Dërguar nga:

Kanceri i Vezikes Urinare (Pjesa e dytë)

Stadifikimi i kancerit te vezikes

Mbas diagnostikimit te kancerit te vezikes, pacienti i nenshtrohet disa egzaminimeve plotesuese per te percaktuar stadin (perhapjen) e kancerit. Per kete rekomandohen:

  • Skaneri
  • Rezonance magnetike
  • Kontrolli i kockave duke perdorur lende radioaktive (bone scan)
  • Radiografi e gjoksit

Stadet e kancerit te vezikes jane:

  • Stadi i I. Ne kete stad kanceri zhvillohet vetem ne shtresen e brendeshme te vezikes (mukoza), pa prekur shtresen muskulare te saj.
  • Stadi i II. Ne kete stad kanceri ka pushtuar murin e vezikes por ende eshte i kufizuar ne vezike.
  • Stadi i III. Qelizat kanceroze jane perhapur pertej murit te vezikes, ne indet perreth.
  • Stadi i IV. Ne kete stad qelizat kanceroze mund te perhapen ne gjendrat limfatike dhe ne organe te tjera si; kockat, melcia ose mushkerite.
Trajtimi

Trajtimi i kancerit te vezikes varet nga nje sere faktoresh duke perfshire tipin dhe stadin e kancerit, gjendjen e pergjitheshme shendetesore sidhe preferencen e pacientit.

Trajtimet per stadin e hershem

Nese kanceri eshte shume i vogel dhe nuk ka pushtuar murin e vezikes, mund te rekomandohet:

  • Heqja ne menyre endoskopike vetem e tumorit. Zakonisht perdoret rezeksioni transuretral (TURBT) per te hequr kancerin qe eshte i kufizuar ne shtresat e brendeshme te vezikes.
  • Heqja ne menyre kirurgjkale e tumorit dhe e nje pjese te vogel te vezikes. (cistektomi e pjeseshme).hiqet vetem pjesa e vezikes qe ka qeliza kanceroze.
  • Terapia biologjike (imunoterapia). Terapia biologjike funksionon me ane te stimulimit te sistemit imunitar per te ndihmuar ne luftimin e qelizave kanceroze. Kjo konsiston ne futjen direkt ne veziken urinare te nje medikamenti nepermjet nje kateteri.

Nje medicament bilogjik qe perdoret shpesh eshte vaksina BCG e cila perdoret edhe ne semundjen e tuberkulozit. Nje tjeter eshte versioni sintetik i interferonit i cili eshte nje proteine qe prodhohet nga sistemi imunitar per te luftuar infeksionet.

Kirurgjia per kancerin invaziv te vezikes

Nese kanceri ka perfshire te gjitha shtresat e vezikes, rekomandohet:

  • Kirurgjia per te hequr te gjithe veziken urinare. Ky operacion quhet cistektomi radikale dhe konsiston ne heqjen e te gjithe vezikes, sidhe gjendrat limfatike qe e rrerthojne.
  • Kirurgjia per te krijuar nje rruge te re per te nxjere urinen. Menjehere pas heqjes se vezikes, krijohet nje rruge e re per te nxjere urinen. Ka disa menyra:

    • Krijimi i nje tubi me nje pjese zorre ku nga njera ane futen ureteret qe sjellin urinen nga veshkat, dhe ana tjeter nxiret ne lekuren e barkut ku urina zbrazet ne menyre te vazhdueshme ne nje qese plastike (qese urostomie) te cilen e zbraz vete pacienti.
    • Krijimi i nje rezervuari te vogel me anen e zores brenda trupit per te mbledhur urinen. Per zbrazjen e urines pacienti perdor nje kateter te vogel qe e fut me ane te nje vrime te vogel ne lekure brenda ne rezervuar. Kete procedure e perserit disa here ne dite.
    • Ne raste te vecanta mund te krijohet nje rezervuar brenda trupit me nje pjese zore. Ky rezervuar (vezike e re) bashkohet me uretren dhe pacienti urinon normalisht.
Kimioterapia

Kimioterapia eshte nje procedure qe bazohet ne perdorimin e medikamenteve per te luftuar qelizat kanceroze. Zakonisht perdoret kombinimi i dy ose me shume medikamenteve. Keto mund te jepen nepermjet venes (terapia intravenoze), ose te futen direkt ne vezike nepermjet nje kateteri (terapia intravezikale).

Kimioterapia mund te perdoret gjithashtu per te luftuar qelizat kanceroze qe mund te kene mbetur pas nderhyrjes kirurgjikale. Ajo mund te aplikohet edhe para kirurgjise me qellim zvogelimin e mases tumorale per te ndihmuar kirurgun per te kryer nje nderhyrje me pak invazive. Ne disa, raste kur kirurgjia nuk mund te kryet, kimioterapia kombinohet me radioterapine.

Radioterapia

Ky mjekim konsiston ne perdorimin e rrezeve me energji te larte duke i fokusuar ne masen e kancerit per te shkateruar qelizat kanceroze. Radioterapia per kancerin e vezikes aplikohet edhe pas kirurgjise per te vrare te gjitha qelizat e mbetura kanceroze. Ne disa raste kur kirurgjia nuk mund te kryhet, radioterapia kombiniohet me kimioterapine.

Parandalimi

Megjithese nuk ka asnje menyre te sigurte per parandalimin e kancerit te vezikes, rekomandohen disa keshilla per te paksuar rrezikun:

  • Mos pirja e duhanit. Kjo nenkupton qe substancat kimike qe shkaktojne kancerin, te mos grumbullohen ne vezike.
  • Te evitohen substancat kimike. Nese punohet ne mjedise me substanca kimike, te zbatohen rekomandimet per evitimin e ekspozimit ndaj tyre.
  • Pirja e ujit gjate dites. Teorikisht, pirja e lengjeve sidomos e ujit, mund te holloje koncentrimin e substancave toksike ne urine dhe ndihmon ne eliminimin me shpejt te tyre jashte trupit.
  • Te perdoren fruta dhe perime. Frutat dhe perimet jane te pasura me antioksidante te cilat ndihmojne ne reduktimin e rrezikut te kancerit.
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 273 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten