Dërguar nga:

Dhimbja e thembres (Pjesa e dytë)

Ekzaminimi nga Doktori

Pasi ju përshkruani simptomet tuaja dhe diskutoni shqetësimet tuaja, mjeku juaj do të ekzaminoje këmbën tuaj. Mjeku juaj do të shikoje për këto shenja:

  • Një hark të lartë
  • Një zonë me ndjeshmeri maksimale në pjesën e poshtme të këmbës suaj- shpute pikerisht në frontin e kockes se thembres tuaj
  • Dhimbje që perkeqsohet kur ju përkulni, perthyeni, flektoni këmbën tuaj dhe mjeku shtyn, ushtron presion ne fascien plantare. Dhimbje përmirësohet kur ju shtyni poshtë gishtërinjtë tuaj.
Testet

Mjeku juaj mund të referoje per teste imazherike për tu siguruar qe dhimbja juaj ne thember eshte e shkaktuar nga fasciitis i shputës dhe jo nga një problem tjetër.

Radiografia X-ray jap imazhe të qarta të eshtrave. Ato janë të dobishme për te përjashtuar shkaqet e tjera të dhimbjes se thembres, të tilla si thyerje apo artritit. Epikalkaneusi mund të shihet në një x-ray.

Teste të tjera imazherike, të tilla si rezonancë magnetike (MRI) dhe Ultrasonografia, nuk janë përdorur rutine për të diagnostikuar fasciitin e shputës. Ata janë kerkuar rrallë. Një MRI mund të kerkohet nëse dhimbja ne thember nuk qetesohet nga metodat e trajtimit fillestar .

Trajtimi

Trajtimi konservativ (joKirurgjikal)

Më shumë se 90% e pacientëve me fasciit te shputës do të përmirësohet brenda 10 muajve duke filluar nga metodat e thjeshta të trajtimit.

Pushim: Zvogëlim apo edhe ndalimin e aktiviteteve që bëjnë qe dhimbja te perkeqsohet është hapi i parë në zvogëlimin e dhimbjeve. Ju mund të keni nevojë për të ndaluar aktivitetet atletike ku këmbët peshojne ne nje siperfaqe te vështirë (për shembull, te vrapuarit apo aerobi me hapa).

Akull: Rrokullisje te shputes mbi një shishe me ujë të ftohtë ose akull për 20 minuta është efektive. Kjo mund të bëhet 3-4 herë në ditë.

Medikamente antiinflamatorejosteroide: të tilla si Ibuprofen ose Naproxen zvogëlojë dhimbjen dhe inflamacionin. Përdorimi i ilaçeve për më shumë se 1 muaj duhet të rishikohet nga mjekun juaj i kujdesit parësor.

Ushtrime: Fasciiti i shputës rëndohet nga muskujt të shtrënguar apo tendosur te pulpes. Ushtrime te tipit Stretching per pulpen dhe fascien plantare jane mënyra më efektive për lehtësimin e dhimbjen që vjen nga tendosja e tyre.

Shtrirje-Terheqje-Tendosja e pulpes (Calf stretch)

Mbeshtetu përpara kundrejt një muri me një gju të drejtë dhe thembra në dysheme. Vendose këmbën tjetër pepara me gju te perthyer. Per të zgjatur e pulpes dhe kordonin e thembres, shtytje bacinin tuaj drejt murit në një mënyrë të kontrolluar. Mbajë kete pozicion për 10 sekonda dhe relaksohuni. Përsëriteni këtë ushtrim 20 herë për secilën këmbë. Një tërheqje e fortë në këmbë duhet të ndihet gjatë shtrirjes.

  
Terheqja- Shtrirja e Fascies Plantare (Plantar fascia stretch)

Kjo terheqje kryet në pozicion ulur. Kaloni këmbën tuaj te prekur mbi gjurin e këmbës tjeter. Kapni gishtërinjtë e këmbës suaj te dhimbshme dhe ngadalë tërhiqi ata drejt jush në një mënyrë të kontrolluar. Në qoftë se kjo është e vështirë për të arritur këmbën tuaj, mbeshtill me një peshqir perreth gishtit te madh tuaj të madhe për të ndihmuar të tërheqjen e gishtërinjeve drejt jush. Vendosni dorën tjeter përgjatë fascies se shputës. Fascia duhet të ndjehen si një bande e shtrenguar, tendosur përgjatë pjesës se poshtme të këmbës suaj, kur je e shtrini apo terhiqni. Mbajeni te shtrire, tendosur apo terhequr për 10 sekonda. Përsëriteni atë 20 herë për secilën këmbë. Ky ushtrim është bërë mirë te behet në mëngjes para se te coheni apo te ecni.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 2048 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Kirurgji ortopedike
Komente nga lexuesit

shume e mire dhe shume informuese vete se per ta kuptuare me mire mendoj se ka pak foto qe kane te bejne me fascies plantare.

Dërguar nga gani obrazhda, më 12 Tetor 2012 në 16:52

pershndetje doktor ju uroj shendet dhe falenderim per kete informacion, por kam nje pyetje dhembjet e thembres a mund te shkatohen edhe nga fetohja e kembes dhe pse fillon se pari ne kemben e djathte sepse mjeku me thot se keni marr reum

Dërguar nga Kushtrim , më 12 Qershor 2013 në 10:26

Pershendetje! Dhimbja e thembres mund te shkaktohet dhe nga ftohja por brenda nje kohe te shkurter, shqetesimet kalojne.....Ne lidhje me reumen eshte nje test qe evidenton ke reume apo jo ---ky test eshte Faktori Reumatod, ndaj per te vertetuar reumen duhet bere ky test. Por ne pergjithesi reuma nuk kap kemben por gishterinjte e dores.

Dërguar nga Dr.Lediani, më 13 Qershor 2013 në 09:08

te faleminderit Z. Ledian ortopedi me rekomandoj qe te barti shtojca ortopedike nga silikoni, te provoj qe ti iki operacionit sepse me shkakto temperatur kur bie ne gjum e ndjej nje tepmeratur ndryshe ne kemben e djathte.

pershndetje paq shendet

Dërguar nga Kushtrimi, më 14 Qershor 2013 në 02:40

Pershendetje doktor dhe ju falenderoj per informacionet. Gjate shpjegimeve tuaja kam pa se kjo dhembje mund te shkaktohet edhe nga artriti. Ju lutem ma sqaroni me gjeresisht.

Dërguar nga agustin, më 31 Korrik 2013 në 08:12

Pershendetje i nderuar z. Kushtrim! Mund ti vendosni ato shtojcat per te pakten nje muaj, sepse te lehtesojne ecjen duke te ulur disi dhimbjen...

Dërguar nga Ledian, më 02 Gusht 2013 në 02:38

jam shume e kenaqur nga udhezimet tuaja shume te vlefshme shume faliminderit

Dërguar nga zyli skura, më 20 Gusht 2013 në 14:38

pershendetje Dr.Lediani,nje pyetje kam probleme qe 2(DY) jave,afer thembres dhe shputes dhe po ndjej te therura ngurtesim dhe djegje te medha gjat vrapimit,e kam vizituar ortopedin dhe me ka njoftuar me nje terapi 6(jave) CAPSULA ECOMER,a mund te me tregoni se sa jane efekive keto kapsula dhe per sa koh mund te largohen keto dhimbje pasi qe jam sportist dhe me duhet qe te vrapoj flm shume.

Dërguar nga nexhdet, më 13 Tetor 2013 në 18:11

Flm Shum per shpjegim, une kam Shum dhimte ne thebra por ne te shmajt ma Shum. Jam ka e perdori shtojse ortopedik por Präparat dhimt ashtu siqe teke ju. Ne mengjes Kur zgjona kam dhimt Shum dhe Kur baj Pak pauze, Kurr Skam Pas dhimt tash Shum qysh ju lutem Mund te gjaj ilaqe, i nderuari Dr.Ledian

Dërguar nga Ganimetja, më 13 Janar 2014 në 17:40

Pergjigje per znj Ganimete ! Zonje duhet te beni nje vizite ke ortopedi, te vendoset diagnoza pra emri i semundjes me pas mund te flasim per modalitetet e trajtimit.

Dërguar nga Ledian Fezollari, më 22 Janar 2014 në 01:35

Pergjigje per z. Nexhad ! Ilacet jane per te qetsuar dhimbjen, dhe per te ulur inflamacionin disi, nderkohe ajo qe do i japi zgjidhje perfundimtare jane ushtrimet...

Dërguar nga Ledian Fezollari, më 22 Janar 2014 në 01:37

Fakeminderit doktor udhezimet tuaja ishin shume te vlefshme dhimbjet e thembres me kane ikur plotesisht

Dërguar nga Pellumb, më 29 Janar 2014 në 15:05

Kjo qe lexova me lart me pelqeu shum,por i rekomandoj mjekeve qe ti sugjerojn pacientave qe ta lexojn ket faqe, per ndryshe une ket e hasa pas 6 mujve te lendimit qe e pata.

Dërguar nga Gani, më 30 Janar 2014 në 15:05

Artikulli dhe spjegimet jane mjaft te mire,, une gjithashtu kame dhimbje te kembeve prej gishtave deri te nyjet ne te dyja kembet dhe sidomos naten , kurr nuk munde te qendroj dhe te bej gjume pa qorapa dhe ate te trasha,,, paraprakisht ju falenderoj per pergjigjen e juaj.

Dërguar nga Qazim, më 31 Janar 2014 në 05:27

pershndetje doktor ledijan un para 6 vite kam pas te zogu i kembes kocin e plaset e kam mbajt ne gips kamben dhe deri tani kam pas pak dhimbje po tani thembrra me dhemb shumnganjiher edhe nuk mund ta leshoj kemben ne tok ju lutem me rekomando qfar te perdor ju pershndes




Dërguar nga ramize ameti, më 11 Shkurt 2014 në 14:23

Se pari ju faleminderit shume Dr.kam pas dhimbje te thembrave ne te dy kembet pas vizites qe bera te ortopedi me rekomandoj shtoje ortopedike, pas disa javeve thembra e djatht me eshte sheruar kurse ne te majten kam dhimbje te madhe zakonisht kur qendroj ne kamb tjetren dit menxi zgjohem ne mengjes nga dhimja ju lutem Dr.a keni ndonje keshill si ta kuroj keto dhimbje te neveritshme.Pasi me duhet te punoj ne kemb .Kam perdor edhe ibubrofen asnje efekt.Ju lutem ndonje keshill ng juDr.Ju faleminderit.

Dërguar nga Selamija, më 13 Shkurt 2014 në 02:24

Pershendetje i nderuari Dr.Ledian..Fillimisht te falenderoj shum per keto informacione,mire po desha te te pyesja diqka.Babi im ka dite qe thembra po i dhemb,ai e ka vizituar ortopedin,ka marr dhe injeksione mirepo thote qe eshte e perkohshme.Une desha te pyesja se a eshte diqka e rrezikshme dhe a ka te beje me ndonje semundje,natyrisht perveq semundjeve qe i shkakton vet thembra?! Pres pergjigjien tuaj :)

Dërguar nga Djellza, më 07 Prill 2014 në 12:56

Pershendetje Dr.Ledian. Gjat nje loje futbolli kam ndjere nje zgjatje e shoqeruar me dhimbje saktesisht ne pjesen e mesme te fundit te kembes(saktesisht tek"fibrous band Plantar Fascia"), kjo dhimbje ka vazhduar edhe lojen tjeter pas 3 ditesh por vetem kur vrapoja vrullshem. Tani te lutem, nese keni mundesi me thoni si te veproj?

Dërguar nga gzim rashiti, më 26 Prill 2014 në 04:10

pershendetje Dr.Ledian kam dhembje ne thember kur pushoj me dhem dhe nuk mundem te eci.Me pihet thembra TE PERSHENDES DR.LEDIAN

Dërguar nga gzim, më 03 Maj 2014 në 13:39

pershendetje deshta mejav ba nje pytje kam problem me kemb kur jam duke ecur me kuqitet kemba e djatht dhe nuk muj me ec duhet mu ndal ne qat vet priti pergjigj jen juv pershendes

Dërguar nga arsim, më 09 Nentor 2014 në 16:13

faliminderit per ndimen qe jepni ne pa mundesi per tu vizituar nga h pashaj

Dërguar nga hajrie pashaj, më 27 Nentor 2014 në 04:40

Jam 16 vjeq kam shum.dhimje naten Nuk flej Do nga dhimja dhe dua te me dergoni ne nje farmaci

Dërguar nga denis misha, më 06 Dhjetor 2014 në 16:01

flm.per ndihmen qe jepni

Dërguar nga lulja, më 17 Prill 2015 në 11:26

shume flm per keshillat qe jeni jane shume te dobishme

Dërguar nga dea, më 28 Qershor 2015 në 08:33

jam 20 vjeq dhe kembet me dhembin vetum n mbremje zakonisht kur bej gjum ..Cila eshte keshilla juaj a mund te me thoni

Dërguar nga mevlyde, më 07 Korrik 2015 në 14:47

Dr LEDIAN Kam nje dhimbje ne thember prej shum kohesh Doktori me thot qe ke shporr sipas grafise. Si te shpetoj nga kjo dhimbje. Kam bere edhe fizioterapi por pa permisim.Me respekt Bujari

Dërguar nga Bujar skudrini, më 10 Korrik 2015 në 00:05

Me pelqeu doktor Ledion perdhimbjen e kembes ne themer .dhe menjehere do ta zbatoj...flm.doktor.Ledion

Dërguar nga Lucia, më 11 Tetor 2016 në 10:32

Ku mumd tju gjejme doktor lediani

Dërguar nga Maks ruzaj, më 20 Nentor 2016 në 07:57

Merbraam kam nje preblem me dhem themra kames shmajt tan diten po kur flej kur qona mengjes shum me dhem dej shlirohet pak po edh kapakat e gujve me dhamin po qysh mete tha teperatur kan shka muj me pas mjku meka than me ba fizitarapi ju pershendesju lutem kthma ni pergjigje

Dërguar nga Gezim , më 02 Dhjetor 2017 në 15:57

hajde te vizitojme nga afer mo Gezim....0674933565

Përgjigje nga Dr. Ledian Fezollari, më 03 Dhjetor 2017 në 15:18

Pershendetje doktor!djali im 9vjec e gjys ankohet per dhimbje te themvres se majt.tek fundi kembes qe lidh me thembren sidomos kur zgjohet nga gjumi i dhemb shume me zor e ul kemben dhe ne hapat e pare calon.me pas i qetesohet.theksoj se e kam futur ne stervitje per futboll.ka ca kohe qe ka fillu tme ankohet per kete dhimbje.me jepni nje keshille cfare duhet te beje.

Dërguar nga Deni, më 05 Dhjetor 2017 në 16:52

Psh...duhet ti beni nje grafi te kembes dhe nje grafi te kycit te kembes ne dy projeksione....dhe silleni bashke me grafi ta vizitojme...

Përgjigje nga Dr. Ledian Fezollari, më 05 Dhjetor 2017 në 17:38

Pershendetje, vajzes time 12 vjecare iu shfaq nje gunge rreth 2 cm nen themer. Ka dhimbje kur perpiqet te ece. Nuk eshte se ka bere ndonje akrivitet fizik apo e ka demtuar gjekund. Cfare me sygjeroni? Ju faleminderit!

Dërguar nga Evila Sherifaj, më 07 Dhjetor 2019 në 12:50

Psh...keni mundesi ta sillni per vizite

Përgjigje nga Dr. Ledian Fezollari, më 07 Dhjetor 2019 në 13:03

Pershendetje Doktor si jeni me shendet a jeni mirë desha te ju bej nje pyetje besoj ka te bej me ortopedi bashkshortja ime ka dhimbje te shpeshta ne shputen e kembes por me ju then te drejten ka tentuar me nje makin Balea e cila eshte per gryerjen ose ti heke te qarat ne shputen e kemnbeve keshtu qe i ka gerry shum me teper se qka ka pas nevoj tash shpesh po ka dhimbje sidomos ne mengjes kur fillon te hec keshtu we te falenderroj per mirkuptim e pres nje pergjigjje nga ju i nderuar dr.qka do preferoni dhe cilat masa duhet marr per te sheruar


Dërguar nga fatmir, më 04 Shtator 2021 në 14:30

Psh Fatmir...zonja me shume gjasa ka fascit plantar...hajdeni per vizite ndonje dite...ta shoh nga afer

Përgjigje nga Dr. Ledian Fezollari, më 04 Shtator 2021 në 14:35

Pershendetje doktor.
Mamaja ime beri nje grafi te thembrave pas shume kohesh dhimbje te vazhdueshme dhe i doli rritje e kockes se te dyja thembrave. Cfare duhet bere ne kete rast rekomandohet te behet nderhyrje apo me ilace . Faleminderit

Dërguar nga ada, më 09 Dhjetor 2021 në 07:12

Sille per vizite
0674935565

Përgjigje nga Dr. Ledian Fezollari, më 09 Dhjetor 2021 në 16:37
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten