Dërguar nga:

Ozon-terapia në crregullimet atherosklerotike (Pjesa e dytë)s

Stadi i sëmundjes Numri i pacientëve Sh.mirë Mirë Pa sukses
II 9 9 -- --
III 117 114 3 1
IV 37 35 2 1
Rezultatet e trajtimit (%) 95% 3% 2%
Përdorimi i ozonit në encefalopatinë discirkulatore

Encefalopatia discirkulatore (EPD) është zhvillimi i ngadaltë dhe progresiv i crregullimeve cirkulatore cerebrale, të cilat cojnë gradualisht në ndryshime strukturale difuze dhe disfunksion cerebral (E.V.Schmidt 1985). Është diagnoza më e zakonshme në praktikën klinike.

Në literaturën angleze, vecanërisht në SHBA, kjo gjendje korespondon me encefalopatinë arteriosklerotike subcorticale, encefalopatinë Binswanger's, demencën multi-infarct, demencën vasculare, etj. Shumica dërmuese (96%) janë iskemi kronike e trurit.

Faktori kryesor etiologjik është atheroscleroza ose kombinimi i saj me hypertensionin. Zhvillimi i EPD ndikohet gjithashtu dhe nga duhanpirja, alcooli, stresi. është vënë re se kjo sëmundje haset më shpesh tek intelektualët (mësues, artistë, shkencëtarë).

Klinika e EPD varet nga stadi i sëmundjes.

Stadi i parë : dissatisfaksion subjektiv, lodhje, dhimbje koke, irritabilitet, crregullime të lehta të gjumit, ulje e performancës dhe crregullime të moderuara të memorjes.

Stadi i dytë : acarim të crregullimeve të memorjes, vëmendjes dhe koordinimit, crregu-llime astenike.

Stadi i tretë : pacienti ka një gjykim të varfër për gjendjen e tij cka con në pakësim të ankesave. Shpesh ka ecje të pasigurt, gjendje të fikti. Shumë pacientë bëjnë demencë, depresion madhor dhe humbin interesin për jetën. Në këtë stad kanë nevojë për ndihmë.

Në stade të ndryshme të EPD ka humbje dëgjimi, zhurmë në veshë, crregullime vizive ("njolla" para syve, errësim i shikimit), etj.

Manifestimet klinike të EPD përkeqësojnë sëmundjet e shpinës.

Trajtimi i pacientëve me EPD është kompleks dhe zakonisht përmbledh medikamentet vazoaktive, nootropike dhe neurometabolike. Sa më herët të fillohet trajtimi aq më të mira rezultatet e tij.

Ozon-terapia indikohet në EPD

  1. sepse përmirëson furnizimin e trurit me oksigjen
  2. aktivizon sistemin antioksidant, vecanërisht atë enzimatik, i cili eliminon toksicitetin e lipoproteinave (radikale të lira) duke parandaluar kështu dëmtimin iskemik të indit trunor.
  3. ozoni con në prodhimin e ozonideve në gjakun e pacientit, të cilat transportohen në gjithë trupin; një pjesë e mirë e tyre përfundojnë në tru, ku vepron mbi membranën lipidike të neuronit duke përmirësuar proceset e transmisionit, procesimit dhe ruajtjes së informacionit në SNQ.

Ozon-terapia jepet në mënyrë sistemike: solucion fiziologjik i ozonuar, insuflim rektal ose autohemoterapi madhore (8-10 seanca gjithsej). Përsëritet cdo 6 muaj.

Rezultatet e ozon-terapisë në EPD janë: përmirësimi i gjendjes së përgjithshme (aktiviteti, memorja, përqëndrimi), lehtësimi i dhimbjes së kokës dhe zhurmës në veshë. Përmirësohet dhe statusi neurologjik. Rezultatet e trajtimit janë më të mira në stadin I dhe II me një histori sëmundjeje më pak se 10 vjecare. Në rastet e tjera efektiviteti ulet, megjithatë nuk ka asnjë përkeqësim apo efekt anësor nga ozon-terapia.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 142 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Anesteziologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten