetur deri sa fëmija të arrijë pjekurinë skeletike.
  • Duke pasur parasysh ecurinë e ngadaltë të sëmundjes, këshillohet të kryhet, rreth moshës 5-6 vjeç, një vizitë kontrolli e tipit parandalues. Më pas do të jetë ortopedi ai që do të vendosë nëse duhen kryer ekzaminime të mëtejshme. Kjo sëmundje duhet diagnostikuar shpejt (maksimumi brenda moshës 13 vjeç). Pas kësaj moshe bëhet e vështirë arritja e rezultateve të mira, sepse kërcet që quhen "kërce të rritjes" fillojnë gradualisht të mbyllen, duke e bërë strukturën kockore që duam të korrigjojmë më pak të "modelueshme". Pra, kjo është një patologji e cila duhet trajtuar brenda moshës së adoleshencës, me mjekime fizioterapeutike (gjimnastikë posturale), korrigjuese (stabilizues të kolonës - korse) apo kirurgjikale (stabilizime), në varësi të rastit.
Trajtimi Jo-Kirurgjikal

Observim- Ndjekje

Ky opsion është i përshtatshëm kur kurba është e butë (më pak se 20°) ose nëse fëmija është afër maturimit skeletik. Megjithatë, mjeku mund tju kërkojë rikontrolle të herë pas hershme për të parë kurbën në se është progresive apo është duke u përkeqësuar. Mund tju kërkohet që të vizitoheni çdo 3-6 muaj për riekzaminim. Shumica e rasteve të scoliozës së identifikuar nga skrinimi në shkollë, bëjnë pjesë në këtë kategori.

Bracing-Vendosja e Korseve

Qëllimi i vendosjes së korseve është për të parandaluar përkeqësimin e skoliozës.Korsetë mund të jenë efektive nëse fëmija është ende në rritje dhe ka një lakim kurrizorë në mes të 25° dhe 45°. Ka disa lloje të korseve, shumica janë nën krahë.

Ortopedi juaj do tju rekomandojë një korse dhe do tju tregojnë se sa kohë duhet të mbani veshur çdo ditë. Veshja e një korseje me nuk ndikon në pjesëmarrje në aktivitetet sportive.

Trajtimi Kirurgjikal

Nëse kurba është më shumë se 45° dhe fëmija është ende në rritje, mjeku mund të rekomandojë kirurgji-operacion. Nëse pacienti ka arritur pjekurinë skeletike, operacioni mund të jetë ende i rekomanduar për skoliozat që tejkalojnë 50° në 5°.

Proçedura

Para operacionit, mund tju kërkohet për të dhuruar gjak (e cila do të përdoret gjatë operacionit, nëse është e nevojshme).

Implantet që përdoren përbëhen nga shufra, grepa, vida, dhe / ose tela të cilat shërbejnë për të drejtuar shpinën. Merret graft kockor nga banka e kockave nga kockat e legenit të vetë fëmijës që përdoren për të rritur konsolidimin dhe shërimin e shtyllës kurrizore.

Pas operacionit, pacientët zakonisht ecin nga dita e dytë, pa patur nevojë për një korse, dalin nga spitali brenda 1 jave, dhe shpejt mund të rifillojë aktivitetet e tyre të përditshme.

Rezultatet afatgjatë pas kirurgjisë

Pacientët zakonisht nuk përjetojnë shumë dhimbje sa çkanë në fazën e rehabilitimit pas operacionit. Një kthim në aktivitetet sportive është e mundur 6-9 muaj pas operacionit. Megjithatë, për shkak të kufizimit të përhershëm të disa lëvizjeve të shpinës pas operacionit, pjesëmarrja në sporte të kontaktit, të tilla si futboll apo regbi, nuk rekomandohen.

Operacioni i skoliozës nuk ndikon në shtatezanitë e ardhshme apo në lindje tek pacientet femra.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 273 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten