Dërguar nga:

POLIPI ENDOMETRIAL DHE CERVIKAL (Pjesa e dytë)

Prognoza
  • Pjesa me e madhe e polipeve endometriale jane me natyre beninje dhe pak prej tyre jane me natyre malinje.
  • Rritin rrezikun per missed abort ne grate me IVF.
  • Polipet e vegjel regredojne ne menyre spontane.
  • Kane rekurenca te shpeshta.
  • Nese polipet vendosen prane tubave te fallopit,cojne ne veshtiresi per nje shtatezani.
Trajtimi
  1. Kyretim me ose pa histeroskopi
    Fillimisht perdoret forcepsi per shkeputjen e polipit dhe pastaj behet kyretim i kavitetit uterin ne menyre qe te bejne nje pastrim te plote te tij.
  2. Histeroskopi
    Nje nga ekzaminimet me te rendesishme qe na jep mundesi te behet nje kontroll i plote i te gjithe kavitetit uterin dhe me pas te behet rezerkimi i polipit dhe i pedunkulit te tij. Materiali i hequr cohet per biopsi. Nese dyshohet per malinjitet merret materiali nga zonat e dyshuara me histeroskop dhe behet vleresimi histopatologjik i tij.
POLIPI CERVIKAL
Te pergjithshme
  1. Polipi cervikal eshte nje tumor beninj qe rritet ne siperfaqen e kanalit cervikal, eshte nje rritje e lemuar, me ngjyre te kuqe dhe ne forme gishti.
  2. Jane me te shpeshte ne premenopauze dhe ne postmenopauze.
  3. Rreth 99% e tyre jane me natyre beninje dhe 1% e tyre me natyre malinje.
  4. Takohen me shpesh ne mosha mbi 20 vjec dhe ne gra qe kane patur shume shtatzani.
Shkaku

Shkaku eshte i panjohur, megjithate shpesh shoqerohet me nje inflamacion te cerviksit dhe nje pergjigje jonormale ndaj niveleve te rritura te estrogeneve qarkulluese. Gjate jetes ndodhin variacione natyrale te estrogeneve, vecanerisht gjate shtatezanise, ciklit mestrual ose ne muajt e pare pas menopauzes. Psh gjate shtatezanise nivelet e estrogeneve mund te arrijne deri ne 100-fish te vlerave normale.

Inflamacione kronike (shkaqet me te shpeshta jane: infeksione bakteriale,HPV,herpes)

Kongjestion i vazave te gjakut ne kanalin cervikal.

Klasifikimi
  1. Polip endocervikal (me shpesh ne gra premenopauzale, polipi zhvillohet brenda kanalit cervikal)
  2. Polip ekzocervikal (me shpesh ne gra postmenopauzale, polipi zhvillohet jashte kanalit cervikal)
Simptomat
  1. Asimptomatike
  2. Hemoragji intermestruale
  3. Menorragji
  4. Hemoragji postmenopauzale
  5. Leukorre
  6. Rrjedhje e shtuar vaginale me ngjyre te verdhe ose mukus i bardhe
  7. Hemoragji pas kontaktit

Disa nga shenjat e mesiperme mund te jene edhe shenja te nje kanceri cervikal. Ne raste te rralla polipi mund te jete shenja fillestare e nje gjendje prekancerogjene e kanalit cervikal. Duhet te behet heqja dhe vleresimi histopatologjik i polipit per te perjashtuar gjendje te tilla.

Diagnoza
  • Vendoset gjate nje ekzaminimi vaginal rutine ose per hemoragji.
  • Pap test
  • Biopsi cervikale
Trajtimi
  • Heqja e polipit realizohet me forceps dhe heqja e bazes se polipit realizohet me lazer ose kauterizim.
  • Nese ndodh infektimi behet dhe trajtimi me antibiotik
  • Gjate dhe pas procedures per te qetesuar diskomfortin ose kramptet perdoret acetaminofen ose ibuprofen.
  • Heqja e polipit eshte nje procedure e thjeshte qe realizohet ne menyre ambulatore, e sigurt dhe joinvazive.Eshte e nevojshme qe te behet ekzaminime pelvike dhe Pap test i rregullt ne menyre qe te vleresohet mundesia e riformimit te polipit dhe gjendjeve jonormale qelizore cervikale.
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 467 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten