Dërguar nga:

Sëmundjet e shkaktuara nga valët elektromagnetike (Pjesa e dytë)

Efektet e tjera te valeve elektromagnetike:

Frekuencat elektromagnetike influencojne mbi D.N.A –ne, R. N. A. – ne dhe mbi sintezen e proteinave, duke crregulluar formen dhe funksionin e proteinave dhe influencojne mbi genet, ne ndarjet dhe diferencimin qelizor, ne morfogenezen (procesi me ane te cilit qelizat duke u grumbulluar formojne indet dhe organet), mbi sekrecionet hormonale si edhe mbi zhvillimin dhe funksionimin e sistemit nervor.

Sasia e energjisë që celulari emeton varet nga modeli i aparatit, nga teknologjia, por mbi të gjitha nga distanca mes telefonit dhe antenës, apo ripetitorit (përsëritësit) të sinjalit. Sa më larg të jetë nga antena aq më shumë duhet të rritet fuqia për të stabilizuar komunikimin, pra për të "patur rrjet". Po ashtu, kur telefoni gjendet brenda një strukture metalike, kjo mund të shërbejë si izoluese, dhe energjia e emetuar të jetë më e madhe. Një rast konkret është ai i makinës, skeleti metalik i së cilës rrit energjinë e emetuar nga telefoni celular.

Radiacionet e emetuara nga telefonat celularë janë të tipit “me frekuencë të lartë”, sepse gjenden në fashën (rripin) e 900 MHz – 2.4 GHz, dhe janë të tipit jo-jonizuese. Jo-jonizuese do të thotë që janë valë që nuk e ndryshojnë (modifikojnë) strukturën kimike të substancave dhe materies që takojnë në rrugën e vet.

Për të ndërhyrë apo ndikuar mbi molekulat, gjatësia e valës duhet të jetë nga ana e vet e vogël, dhe si pasojë me frekuencë të lartë. Pra, fakt është se valët e emetuara nga telefonat celularë nuk ndërveprojnë drejtëpërsëdrejti me molekulat e një substance apo në rastin që na intereson, me molekulat e trupit të njeriut.

Por kjo nuk do të thotë se radiacionet e emetuara nga telefonat celularë nuk kanë asnjë efekt mbi trupin tonë, sepse nga pikëpamja termike valët transferojnë (gjenerojnë) nxehtësi në indet e trupit, që si pasojë ngrohen. Kjo vihet re lehtë, duke krahasuar temperaturën që ka krahu nga është mbajtur telefoni celular gjatë një telefonate 20 minutëshe, me temperaturën e krahut tjetër.

Një studim ka treguar se, kur një person e përdor telefonin celular për 50 minuta pa ndërprerje, indet e trurit nga ana e celularit metabolizojnë më shumë glukoze krahasuar me krahun tjetër. Nuk është akoma e qartë nëse kjo gjendje e ndryshuar krijon rreziqe. Të paktën, studimi në fjalë konfirmon, se përdorimi i zgjatur i celularit ka një efekt mbi trupin e njeriut.

Në gjendjen aktuale të gjërave, nuk njihet një mekanizëm biologjik që të shpjegoje se si rrezatimet jo-jonizuese mund të provokojnë kancerin.

Frekuencat e celulareve nderhyjne ne funksinimin e dispozitiveve te tjere qe shpetojne jeten, duke perfshire Pace-Maker, dhe keshtu mund te provokojne vdekje te menjehershme.

Dëmet e shkaktuara nga valët elektromagnetike të celularëve, mund të prekin edhe sterilitetin tek meshkujt. Doktoresha Fiona Mathews doli në konkluzionin se sperma e atyre që mbanin telefonin në xhepin e përparmë, ishte 8% më e keqe në krahasim me të tjerët.

Ndaj dhe do të ishte tepër e këshillueshme që të hiqni dorë nga zakoni i të mbajturit telefonin në xhepat e para të pantallonave, më mirë mbajeni në xhepat e pasme. Këto rezultate nuk tregojnë se ata që e mbajnë telefonin në xhep bëhen domosdoshmërisht steril, megjithatë derisa të vërtetohet e kundërta do të ishte mirë që ta mbanit në vend tjeter.

Radiacioni i celulareve mund te provokoje demtime te parikthyeshme te fertilitetit mashkullor. Ato janë tepër të rrezikshme edhe për fëmijët dhe gratë shtatezëna. Prandaj edhe nënave të ardhshme iu këshillohet, që t’i zvogëlojnë bisedat sa më shumë që te jete e mundur.

Gjithashtu, celularin duhet ta mbështetni në kokë vetëm atëherë kur fillon të krijojë lidhjen me numrin tjetër që ju e kërkoni, sepse rrezatimi është më i lartë gjatë kërkimit të numrit. Dhe për në fund, telefonat celulare duhet t’i mbani në çantë, larg nga organet vitale, si dhe assesi të mos i mbani në xhepa.

Çfare mund te bejme qe ta mbrojme vehten?
  • Të mos mbahet telefoni celular afër, nën jastëk, gjatë gjumit.
  • Te shkurtohet koha dhe numri i telefonatave qe ben duke perdor telefonin celular.
  • Të përdoren kufjet, sepse edhe me disa centimetra distancë, fusha elektromagnetike bie dukshëm në intensitet.
  • Te mbahet celulari sa me larg nga koka qe eshte e mundur. Shkruaj (SMS mesazhe) ose perdor altoparlantin e celularit sa me shpesh.
  • Ne shtepi te perdoren telefona me tela te modes se vjeter, ne vend te atyre bashkekohore pa tela.
  • Te Mbahet laptopi larg nga preheri, te vendoset ne tavoline.
  • Te largohen te gjitha, apo shumica e pajisjeve elektrike nga dhoma e fjetjes.
  • Te konsumohen super-ushqime dhe suplementare antioksidues, per te luftuar radikalet e lira qe valet elektromagnetike krijojne.
  • Te perdoret teknologji tokezimi per te stabilizuar ritmet elektrike te trupit dhe minimizuar efektet e interferences se frekuencave elektromagnetike.
  • Te mos qendrohet gjate prane antenave te ripetitoreve. Largesia nga keto antena varet nga frekuencat qe ato emetojne. Sidoqofte, mire eshte qe keto antena te mos jene prane zonave te banuara.
  • Duke implementuar keto dhe disa strategji te tjera, Dr. Gittleman pretendon se ka arritur permiresime te medha ne shendetin e saj, si dhe ne shendetin e njerezve tjere qe ajo ka ndihmuar.

Burimi:

  • Sherohu.com
  • E.Kalaja
  • Shqip media
  • Instituti i Larte i Shendetit – Rome (Paolo Vecchia).
  • 25/02/2013 nga rinstinkt 1.
  • Dr. Gittleman ne librin Zapped.
  • The WHO/International Agency for Research on Cancer (IARC).
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 216 herë
Komente nga lexuesit

Ju lus te me spjegoni.Djali im punon ne nje objekt qe eshte afer transformatoreve te tensionit te larte. ka 6 muaj qe vuan nga nje dhimbje e barkut dhe çrregullime te zoreve dhe paraqitje tedhe dhimbje te muskujve.A eshte e mundshme te me spjegoni se a kane ndikuar valet elektromagnetike dhe cilat jane pasojat ?

Dërguar nga Atifete Zuna, më 05 Nentor 2017 në 13:15

E nderuar Zonja Zuna ,
Nuk mendoj së shqetësimet e djalit tuaj të
kenë lidhje më valët elektromagnetike . Ju
Rekomandoj të konsultohet më kirurgun për të
përcaktuar shkakun e dhimbjeve të barkut . Edhe
analizat : gjak komplet , urinë , EKo .
Të shkuara !
Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 05 Nentor 2017 në 13:27
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten