Dërguar nga:

Patologjite me te shpeshta te renies se flokeve (Pjesa e dytë)

Alopecia androgjenike.

Shpesh themi edhe pse ska floke eshte njeri fisnik, renia e flokeve ne pjesen ballore te kokes quhet alopecia androgjenike e cila ndodh si rezultat i kombinimit te faktoreve gjenetike me faktore hormonal (andogjenet) te cilet jane hormone mashkullore dhe veprojne duke rritur apo shtuar qimet ne pjese te ndryshme te trupit por fatkeqesisht bejne qe te bien floket ne pjesen ballore te kokes (pergjithesisht te personat qe kane te trasheguar kete gje)

Alopecia androgjenike ndodh si te meshkujt edhe te femrat.

Tek femrat kerkohen egzaminimet hormale si testosteroni apo dehydroepiandrosteroni, sepse kjo patologji mund te shoqerohet edhe me shqetesime te tjera si cikel menstrual i crregullt, infertilitet, acne, virilizem.

Trajtimi: aplikohet solucion minoxidil, lokalisht 2% dhe 5% ne zonen e kokes ku ka renie flokesh, ndersa te meshkujt perdoret edhe finasterid 1 mg cdo dite, mjekime keto qe duhen dhene dhe ndjekur nga mjeku dermatolog.

Alopecia cikatriciale

Alopecia cikatriciale vjen si rezultat i demtimeve apo destruksionit te folikulit (rrenjes) se flokut nga procese patologjike inflamatore, si rezultat i te cilave strukturat folikulare kthehen ne ind fibrotik. Sa me shpejt te diagnostikohen ne fazat e tyre te hershme aq me me shpejt parandalohen proceset fibrotike qe me vone behen te parikthyeshme. Trajtimi konsiston ne aplikimin e pomadave kortizonike dhe injeksioneve me solucione kortizonike nen lekuren e kokes.

Trichotillomania

Trichotillomania eshte nje patologji qe ka te beje me nje ndjenje compulsive per te shkulur floket dhe ka lidhje me crregulime kompulsive psikike, keta personat duke realizuar vete shkuljen flokeve qetesohen nga kjo lloj ndjenje dhe ne njefare menyre shkarkojne stresin qe perjetojne, floket ne zonat ku shkulen jane te ralle por duken mjaft folikuj flokesh gje e cila te ndihmon te diagnostikosh sakte kete patologji, zakonisht kjo patologji vihet re tek adoloshentet apo edhe te femijet, dhe renia e flokeve ne kete rast nuk ka shkaqe organike, por mbrapa saj fshihet nje crregullim psikik, qe mund te vije si rezultat edhe perjetimit keq te situatave te veshtira, mjekimi ne kete rast behet ne bashkepunim me mjekun psikiater.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 518 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Dermatologji
Komente nga lexuesit

Shume interesant

Dërguar nga klodiana, më 05 Nentor 2013 në 16:56

pershendetje jam 29 vjeqare nen e 3 femijeve me bien floket mas lindjes se trete tani vajza ika 4 vjet pothuajse me kan ren 60 perqind i flokut para dy vite ne Kosove me than te bej analizat e gjakut por me dulen mir dhe analizat e hormoneve dolen mir nuk e gjetem shkakun e renijes se flokut tani ma propozuan nje shampo qe esht per larjen e kuajve un e mora por jam ne dyshim se ata perdori apo jo desha mendimin e juaj ju lutem me shkruani se ata perderi apo jo faleminderit

Dërguar nga sadber, më 19 Prill 2014 në 07:31

Jam luljeta 17 vjeq me bihen shum floket cdo dit nje grush me qime nxjer ju lute me ndimoni me ketheni pergjigje

Dërguar nga luljeta, më 04 Dhjetor 2014 në 09:11

jam nje vajz 31vjece me kan ren te gjitha floket si filim ran ne forma pullash alopeci areate doktoret me kan dhen lloj loj ilacesh por si perfundim me kan ren te gjitha vetulla qerpiket te sqetullat kudo nuk di ca ilaci te perdor ju lutem me ndimoni kam dy vjet ne kte gjendje

Dërguar nga lela, më 17 Janar 2017 në 02:30

Pershendetje
nga ato qe ju pershkruani duket alopecia universale, duhet te egzaminoheni me thellesisht per te gjetur shkakun e e patologjise.

Përgjigje nga Dr. Ardiana Sinani, më 17 Janar 2017 në 02:52

cfar analizash duet te bej doktoresh per te gjetur shkakun e renies se flokve ju lutem me ndimonipres prgj tuaj teroidet hormonet mund te jen nje shkak per renien e flokve

Dërguar nga lela, më 26 Janar 2017 në 07:49

TSH, FT3, FT4, ANTITPO, GJAK KOMPLET, FERRITIN, ASO

Përgjigje nga Dr. Ardiana Sinani, më 27 Janar 2017 në 02:33

Pershendetje jam nje djal 32 vjec dhe me biene shum floket dhe me dhemb lekura e kokes floket me Jan holluar shume vajta edhe bera nje vizite ne spital dhe me thane qe kisha myk ne koke mora do ilaçe por s kam permiresim fare mun te na ndihmoni ku mun te drejtohem

Dërguar nga Ajet doçi , më 19 Shkurt 2017 në 09:22

Pershendetje, ju duhet te kryeni nje vizite mjekesore per te percaktuar, shkakun r renies te flokeve, dhe me pas te merrni mjekimin e duhur.

Përgjigje nga Dr. Ardiana Sinani, më 19 Shkurt 2017 në 12:48
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten