Dërguar nga:

Osteoartriti i kellkut (Pjesa e dytë)

Trajtimi

Çfarë mund të bëhet për kete gjendje?

Trajtimi jokirurgjikal

Osteoartriti, fatkeqesisht eshte gjendje e cila nuk mund të shërohet. Ekzistojne terapi nga me te ndryshmet te cilat bejne te mundur lehtesimin e simptomave, ngadalesojne degjenerimin e metejshem te kercit dhe permiresojne cilesine e jetes se pacienteve.

Mjeku juaj mund të pershkruaje disa ilaçe për të ndihmuar ne kontrollin e dhimbjes. Acetaminofeni, medikament me pak efekte dytesore ndihmon ne lehtesimin e dhimbjeve. Disa njerëz mund të arrijne lehtësim të dhimbjeve me ilace anti-inflamatore, të tilla si ibuprofeni dhe aspirina. Medikamentet me te reja anti-inflamatore te klases “COX-2-bllokues”, kane treguar rezultate premtuese dhe nuk shkaktojnë shqetesime te stomakut apo probleme te tjera intestinale.

Studimet mjekësore kanë treguar se glukozaminat dhe Kondrotin sulfatet gjithashtu mund të ndihmojnë ne osteoartritin e kellkut. Këto suplemente duket se ndihmojne njelloj si anti-inflamatoret, me më pak efekte anesore. Shumë mjekë mendojnë se kërkimet i mbështesin këto suplemente dhe inkurajojne pacientët e tyre t’i perdorin ato.

Nëse dhimbjet nuk lehtesohen me perdorim te ilaceve te klasave te lartpermendura, eshte e mundur perdorimi i ilaceve te klasave me te forta si kortizon. Kortizoni është një medikament i fuqishëm anti-inflamator, por ka efekte dytësore që kufizojne perdorimin e tij në trajtimin e osteoartritit. Injeksione të shumta të kortizonit, lehtesojne dhimbjet por përshpejtojnë procesin e degjenerimit.

Injeksione të përsëritura rrisin gjithashtu rrezikun e zhvillimit të infeksioneve te nyjes koksofemorale. Çdo herë qe ne artikulacion futet një gjilpërë, ekziston mundësia e një infeksioni. Shumica e mjekeve perdorin kortizon me shume kujdes. Ata perpiqen ti shmangen injeksioneve te shumta. Nese artikulacioni eshte ne fazat e fundit te degjenerimit dhe zevendesimi artificial i kellkut eshte i pashmangshem, per te lehtesuar dhimbjet mund te perdoret kortizon.

Terapia fizike luan një rol kritik në trajtimin jo-operativ te osteoartritit te kellkut. Qëllimi primar është t’ju ndihmojë të mësoni te kontrolloni simptomat dhe te maksimizoni shëndetin e kellkut tuaj.

Nderhyrja kirurgjikale

Në disa raste, trajtimi kirurgjikal i osteoartritit mund të jetë i nevojshem.

Artroskopia

Kirurgët mund të përdorin një artroskop për të kontrolluar gjendjen e kërcit artikular. Artroskopi eshte nje kamera-tv e vogel qe futet ne artikulacion permes nje incizure te vogel. Duke kontrolluar gjendjen e kercit, kirurgu mund te provoje teknika te ndryshme per te qetesuar dhimbjen. Nje metode perfshin pastrimin e artikulacionit duke hequr fragmentet e lirshme te kërcit. Nje metode tjeter perfshin aplikimin me solucion kripor ne artikulacion, pas te cilit pacientet deshmojne per qetesim te dhimbjes.

Kjo procedurë është ndonjehere e dobishme për lehtësim të përkohshëm të simptomave. Artroskopia e kellkut është metode relativisht e re, dhe akoma është e paqartë se cilet paciente perfitojne permiresim nga kjo metode.

Osteotomia

Kur vendosja e kellkut ndryshon nga sëmundje ose trauma, me shume presion se normalisht ushtrohet në sipërfaqet e artikulacionit. Ky presion shtesë çon në me shume dhimbje dhe degjenerim me të shpejtë të sipërfaqeve të artikulacionit.

Në disa raste, operacioni per të rindërtuar këndet e folese pelvike ose femurit (kockes se kofshes) mund të rezultojë në kalimin e presionit në pjesët e tjera të shëndetshme te artikulacionit te kellkut. Qëllimi është perhapja e forcave mbi një sipërfaqe më të madhe në kellk. Kjo mund të ndihmojë për të lehtësuar dhimbjen dhe ngadalesuar degjenerimin e mëtejshëm.

Procedura të rindërtimit te këndeve te artikulacioneve quhen osteotomi. Në këtë procedurë, kocka e folese pelvike ose femuri pritet, dhe këndi i artikulacionit ndryshon. Procedura nuk është gjithmonë e suksesshme. Në përgjithësi kjo do të zvogëlojë dhimbjen tuaj, por nuk e eliminoon krejtesisht atë. Avantazhi i kësaj procedure është se njerëz shumë aktiv mund ta kene akoma artikulacionin e tyre koksofemoral dhe sapo kockat sherohen, ka më pak kufizime per sa i perket aktiviteteve.

Një procedurë e osteotomise në rrethanat më të mira me shume mundesi është vetëm e përkohshme. Mendohet se ky operacion zgjat kohen përpara se një zëvendësim i plote i kellkut te jete i nevojshem.

Zëvendësimi artificial i kellkut

Artroplastika ose zëvendësimi artificial i kellkut, është zgjidhja përfundimtare për osteoartritin e avancuar. Artroplastika eshte nje nder kirurgjite me efektive qe mjekesia moderne ka evoluar. Nese disa vite para artroplastika ushtrohej tek pacientet me te vjeter se 60 vjet, mjekesia moderne ka evoluar llojet e metaleve, llojet e forcave te ferkimit dhe fortesine e nyjes artificiale gje e cila e ben artroplastiken nje metode shume efektive edhe per pacientet e moshave te reja.

Artroplastika ndahet ne disa lloje. Ajo mund te jete totale, e cila nenkupton nderrimin e te gjithe elementeve te nyjes koksofemorale. Ne te tilla raste behet nderrimi i elementit acetabular dhe elementit femoral. Ne varesi te llojit te osteoartritit, moshes se pacientit, profesionit te tij, anatomise se trupit dhe shume faktoreve te tij behet zgjedhja e llojit te nyjes artificiale artikulare qe perdoret.

Artroplastika jo-totale (ose subtotale) nenkupton nderrimin e pjesshem te nyjes koksofemorale. Pra, behet vetem nderrimi i elementit femoral duke u lene i paprekur elementi acetabular. Ekzistojne edhe modifikime te tjera artroplastike si “resurfacing”, gje e cila nenkupton ne vetvete nderrimimin e nyjes duke lene te paprekur nje pjese te qafes se kokes se femurit.

Pas nderhyrjes kirurgjikale

Menjëherë pas operacionit, do tju vizitoje në dhomën tuaj në spital. Ju do të praktikoni te coheni nga shtrati dhe te ecni duke përdorur nje këmbësor ose një palë paterica. Ushtrimet perdoren për të përmirësuar tonusin e muskujve dhe forcën në muskujt e kofshës e kellk dhe për të ndihmuar ne parandalimin e formimit te mpiksjeve te gjakut.

Gjatë shërimit, ju duhet të ndiqni udhëzimet e kirurgut se sa peshë mund ti vëndosni gjymtyrit te operuar, ndërkohe qe qendroni në këmbë ose ecni. Pasi të ktheheni në shtëpi nga spitali, kirurgu mund tju sugjeroje te punoni me një terapist fizik për deri në gjashtë në shtëpi.

Këto vizita kryhen për tu siguruar që ju jeni të sigurt brenda e jashte shtëpisë, brenda apo jashte makines. Terapisti ben sugjerime në lidhje me sigurinë tuaj, shqyrton masa të veçanta per kellkun dhe sigurohet që ju keni të vendosur një sasi të sigurtë të peshës në këmbë gjate qendrimit ose ecjes. Terapia në shtëpi perfundon, kur ju mund te dilni nga shtepia te sigurte.

Disa vizita të tjera në terapi fizike ambulatore mund të jenë të nevojshme për pacientët të cilët ende kanë probleme në këmbë ose që kanë nevojë për t’u marrë përsëri në punë të rënda fizike ose aktivitetete.

Qëllimi i terapistit është që tju ndihmojë të mbani dhimbjen nën kontroll, te rifitoni modelin normal te ecjes dhe te kryeni aktivtete pa rrezikuar per demtime te tjera ne kellk. Kur ju te jeni ne rruge te mbare, vizitat e rregullta në zyrën e terapistit do të përfundojnë. Terapisti do të vazhdojë të jetë një burim i rendesishem, por juve do tju duhet t’i kyreni ushtrimet si pjesë e një programi të vazhdueshëm në shtëpi.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 260 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Kirurgji ortopedike
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten