Dërguar nga:

Atresia biliare (Pjesa e dytë)

Klinika:
  1. Ikter i lekures dhe sklerave. Ne te porsalindurit ikteri si pasoje e imaturitetit te heparit eshte i zakonshem, por zakonisht ai zhduket ne javen e pare deri ne dhjete ditet e para te jetes. Nje bebe me atresi biliare mund te jete normal ne lindje dhe zhvillon ikter ne dy-4 jave pas lindjes.
  2. Urine e erret.
  3. Fece akolike sepse bila nuk ekskretohet ne intestin. Gjithashtu mund te kemi fryrje abdomianle si pasoje e nje heparin te zmadhuar.
  4. Humbje ne peshe dhe irritabilitet. Zhvillohen kur niveli i ikterit rritet.

Atresia e rrugeve biliare ekstrahepatike, ndahet nga ana e saj ne tre tipe. Tipi I atresi e duktusit biliar komun. Tipi II: atresi e duktusit hepatic komun. Tipi III: atresi e duktusit hepatic te djathte dhe te majte.

Atresia biliare ne 10-20% te pacienteve shoqerohet me anomali te tjera si polisplenia, mushkeri bilobare bilaterale, malrotacion intenstinal, situs inversus, vazhdim i venes azygos ne Venen cava inferior.

Ekzaminimet qe ndihmojne ne venien e diagnoses:
  1. Radiografi direkte e abdomenit mund te tregoje nje hepar te zmadhuar ose lien te zmadhuar.
  2. Ekzaminimet laboratorike te gjakut behen per te pare nese ka demtime te funksionit te heparit.
  3. Ultrasoundi perdoret per te perjashtuar shkaqe te tjera te ikterit obstruktiv si kist I koledokut, mase obstructive ose kalkula ne koleciste.

Kolecista eshte e vogel ose mungon ne shume paciente me atresi te rrugeve biliare megjithate ne 20 % te pacienteve mund te shihet nje koleciste normale.

Si gjetje sonografike karakteristike e atresise biliare eshte pershkruar nje focus triangular ekogjenik qe perfaqeson pemen biliare atresike. Ky focus ekogjenik pergjate murit anterior te venes porta te djathte me trashesi me te madhe se 4 mm, mendohet qe eshte gjetje me e besueshme per diagnozen e atresise biliare se sa madhesia e kolecistes. Nje gjetje e tille mund te shihet edhe ne MR cholangiography.

Ne diagnose nje ndihmese te madhe jep dhe shintigrafia hepato-biliare. Jepet nje sasi gjurmuesi (tracer) qe perqendrohet ne hepar dhe ekskretohet nepermjet rrugeve biliare. Neqoftese dedektohet ekskrecion ne traktin gastro-intenstinal atehere diagnoza e atresise biliare perjashtohet. Ne pacientet me hepatit te rende duhet nje follow-up prej 24 oresh pas injektimit te gjurmuesit per te qene te sigurt per diagnozen.

CT mund te sherbeje per te demostruar anomalite shoqeruese te atresise biliare. Gjithashtu mund te perdoret per te asistuar pacientet qe pas korrigjimit kirurgjikal korrekt zhvillojne kolangit, dilatacion te rrugeve biliare, bilomas, ose kalkula intrahepatike.

Gjithashtu CT vlereson zhvillimin e cirrozes hepatike, variceve, splenomegalise dhe ascitit dhe jep nje ndihmese per vleresimin pre transplant ne keta paciente.

Diagnoza perfundimtare vihet me biopsi te heparit dhe cholangiography intra-operative.

Rasti :

Femija vajze 1 muajshe qe paraqitet me ikter te shprehur ne lekure dhe sclera, dermatit, me fece hipokolike, afebrile. Me total bilirubin 8.8 mg/ dl, bilirubin direkte 4.8 mg/dl ALP 397 U/L, AST 183 U/L, ALT 173 U/L , GGT 1397 U/L. ne ekografi hepari me madhesi 72 mm, nuk evidentohet kolecista as koledoku. Lieni 62 mm, vihet re lien axesore ne hilus me diameter 12 mm. radiografi pulmoni: pulmon negative.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 177 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Imazheri
Komente nga lexuesit

doktoreshe babai im vuan nga melcia.ai ka kaluar te verdhesin si nena e tij,ku tashme ajo ka vdekur nga kjo semundje.babai nuk e ka mjekuar ne spital por tek plakat.a eshte e trashegueshme kjo?ju lutem me informoni se jam shum e shqetesuar.ju faleminderit per mirekuptimin.

Dërguar nga esmeralda, më 10 Maj 2014 në 13:55
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten