Dërguar nga:

Mosmbajtja e urines (Inkontinenca) (Pjesa e dytë)

Faktoret e rrezikut

Faktoret qe rrisin rrezikun e inkontinences jane:

  • Gjinia. Grate jane me te predispozuara per te patur inkontinencen e stresit. Shtatezania, lindja, menopauza dhe anatomia normale e femres, jane faktore te vecante vetem per grate. Megjithate, burrat me probleme te prostates kane rrezik te rritur per inkontinencen e urgjences dhe ate te mbi mbushjes.
  • Mosha. Me rritjen e moshes, muskujt e vezikes dhe dhe te uretres humbin forcen e tyre. Me kalimin e moshes ndodhin ndryshime qe ndikojne ne paksimin e kapacitetit urinembajtes te vezikes duke rritur mundesine e urinimit te pavullnetshem.
  • Mbipesha. Mbipesha rrit presionin ne vezike dhe muskujet qe e rrethojne duke i dobesuar ato, keshtu qe procesi i kollitjes dhe teshtitjes shoqerohet me pikim te urines ne menyre te pavullneteshme.
  • Semundje te tjera. Semundjet neurologjike dhe diabeti mund te rrisin rrezikun e inkontinences.
Nderlikimet

Nderlikimet e inkontinences kronike perfshijne:

  • Probleme te lekures. Meqenese lekura eshte e lagur ne menyre te vazhdushme, ajo mund te skuqet, te infektohet dhe te inflamohet.
  • Infeksione te traktit urinar. Inkontinenca rrit rrezikun e infeksioneve urinare te perseritura.
  • Ndikim ne jeten personale. Inkontinenca mund te demtoje mardheniet sociale, te punes dhe personale.
Ekzaminimet dhe diagnoza

Eshte i rendesishem percaktimi i llojit te inkontinences. Ne baze te saj vendoset per menyren e mjekimit. Mjeku fillon duke pyetur per historine e semundjes dhe vazhdon me ekzaminimin fizik. Njekohesisht pacientit i thuhet te beje nje veprim te thjeshte qe konsiston ne mbylljen e gojes, shtrengimin e hundes me gishta dhe i kerkohet te sforcohet sikur do te nxjere frymen. Mbas kesaj mjeku do te kerkoje:

  • Analize te urines. Kjo behet per te pare ne se ka shenja infeksioni, gjak ne urine ose anomali te tjera.
  • Ditari i vezikes. Pacienti mban nje ditar gjate dise diteve duke rregjistruar sasine e lengjeve qe pi, kohen kur urinon, sasine e urines qe eliminon rastet kur ka nevoje urgjente per te urinuar sidhe numrin e episodeve te inkontinences.
  • Matja e urines se mbetur ne vezike pas urinimit. Pacientit i kerkohet te urinoje ne nje ene duke matur urinen e grumbulluar ne te. Pastaj mjeku mat urinen e mbetur ne vezike me ane te ekos ose me anen e nje kateteri. Nje sasi e madhe urine e mbetur ne vezike tregon mundesine e nje bllokimi ne traktin urinar ose nje problem i lidhur me nervat dhe muskujt e vezikes urinare.

Ekzaminime speciale

Nese kerkohet informacion i metejshem, mund te rekomandohet:

  • Ekzaminim urodinamik. Kjo konsiston ne futjen e nje kateteri nepermjet uretres ne vezike per ta mbushur ate me uje. Nderkohe nje monitor presioni mat dhe regjistron presonin brenda vezikes urinare. Ky test ndihmon ne matjen e forces se vezikes dhe gjendjen e sfinkterit. Ky eshte nje mjet i rendesishem per te percaktuar llojin e inkontinences.
  • Cistoskopia. Cistoskopi eshte nje tub i holle i pajisur me lente dhe drite qe futet neprmjet uretres brenda vezikes urinare. Me ane te saj shihen anomali te traktit urinar.
  • Cistograma. Mjeku fut nje kateter ne uretre dhe vezike dhe injekton nje substance speciale (kontrast). Mbasi hiqet kateteri, pacienti urinon duke eliminuar edhe kontrastin. Gjate kohes se urinimit meren disa imazhe radiografie te cilat ndihmojne ne zbulimin e problemit te traktit urinar.
  • Eko e legenit. Mund te zbulohen anomali te traktit urinar ose genital.
Trajtimi dhe medikamentet

Trajtimi i inkontinences urinare varet nga lloji i inkontinences, ashpersisa e shenjave dhe shkaqeve te saj. Mund te nevojitet nje trajtim i kombinuar. Fillimisht mjeku rekomandon mjekimin me te lehte dhe pastaj sugjeron opsione te tjera nese i pari s’jep rezultat.

Teknika ndihmese

  • Trajnimi i vezikes, per te vonuar urinimin ne momentin qe lind nevoja urgjente per urinim. Fillohet me mbajtjen e urines per 10 minuta sa here qe ka nevoje per urinim urgjent. Qellimi eshte qe te zgjatet koha midis urinimeve deri ne dy ose kater ore.
  • Urinimi i dyfishte. Kjo nenkupton nje urinim normal, pastaj pritet pak minuta dhe provohet perseri per te urinuar. Ndihmon ne zbrazjen me te plote te vezikes duke evituar inkontinencen e mbimbushjes.
  • Grafiku i urinimit, per te urinuar cdo dy ose kater ore ne vend te urinimit sipas nevojes.
  • Menaxhim i dietes dhe lengjeve, per te rifituar kontrollin e vezikes. Duhen evituar alkoli, kafeja dhe ushqimet me aciditet. Paksimi i konsumimit te lengjeve, renia ne peshe ose shtimi i aktivitetit fizik mund te lehtesojne problemin.
faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 366 herë
Komente nga lexuesit

JAM 48 VJECE. JU FALENDEROJ SHUME PER TE GJITHE ATO QE SHKRUANI. UNE KAM URINIM TE SHPESHTE, KAM BERE ANAILAT HERE PA HERE, DHE ME DEL INFEKSION URINAR, JAM KURUAR HERE PAS HERE, ME ANTIBJOTIKET, AE ME KANE DHENE NGA MJELLJA E URINES NE LABORATOR, KETU NE DURRES, KAM BERE OPERACION 2 HERE, PER TE MOS URINUAR ME, KAM 1 VIT E GJYSEM QE E KAM BERE OPERACIONIN NE TIRANE, PO PERERI LAGEM HERE PAS HERE, DHE NUK ME MBAHET URINA, JAM LODHUR DUKE PERDORE ANTIBJOTIKE NGA ME TE SHTRENJET, DHE PERERI NUK KAM ASNJE PERMIRESIM. ME THONI JU LUTEM SE CFARE DUHET TE BEJ, NDONJE GJE, SE JAM NE HALL TE MALL. EDHE NATEN UNE COHEM 2 HERE PER TE URINUAR. DUA NJE PERGJIGJE NGA JU SI TE VEPROJ. FALIMDERIT.

Dërguar nga Miranda Bara, më 25 Nentor 2014 në 05:05

E lexova ne teresi materialin,mjaft ishte gjithperfshires e kshillues.Mendoj se do ishte mir qe edhe me foto ta ilustroni.
Kjo do te ishte edhe ma pranushme per pacientet .

Dërguar nga Rexhep, më 25 Shkurt 2016 në 15:47
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten