Dërguar nga:

OsteoArtriti dhe artroplastika e kellkut (Pjesa e dytë)

Ne menyre qe ne te kemi me te qarte c’ka u permend me siper le te marrim nje shembull klinik. Pacienti X, 38 vjec – sportist. Ankesat ne kohen qe u konsultua prej meje: dhimje ne zonen inguinale dhe pjesen posteriore te dy gjymtyreve gjate ecjes.

Pergjate 6 muajve te fundit vihet re shkurtim minimal i gjymtyrit te djathte. Gjate ecjes calon. U trajtua per nje kohe te gjate me terapi konservative dhe fizioterapi gje e cila nuk pati efektivitet. Rekomandoj per pacientin artroplastike te nyjes koksofemorale, nderrimi i saj me nyje artificiale.

Detyra ime dhe e cdo kirurgu eshte planifikimi hap pas hapi i etapave te operacionit. Gjeja e pare e nevojshme dhe domosdoshme eshte grafia e legenit (fig 1) dhe grafia e kellkut te demtuar. Diagnoza qe vendoset prej meje ne kete rast eshte: Nekroze avaskulare e te dyjave kokave te femurit.

Nga grafite duket qarte deformim bilateral i kokave te femurit. Densiteti i kockes eshte ulur (eshte bere i bute), vihet re qarte ngushtimi i shtegut te nyjes dhe demtim i kercit te nyjes. C’fare proteze do perdorim ne kete rast?

Jane 3 momente kyce qe duhet te kemi ne mendje. E para eshte mosha e re e pacientit. E dyta eshte fakti qe pacienti eshte sportist. Dhe e treta eshte grafia e kellkut. Nga investigimet dhe vezhgimet pergjate shume viteve te protezave te implantuar forcat e ferkimit qe kane treguar fortesine me te madhe jane metal-metal. Pra nese koka e protezes do jete metalike dhe aksesuari i elementit acetabular do jete metal ne do kemi nje force ferkimi te ngurte. Forcat e ngurta ne te njejten kohe kane edhe te metat e veta.

Te dhenat shkencore kane treguar se jonet e metalit qe shkeputen si pasoje e ferkimit ne nyje sjellin nje gjendje qe quhet metallalloz. Pra e gjithe zona rreth e perqark nyjes mbushet me jone metali. Ka patur raste qe pacientet mbas shume vitesh jane diagnostikuar me pseudutumore te ndryshme. Vitet e fundit protezat me forca ferkimi metal-metal preferohen te vishen me nje lloj shtrese e quajtur oxinium. Kjo shtrese besohen se do sjelle rezultate te mira dhe rastet e metallallozes dhe pseudotumoreve do jete shume me e ulet.

Gjeja e pare qe do kemi ne mendje eshte qe per nje sportist i cili pretendon te vazhdoje ne jeten e tij te merret me sport ne do implantojme nje koke metalike me aksesuar acetabular metalik me shtrese oxiniumi. Force ferkimi tjeter qe eshte shume e preferuar dhe perdoret ne mase jane forcat qeramike-qeramike. E verteta eshte qe ato nuk jane aq te forta sa metali por kane treguar rezultate shume te mira.

Nese pacienti nuk mendon se ne jeten e tij do merret me sport dhe nuk do beje nje jete "super-aktive" atehere ne do rekomandojme per te nje koke proteze qeramike me fole qeramike. Qeramika ka treguar rezultate shume te mira. Nese do krahasohet me metaliken, nuk jane vezhguar raste tumoresh apo komplikacione te ngjashme. Pra zgjedhja e forces se ferkimit per mua eshte nje nder pikat kyce ne zgjedhjen e protezes.

Momenti i dyte eshte zgjedhja e fiksimit te kembes se protezes. Per nje pacient ne moshe te re une nuk do rekomandoja proteza me fiksim me cimento. Nese do shikojme statistiken nje perqindje dominuese e ortopedeve preferojne protezat me fiksim "press-fit".

Fiksimi i kembes se protezes dhe elementit acetabular me cimento i komplikon gjerat ne te ardhmen e nje pacienti ne moshe te re. Duhet marre parasysh qe ne rast se duhet bere reimplantimi i protezes, gjate ekstrakcionit te protezes demtohet nje pjese e madhe e mases kockore. Me fjale te tjera krijohet defekt i madh si ne kocken femorale ashtu edhe ne acetabul. Per rastin tone ne do zgjedhim nje proteze me fiksim "press-fit".

Ashtu sic e permendem me lart per t’ja arritur nje nderhyrje kirurgjikale ne bejme planifikim pre-operativ. Per pacientin tone 38 vjec me diagnoze nekroze avaskulare bilaterale, sportist I cili pretendon te vazhdoje te merret me ushtrime vizike ne te ardhmen ne zgjodhem nje proteze me forca ferkimi metal-metal, koka e se ciles do jete e veshur me shtrese oxinium. Kemben e protezes do e zgjedhim me fiksim proksimal pa cimento. Ajo do jete e gjere dhe e shkurter gje e cila do na japi mundesi ta implantojme pa demtuar shume kanalin femoral.

Pasi te kemi nje plan pre-operativ te detajuar, pasi te kemi zgjedhur llojin e protezes qe do perdoret se bashku me madhesite paraprake te c’do komponenti ne mund te themi qe jemi gati per te bere nderhyrjen.

Disa nga incizionet qe perdoren per transplantin e kellkut jane: incizioni posterior, lateral, antero-lateral, anterior dhe disa versione te tjera te modifikuar. Ne praktiken time une preferoj te perdor incizionin lateral te modifikuar. Incizioni behet ne nivelin 1 cm mbi trochanter major duke vazhdur 40-45 grade ne anen anteriore. Ne kete nivel, pasi te kemi arritur deri ke trochanter major do te duket qarte muskuli gluteus medius. Pika kyce e ketij incizioni te modifikuar, eshte shkeputja e pjesshme e muskulit gluteus medius nga trochanter major gje e cila do na hapi qarte horizontin e qafes se nyjes koksofemorale.

 

Gjatesia e incizioni eshte i nevojshem aq sa te kemi mundesi te nxjerrim koken e femurit nga zgavra acetabulare. Ne rastin tone nje incizion prej 70-80mm do jete i mjaftueshtem per te bere transplantin e nyjes. Ky lloj incizione me plot fjale mund te quhet mini-invaziv.

Kjo eshte nje pamje nga after e kokes se femurit te kellkut te demtuar. Vihet re shume qarte pjesa e kerrcit te demtuar dhe nekroze avaskulare e kokes femorale.



Mbasi kemi bere prerjet dhe nxjerrjen e kokes do te kemi horizontin e hapur per te punuar me acetabulin e kellkut ku do implantohet elementi acetabular.



Mbasi kemi bere implantimin e nyjes artificiale ne mund ta quajme artroplastiken e sukseshme. Kemi bere matjen e incizionit – gjatesia e tij eshte rreth 80mm.

 

Mbas operacionit eshte e domosdoshme grafia e legenit ku te duken qarte te dyja nyjet e kellkut dhe grafia e kellkut te cilit sapo beme nderhyrjen kirurgjikale. Ne pergjithesi ne praktiken time pacienti ngrihet dhe ecen me kembet e veta diten e dyte mbas operacionit.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 209 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Kirurgji ortopedike
Komente nga lexuesit

Pershendetje!Dhe une kam nje problem te tille dhe doja te dija sa mund te kushtoj operacioni.

Dërguar nga Rezarta Cakerri, më 14 Janar 2014 në 01:44

Pershenderje ! Sa kushton nje operacion i tille ?Mosha e pacientit 74 vjec grua.

Dërguar nga Thanas Gjyli, më 01 Maj 2014 në 03:19
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten