Dërguar nga:

SHTATEZANIA E ZGJATUR (POSTTERM) (Pjesa e dytë)

Komplikacionet

1 - Amtare

  • Demtime perineale te renda (laceracion)
  • Endometrit (inflamacion i endometrit)
  • Korioamnionit (inflamacion i korionit dhe i likidit amnial)
  • Semundje tromboembolike
  • Hemoragji pas lindjes
  • Rritje te incidences per sectio cesarea

2 - Fetale

  • Makrosomia fetale (fetus mbi 4500 gr, lindje e zgjatur, dispropocion cefalo-pelvik, distocia e shpatullave qe con ne demtime neurologjike dhe ortopedike)
  • Sindromi fetal postmatur (IUGR, kompresion kordoni, oligohidramnion, mekonium, komplikacione neonatale kalimtare, hipoglicemi, kontraktime, insuficienece respiratore)
  • Sindromi i aspirimit mekonial (takipne, cianoze, ulje te funksionit pulmonar)
  • Insuficience utero-placentare
  • Infeksione intrauterine
  • Mortaliteti perinatal
Shenjat dhe simptomat
  • Shenjat qe vihen re me shpesh tek nje bebe postmature jane: lekure e thate, rritja e thonjve, rrudhje palmare dhe ne shputen e kembeve, pakesim i indit subkutan, diskolorim i lekures ne kafe, jeshile ose verdhe.
  • Disa bebe postmature nuk kane fare ose kane pak nga shenjat e mesiperme.
Monitorimi

Sugjerohet nje survejance fetale ne te gjitha shtatezanite postterm qe nuk nxiten.

Pas 41 javesh rreziku rritet per fetusin dhe kerkohet nje ndjekje me e shpeshte.

    Vleresimi perfshin:
  • Levizjet fetale (levizje te rregullta fetale tregojne per mireqenien e bebit, ulja ose mungesa e levizjeve tregojne per insuficience uteroplacentare qe duhet vleresuar menjehere), vleresohen cdo dite.
  • Monitorimi elektronik fetal me kardiotokograme. Vleresohen dhe mbikqyren rrahjet fetale dhe kontraksionet uterine dhe ndryshimet qe ato kane per nje periudhe prej 30 minutash.
  • Profili biofizik (vleresohen me ane te ekografise rrahjet fetale, tonusi muskular, levizja fetale, frymemarrja dhe likidi amnial), minimumi vleresohet 2 here ne jave.
  • Ekografia (vlereson elementet e mesiperme dhe placenten)
  • Eko Dopler (vlereson qarkullimin e gjakut ne arterien umbilikale dhe arterien cerebri media. Vleresimi i raportit te tyre tregon nese fetusi ka mireqenie apo soference fetale).
Menaxhimi
  1. Prites (mbahet ne kontroll fetusi dhe nena).
  2. Induktimi i lindjes kur ka rrezik per nenen ose fetusin.
    • Amniotomi (grisja e membranave dhe plasja e ujrave nga mjeku).
    • Stimulimi i lindjes duke perdorur hormonin prostaglandine ose oksitocine.
    • Lindja me sectio cesarea.
    • Eshte e pershtatshme per trajtimin e shtatezanive postterm qe cdo dite te behet nje ekzaminim vaginal duke filluar nga java e 41 dhe te induktohet lindja per indeksin e Bishop 5 ose me te madh.
Parandalimi i lindjes postterm
  • lInduktimi i lindjes para 42 javeve.
  • Procedura invazive minimale qe nxitin lindjen (grisja e membranave, koitus i pambrojtur, stimulimi i thithave te gjirit).
  • Vleresimi i sakte i moshes se shtatezanise duke u nisur nga ekografite e tremujorit te pare te shtatezanise.
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 253 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten