Dërguar nga:

Mosmbajtja e urines (Inkontinenca) (Pjesa e tretë)

Ushtrimet e muskujve te dyshemese se legenit

Mjeku rekomandon kryerjen e ushtrimeve te shpeshta qe ndihmojne ne forcimin e muskujve qe marin pjese ne kontrollin e urinimit. Keto ushtrime qe njihen ndryshe dhe si ushtrime te Kegel jane ne menyre te vecante efektive ne inkontinencen e stresit, por mund te ndihmojne gjithashtu edhe inkontinencen e urgjences.

Per te bere keto ushtrime te muskujve te dyshemese se legenit, ju do imagjinoni sikur po tentoni te stoponi rrjedhjen e urines:

  • Shtrengoni muskujt qe sherbejne per stopimin e urines per pese sekonda, pastaj leshohini per pese sekonda te tjera. (nese kjo eshte mjaft e veshtire, fillohet duke e mbajtur per dy sekonda dhe leshohet per tre sekonda)
  • Vazhdohet duke e mbajtur te shtrenguar cdo here deri dhjete sekonda.
  • Qellimi eshte te kryhet ky ushtrim tre here rrjesht duke e perseritur dhjete here ne dite.

Stimulimi elektrik

Perdoren elektroda qe vendosen perkohesisht ne rektum ose ne vagine per te stimuluar dhe forcuar muskujt e dyshemese se legenit. Stimulimet e lehta elektrike mund te jene efikase per inkontinencen e stresit dhe inkontinencen e urgjences, por mund te jete e nevojshme qe ato te perseriten shume here gjate disa muajve.

Medikamentet

  • Antikolinergjiket. Keto mund te qetesojne nje vezike superaktive dhe mund te ndihmojne ne inkontinencen e urgjences. Ekzistojne disa medikamente si oxibutynin (Ditropan), tolterodine (Detrol), darifensacin (Enablex), fesoterodin (Toviaz), solifenacin (Vesicare) dhe trospium (Sanctura).
  • Mirabegron (Myrbetriq). Perdoret ne trajtimin e inkontinences se urgjences (nga stimulimet e forta te vezikes). Ky relakson muskujt e vezikes urinare dhe shton sasine e urines ne vezike. Gjithashtu ai rrit sasine e urines qe derdhet ne te njejten interval kohe duke bere te mundur zbrazjen teresisht te vezikes.
  • Alfablokuesit. Keto perdoren te burrat me inkontinence te urgjences (nga stimulime te vezikes) ose inkontinence nga mbingarkesa. Ato veprojne duke relaksuar muskujt e qafes se vezikes dhe muskujt e prostates duke lehtesuar zbrazjen e vezikes. Disa nga keto medikamente jane: tamsulosin (Omnic), alfuzosin (Xatral), silodosin (Rapaflo), terazosin (Hytrin) dhe doxazosin (Cardura).
  • Estrogene lokale. Kjo perdoret te grate. Estrogeni lokal qe mund te jete ne forme kremi, unaze ose cope vendoset ne vagine duke ndihmuar ne tonifikimin dhe rigjallerimin e indeve te uretres dhe zones se vagines. Kjo mund te paksoje disa nga shenjat e inkontinences.

Paisje mjeksore

Paisje te projektuara per trajtimin e grave me incontinence:

  • Tampon uretral, eshte nje pajisje e vogel si tampon, njeperdorimsh qe futet ne uretre perkohesisht, perpara nje aktiviteti fizik te vecante, sic eshte tenisi i cili mund te shkaktoje inkontinence. Kjo sherben si nje tape per te parandaluar lagien dhe hiqet para urinimit.
  • Unaze e forte qe futet ne vagine dhe lihet gjithe diten. Kjo paisje mban lart veziken meqe ajo shtrihet prane vagines duke parandaluar kullimin e urines. Mund te perfitojne prej saj rastet me inkontinence qe jane pasoje e rreshqitjes (prolaps) se vezikes ose mitres.

Terapite intervenuese

Ketu perfshihen:

  • Injeksione te materjaleve mbushese. Konsiston ne injektimin e nje materjali sintetik ne indet qe mbeshtjellin uretren. Materjali mbushes shtyp uretren dhe redukton pikimin e urines. Kjo procedure eshte shume me pak efikase se metodat me invasive sic jane ato per inkontinencen e stresit dhe kerkon te perseritet ne menyre te rregullt.
  • Toksina butilinike tip A (Botox). Nga injeksionet e Botox ne muskulin e vezikes perfitojne pacientet qe kane nje vezike superaktive. Ne pergjithesi botoxi ju rekomandohet personave vetem nese menyra e pare e mjekimit s’ka qene e sukseshme.
  • Stimuluesit e nervave. Nen lekure implantohet nje paisje e ngjashme me pace maker (qe perdoret ne kardiologji), per te derguar impulse elektrike te padhimbshme te nervat qe kontrollojne aktivitetin e vezikes (nervat sakrale). Stimulimi i nervave sakrale mund te kontrolloje inkontinencen e urgjences neqoftese metodat e tjera nuk kane funksionuar. Paisja mund te implantohet nen lekure ne zonen e vitheve dhe te lidhet direkt me nervat sakrale, ose te dergoje impulset ne keto nerva nepermjet nervit te nyjes se kembes.

Mjekimi kirurgjikal

Ne qofte se metodat e tjera s’japin rezultat, atehere mund te perdoren procedura te ndryshme kirurgjikale.

  • Procedurat sling. Kjo konsiston ne perdorimin e nje laku te krijuar nga inde te vete pacientit ose materjale sintetike qe vendosen perreth uretres ose qafes se vezikes duke mbajtur uretren e mbyllur, vecanerisht kur pacienti qesh ose teshtit. Kjo procedure perdoret ne trajtimin e incontinences se stresit.
  • Ngritja e qafes se vezikes urinare. Ky eshte nje operacion qe konsiston ne ngritjen e qafes se vezikes me ane te nderhyrjes nepermjet te barkut.
  • Kirurgjia e prolapsit (reshqitjes). Ne grate me inkontinence te perzjere dhe reshqitje te organeve te legenit, kirurgjia mund te perfshije kombinimin e procedures sling me kirurgjine e prolapsit.
  • Sfinkteri artificial urinar. Sfinkteri eshte nje unaze muskulare qe ndodhet rreth qafes se vezikes i cili hap kanalin para urinimit, dhe e mbyll ate pas urinimit. Sfinkteri artificial perbehet nga nje unaze e vogel artificiale e mbushur me uje, e vendosur rreth qafes se vezikes duke mbajtur kanalin e mbyllur deri ne momentin e urinimit. Per te urinuar duhet shtypur nje valvul qe vendoset nen lekure e cila zbras unazen e me siperme duke bere qe urina te rrjedhe. Kjo paisje perdoret kryesisht ne burrat me inkontinence si pasoje e trajtimit te kancerit te prostates ose te nje prostate te zmadhuar.

Materjale absorbuese (thithese) dhe katetere

Nese trajtimet e ndryshme nuk e eliminojne teresisht inkontinencen, mund te perdoren materjale ndihmese:

  • Veshje mbrojtese. Keto jane materjale speciale qe sherbejne per te thithur urinen dhe vendosen nen mbathje.
  • Katetere. Nese inkontinenca eshte si rezultat i mos zbrazjes teresisht te vezikes, rekomandohet futja e kateterit disa here ne dite per zbrazjen e saj nga vete pacienti.
Kujdesi ne shtepi

Problemet qe dalin nga njomja me urine kerkojne nje kujdes shtese per te parandaluar irritimin e lekures:

  • Te perdoren peceta per tu pastruar
  • Te lihet lekura te thahet ne ajer
  • Te evitohet larja e trupit dhe dushi i shpeshte mbasi keto demtojne mbrojtjen natyrale te vezikes nga infeksionet
  • Te perdoret krem per te mbrojtur lekuren nga urina
faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 829 herë
Komente nga lexuesit

JAM 48 VJECE. JU FALENDEROJ SHUME PER TE GJITHE ATO QE SHKRUANI. UNE KAM URINIM TE SHPESHTE, KAM BERE ANAILAT HERE PA HERE, DHE ME DEL INFEKSION URINAR, JAM KURUAR HERE PAS HERE, ME ANTIBJOTIKET, AE ME KANE DHENE NGA MJELLJA E URINES NE LABORATOR, KETU NE DURRES, KAM BERE OPERACION 2 HERE, PER TE MOS URINUAR ME, KAM 1 VIT E GJYSEM QE E KAM BERE OPERACIONIN NE TIRANE, PO PERERI LAGEM HERE PAS HERE, DHE NUK ME MBAHET URINA, JAM LODHUR DUKE PERDORE ANTIBJOTIKE NGA ME TE SHTRENJET, DHE PERERI NUK KAM ASNJE PERMIRESIM. ME THONI JU LUTEM SE CFARE DUHET TE BEJ, NDONJE GJE, SE JAM NE HALL TE MALL. EDHE NATEN UNE COHEM 2 HERE PER TE URINUAR. DUA NJE PERGJIGJE NGA JU SI TE VEPROJ. FALIMDERIT.

Dërguar nga Miranda Bara, më 25 Nentor 2014 në 05:05

E lexova ne teresi materialin,mjaft ishte gjithperfshires e kshillues.Mendoj se do ishte mir qe edhe me foto ta ilustroni.
Kjo do te ishte edhe ma pranushme per pacientet .

Dërguar nga Rexhep, më 25 Shkurt 2016 në 15:47
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten