Dërguar nga:

Thoi nën mish (Ingrown Toenail) (Pjesa e tretë)

Trajtimi kirurgjikal

Nëse ka tepër shenja inflamacioni: ënjtje, dhimbje dhe rrjedhje sekrecionesh të pranishme, ndoshta thoni është i infektuar dhe duhet të trajtohet nga një mjek (shih imazhin më poshtë majtas). Ju mund të keni nevojë për të marrë antibiotikë nga goja dhe thoni mund të ketë nevojë të hiqet pjesërisht ose tërësisht (shiko imazhin më poshtë të mesmin).

Mjeku mund të heq kirurgjikalisht një pjesë të thoit, një pjesë e shtratit të tij, disa prej indeve të buta ngjitur me të dhe madje edhe një pjesë e qendrës së rritjes (shih imazhin e duhur poshtë).


Thoni i infektuar

Heqja e pjesshme

Kirurgjia e thonit

Kirurgjia është efektive në eliminimin e buzës së thoit nga rritje brenda dhe përpara lëkurës. Heqja e përhershme e thoit mund të këshillohen për fëmijët me hyrje të thonit nën mish me infeksione të përsëritura e kronike.

Nëse ju keni shumë dhimbje dhe / ose infeksion , mjeku juaj mund të largojë një pjesë të thonit të hyrë nën mish (shkëputje e pjesshme e thonit). Në gishtin tuaj do injektohet anastezik dhe mjeku do përdorë gërshërë për të prerë pjesën hyrëse nën mish duke u kujdesur që të mos prek shtratin e thoit. Një ekspozim i shtratit të thoit mund të jetë shumë i dhimbshëm. Heqja e tërë thoit të hyrë nën mish (shkëputje të plotë e shtratit të thoit) rrit gjasat që thoni që do rritet do dali i deformuar. Mund të marrë 3-4 muaj rirritja e thoit.

Faktorët e riskut

Nëse problemi nuk është kongjenital, mënyra më e mirë për të parandaluar hyrjen e thonit në mish, është mbrojtja e këmbëve nga traumat dhe veshja e këpucëve dhe çorapeve që të jenë të përshtatshme e rehatshme per gishtërinjtë. Thonjtë duhen prerë drejt me një makinë prerëse të pastër, nuk duhen prere cepat apo qoshet e thonjve. Shkurtoni thonjtë jo më pak se buza e gishtit. Mbani këmbët të pastra dhe të thata gjatë gjithë kohës.


faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 1388 herë
Komente nga lexuesit

Shume kuptimplote dhe i thjeshte per tu kuptuar.
Faleminderit Dr. Ledian.

Dërguar nga Artur, më 04 Shkurt 2014 në 10:25

Pershendetje z.Artur ! Eshte detyre e jona per te informuar pacientet si dhe opinionin publik per semundjet me te shpeshta ne komunitet....

Dërguar nga Ledian Fezollari, më 05 Shkurt 2014 në 01:02

Pershendetje doktor...doja te pyesja ...thoin e madh te kembes para 4 muajve e kam prere padashje ne njerin cep me thell e kjo gje solli futej ne Thoit ne mish dhe enjtje ne mishit Anes tij...e kam mjeku at me betadine dhe e kam pastruar me uje te oksigjenuar para mjekimit...doja te pyesja per momentin thoi eshte rritur ...te pjese ku une e preva thelle ajo mbrnda eshte bosh...por Mishin e kam akoma te enjtur dhe te skuqur...per te me dhembur me pikon ne Zemer...jam duke dhen gji vajzes dhe nuk e di nqs mund te perdor ndonje antibiotik...me jepni nje keshill ju lutem ...ju pershendes

Dërguar nga Elena, më 07 Mars 2014 në 13:28

Pershendetje! Mund te merrni Augmentine 1 g tab, 2 here ne dite nga 1 tablete per 5 dite....gjithashtu vazhdo banjot me betadine te gishtit te kembes...prerja e thonit duhet bere si me lart...mundohu ti fusesh nje fitil pambuk cdo dite nen thua qe te ngresh nivelin e tij lart...

Dërguar nga Ledian Fezollari, më 12 Mars 2014 në 04:10

prsh dr.Ledian po keto nderhurjet kirurgjikale ku mund ti bejm ne cilin spital ose klinik

Dërguar nga skerdi, më 31 Mars 2014 në 12:42

Pershendetje dok un jam nje vajz 14 -vjeqare .Une kam vrejtur se duke mbathur rrollerat shpesh me ka hyr thoni ne mish ne gishtin e madh te kembes , un nuk di qfar te bej dhe desha te keshillohem njeher me ty te lutem me kthe pergjigjjen se qfar duhet per te ber sepse kam shum dhembje ne te ... julutemm

Dërguar nga Dergua nga Genita, 06102014, më 06 Tetor 2014 në 14:39

Pershendetje dok une po flas ne emer te mamit tim , ajo ka vuajtur vit me kete lloj problemi ,tani perseri ju ka perserite ky lloj problemi me thoinjte kembes thoi i madh ka bere nderhyrje here dhe perseri ju ka perserite cfare mund te beje psh. ose nje lloj menyre tjeter eshte nje dhimbje e padurueshme ...faleminderit

Dërguar nga LORENZO, më 20 Tetor 2014 në 09:55

Pershendetje doktor ,jam nje vajze 14-vjecare dhe kam nevoje per ndihmen tuaj. thoi i gishtit te madh te kembes me ka hyre shpesh nen mish dhe e kam sheruar disa here vete... por kete here me ka krijuar infeksion dhe me eshte enjtur shume ...si dhe sa here heq kepucet kur kthehem nga shkolla e gjej plot qelb... thoi ndoshta nuk eshte rritur akoma dhe nuk mund ta pres dot..por me dhemb shume pasi me ka dale mishi siper thoi... kam shume dhimbje .. ju lutem me jepni ndonje keshille se cfare me duhet te bej ? Faleminderit !

Dërguar nga Enxhi, më 05 Nentor 2014 në 08:00

Pershendetje ! zonjush e nderuar a mund te vini tek spitali amerikan 2 , tju shoh pak gishtin.....se me shume mundesi mund te kete nevoje per minikirurgji, qe te hiqet pjesa qe ka hyre ne mish

Dërguar nga Ledian Fezollari, më 13 Nentor 2014 në 03:24

Shkrimi siper eshte mjaft i kuptueshem , un jam nje vajze 14 vjeqare dhe me ka hyr thoni nen mish , mirepo nje mish me ka dalur te gishti dhe kam pasur dhimbje derisa fillova ta fus kemben ne uj te ngroht duke vendosur krip dhe hi keshtu me tha nje mike e kam vrejtur se gishti eshe pak me mir a ka mundsi te me sherohet dhe mos ta operoj sepse nderhyrja kirurgjike ne thonj nuk pihet dhe gjith dhimbjen e kam ni kur e kam operuar disa muaj me par dhe i njejti thon perseri me ka hyr ne mish, eshte shum e vertet se nuk e kam prer mire , faleminderit per mirkuptim

Dërguar nga Flutura, më 01 Dhjetor 2014 në 12:10

Pershendetje Dr. Ledian. Une e kam operuar gishtin e madh te kembes ne fakt ka qene nje operacion mjaft i veshtire pasi me ishte infektuar dhe infeksioni kishte shkuar deri ne kocke dhe doktori nuk me hoqi vetem thoin por edhe mishin nga te dyja anet e gishtit, doktori i cili ma operoj me keshilloj qe te mos e lag gishtin e kembes kane kaluar 6 muaj dhe akoma nuk eshte sheruar plotesisht edhe kur vesh kepuce ndjej dhimbje, jam kujdesur qe te mos e lag gishtin sipas keshilles se doktorit, doja tu pyesja a duhet te vazhdoj akoma keshtu apo ta lag pasi eshte gjysme i sheruar ? Faleminderit per keshillat tuaja! Pres pergjigjen tuaj

Dërguar nga Ana, më 11 Janar 2015 në 12:42

Pershendetje doktor, kam shtypyr gishtin e madh te dores dhe me eshte nxir dhe enjetur dhe kam dhimbje gjat gjith kohes (24) or kam shkuar tek mjeku ma beri rengelin nuk e pastroi thojin por me dy drrasa tvogla dhe pak ilaq e lidhi dhe qe 7 or dhimbja ende vazhdon por jo shum e madhe ?

Dërguar nga Aldrit krqsniqi, më 21 Shkurt 2015 në 15:10

Ju falenderoj vertet shum sps jam nje djal 15 vjecar i cili ka kryer nje operacion ne thoin e gishtit te madh se kembes se majt dhe tani po fillon te me ndodhi serisht ne kemben e djatht por fal keshillave tuaja shum informurse te cilat as qe ja kisha iden se cduhet te beja tani ndihem me i lehtsuar dhe shpresoj ta anashkaloj operacionin ne gisht ju faleminderit

Dërguar nga Ervisfiora, më 26 Maj 2016 në 15:02

Temat janë të qëlluara ,te shtjelluar shumë bukur me figura të argumentuara ,per çdo lavdatë.

Dërguar nga Dr. Muhamet Balaj ,mjekë famil, më 15 Shtator 2016 në 06:50

Pershendetje a mund te me ndihmoni sepse me ka hyre thoni ne mish ne qoft se b
en.

Dërguar nga redona daci, më 25 Nentor 2016 në 08:24

Psh..hajdeni te merkuren ne spitalin e traumes ta bejme

Përgjigje nga Dr. Ledian Fezollari, më 25 Nentor 2016 në 09:06

Prsh doktor. Me ka hyre thoi ne mish dhe cfare duhet te bej

Dërguar nga Albi, më 26 Nentor 2017 në 08:38

Psh...Hajdeni te marten ke Spitali Traumes...tju vizitoj...( 0674933565)

Përgjigje nga Dr. Ledian Fezollari, më 26 Nentor 2017 në 09:57

Pershendetje doktor para disa jave e verejta që thoi i madh i këmbes kishte hyre ne mish kam provuar shumë metoda por nuk u largua qfer te bej tjeter...

Dërguar nga Albiona Berisha, më 15 Nentor 2019 në 13:23

Duhet me te vizituar nga afer....ka gjasa qe te kesh nevoje per operacion

Përgjigje nga Dr. Ledian Fezollari, më 15 Nentor 2019 në 15:41

jam nje vajze 15 vjec dhe para disa muajsh thoi im u fut ne mish.tani per momentin thoi eshte rritur por nje plage anash thoit eshte akoma e hapur dhe me rrjedh qelb kur vesh kepuce.a mund te me rekomandoni dicka

Dërguar nga ester , më 06 Janar 2020 në 09:25
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten