Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

Zmadhimi Beninj i Prostates

Perkufizimi

Zmadhimi Beninj i Prostates qe quhet ndryshe dhe Hiperplazi Beninje e Prostates (BPH), eshte nje gjendje e zakonshme ne burrat mbi 50 vjec qe shtohet me kalimin e viteve. Ajo mund te shkaktoje shqetesime gjate procesit te urinimit. Nese prostate e zmadhuar nuk trajtohet, ajo mund te krijoje veshtiresi ne rrjedhjen e urines deri ne blokim te saj duke pasur pasoja ne veziken urinare dhe ne veshka.

Cilat jane disa nga simptomat qe shoqerojne BPH

Simptomat e Zmadhimit Beninj te Prostates perfshijne:

  • Curg i dobet i urines
  • Veshtiresi ne fillim te urinimit
  • Urinim me nderprerje
  • Degezim i curkut te urines ne fund te urinimit
  • Urinim i shpeshte ose me urgjence
  • Urinimi i shpeshte gjate nates
  • Shtrengim gjate urinimit
  • Pamundesi per te zbrazur veziken urinare teresisht
  • Infeksione te traktit urinar
  • Formim guresh ne veziken urinare
  • Ulje te funksionit te veshkave

Madhesia e prostates jo domosdoshmerisht influencon ne ashpersine e simptomave. Keshtu disa burra me nje prostate lehtesisht te zmadhuar kane shenja te theksuara urinare. Nga ana tjeter burra me prostata shume te medha kane shqetesime te vogla.

Afersisht vetem gjysma e personave me prostate te zmadhuar kane simptoma ne ate shkalle qe kane nevoje per mjekim. Ne disa burra shqetesimet mund te stabilizohen ose edhe te permiresohen me kalimin e kohes.

Shkaqet

Gjendra e prostates eshte nje organ te meshkujt qe prodhon pjesen me te madhe te lengut spermatik i cili sherben per ushqimin e spermatozoideve sidhe per transportimin e tyre jashte penisit gjate ejakulacionit. Ajo eshte e vendosur poshte vezikes urinare. Tubi (uretra) qe ben te mundur rrjedhjen e urines nga vezika jashte trupit, kalon nepermjet qendres se prostates. Keshtu kur prostata zmadhohet, ajo fillon te ngushtoje uretren e cila ben te paksohet rrjedhja e urines duke bere te mundur dhe blokimin e saj.

Ne shumicen e burrave prostate vazhdon te zmadhohet gjate gjithe jetes, por jo te te gjithe shkakton blokim te urines. Nuk dihen ekzaktesisht shkaqet e zmadhimit te prostates, por mendohet se shkak mund te jete prishja e balances se hormoneve e cila ndodh si rezultat i plakjes.

Faktoret predispozues

Faktoret kryesore qe influencojne ne zmadhimin e prostates jane:

  • Mosha. Ne te rinj nen 40 vjec rralle cfaqen shenja nga zmadhimi i prostates. Deri ne moshen 55 vjec 1 ne cdo 4 meshkuj kane disa simptoma. Deri ne moshen 75 vjec gjysma e burrave ankohen per disa shqetesime urinare.
  • Historia familjare. Nese nje burre ka patur babane ose vellane me probleme te prostates, atehere eshte mundesia qe gjithashtu edhe ai te kete.
  • Vendi i origjines. Zmadhimimi prostates eshte me i perhapur te burrat amerikane dhe australiane. Me pak ne burrat kineze, hindiane dhe japoneze.
Komplikacionet
  • Bllokimi i menjehershem i urines. Kjo eshte pamundesia per te urinuar, e shoqeruar me dhimbje dhe ndodh ne menyre te papritur. Kjo mund te ndodhe kur perdoren mjekime kunder alergjise ose te ftohurit, ose perdorim i alkolit. Ne keto raste mjeku vendos nje kateter ne vezike per zbrazjen e vezikes.
  • Infeksione te traktit urinar.
  • Gure te vezikes urinare.
  • Demtim te vezikes urinare. Kjo ndodh kur vezika nuk mund te zbrazet teresisht per nje kohe te gjate. Muskujt e vezikes sforcohen dhe dobesohen , keshtu nuk mund te kontraktohen ne menyre te pershtateshme. Shpesh ndodh qe simptomat e shfaqura nga ky demtim i muskujeve, permiresohen pas mjekimit ose nderhyrjes kirurgjikale, por jo gjithmone.
  • Demtim i veshkave. Kjo ndodh nga presini i larte ne veziken urinare si rezultat i blokimeve , i cili transmetohet ne veshka duke i demtuar ato ose si rezultat i infeksionit te vezikes qe kalon ne veshka.. Ne shumicen e burrave me prostate te zmadhuar nuk ndodhi keto komplikacione; megjithe blokimi akut i urines dhe vecanerisht demtimi i veshkave mund te kercenojne seriozisht shendetin.
Ekzaminimet dhe diagnoza

Ne fillim mjeku pyet per historikun e semundjes si dhe degjon ankesat e pacientit ne lidhje me urinimin. Njekohesisht ai pyet ne lidhje me probleme te tjera shendetsore qe mund te kete pacienti, medikamentet qe mer, sidhe historine familjare. Pastaj vazhdon me ekzaminimin fizik.

Ekzaminimi me gisht i prostates. Ky ekzaminim kryet me ane te gishtit i cili futet ne rektum duke prekur prostaten. Ekzaminimi i lejon mjekut te vleresoje madhesine e prostates, konsistencen dhe zbulon zona anormale te saj qe mund te jene shenja te kancerit te prostates.

Ekzaminimi neurologjk. Kjo sherben per te vleresuar sistemin nervor.Ai mund te zbuloje shkaqe te tjera te shqetesimeve urinare qe skane lidhje me prostaten.

Analiza e urines. Me ane te saj mund te zbulohet nje infeksion ose gjendje te tjera qe japin te njejtat simptoma.

Antigeni specifik i prostates (PSA). Gjendra e prostates prodhon normalisht PSA e cila ndihmon ne lengezimin e spermes. Kur prostate zmadhohet, edhe niveli i PSA rritet ne gjak. Megjithate PSA rritet me shume si rezultat i kancerit te prostates, infeksionit (prostatitis) si dhe nderhyrjeve kirurgjikale.

Urofloumetri. sherben per te pare sesa shpejt derdhet urina gjate urinimit. Perseritja e keti ekzaminimi me kalimin e kohes ndihmon per te pare nese situate eshte permiresuar apo perkeqesuar.

Matja e sasise se urines ne vezike mbas perfundimit te urinimit (urina reziduale). Kjo vlereson nese vezika zbrazet teresisht apo jo. Kjo realizohet me ane te Echo ose duke future nje kateter ne vezike pas urinimit.

Echo transrektale. Me ane te nje sonde Echo qe futet nepermjet rektumit behet matja e prostates, kontrollohet anatomia dhe struktura e saj.

Biopsia e prostates. Kjo procedure konsiston ne marjen e materjalit nga prostata me anen e nje gjelpere e cila montohet ne sonden e echo transrektale. Sherben per te perjashtuar kancerin e prostates.

Cistoskopia. Me ane te saj behet kqyerja direkte e uretres dhe e brendesise se vezikes urinare me ane te nje sonde fleksibile te holle dhe e paisur me nje kamere.

Studimi urodinamik. Percakton presionin ne brendesi te vezikes gjate urinimit dhe vlereson se sa mire funksionojne muskujt e vezikes.

Pielografi intravenoze ose CT Scaner. Me ane te ketyre zbulohen gure ne traktin urinar, tumore ose blokime mbi nivelin e vezikes urinare.

Shkaqe te tjera te mundeshme qe japin simptoma urinare

Probleme qe mund te shkaktojne simptoma urinare te ngjashme me ato te zmadhimit te prostates jane:

  • Guret e vezikes
  • Infeksionet e vezikes dhe te traktit urinar
  • Diabeti
  • Probleme neurologjike
  • Inflamacioni i prostates (prostatiti)
  • Kanceri i prostates
  • Hemoragjia ose tromboza cerebrale
  • Cregullime neuromuskulare
  • Ngushtimi uretres
Trajtimi

Per trajtimin e zmadhimit beninj te prostates ekzistojne opsione te shumllojshme sic jane mjekimi me medikamente, kirurgjia e zakonshme dhe kirurgjia minimal invasive. Zgjedhja e trajtimit me te mire per cdo person varet nga disa faktore si: sa te bezdiseshme jane simptomat urinare, sa e madhe eshte prostate, semundje te tjera shoqeruese, mosha sidhe preferenca e pacientit. Nese simptomat nuk jane shume shqetesuese, pacienti mund te vendose te mos trajtohet dhe te prese per te pare nese shenjat do te perkeqesohen me kalimin e kohes.

Trajtimi me medikamente

Perdorimi i medikamenteve eshte trajtimi me i zakonshem ne rastet e prostatave qe paraqesin simptoma te moderuara. Per kete qellim perdoren medikamentet e me poshteme:

Alfa blokuesit. Keta relaksojne muskujt e qafes se vezikes urinare dhe fibrat muskulare te prostates duke lehtesuar urinimin. Alfablokuesit nuk kurojne zmadhimin e prostates por lehtesojne simptomat. Ne kete grup perfshihen: terazosin, doxazosin (Cardura), tamsulosin (Omnic), alfuzosin (Xatral), dhe silodosin (Rapaflo).

Alfablokuesit veprojne shpejt, brenda nje ose dy ditesh rritet fluksi i urines dhe rrallohet urinimi. Ato mund te shoqerohen me nje situate te pademshme qe quhet ejakulacion retrograd qe do te thote se sperma kthehet mbrapa ne veziken urinare ne vend te dale jashte penisit.

Frenuesit e 5-alfa reduktazes. Keto medikamente zvogelojne prostaten me anen e ndryshimit te hormoneve qe marin pjese ne rritjen e saj. Ketu hyjne finasteridi (Proscar) dhe dutasteridi (Avodart). Ato veprojne me mire ne prostatat shume te medha dhe rezultatet konstatohen mbas disa javesh ose muajsh. Keto mund te shkaktojne efekte ansore seksuale si impotenca, ulje e deshires seksuale ose ejakulacion retrograde.

Mjekimi i kombinuar. Marja e dy medikamenteve te mesiperme, alfablokuesit dhe frenuesit te 5-alfa reduktazes, ne te njejten kohe eshte me efikase se marja e tyre vec e vec.

Tadalafil (Cialis). Ky perdoret zakonisht per trajtimin e impotences por mund te perdoret gjithashtu edhe ne trajtimin e zmadhimit te prostates. Ai mund te perdoret ne kombinim me alfablokuesit.

Trajtimi kirurgjikal

Mjeku mund te rekomandoje nderhyrje kirurgjikale kur medikamentet nuk japin rezultat ose ne rastet me simptoma te forta. Ekzistojne disa lloje kirurgjie per zmadhimin e prostates. Vendimi per te gjetur llojin e kirurgjise varet nga disa faktore si madhesia e prostates, ashpersia e simptomave, gure ne vezike, nga paisjet qe ka kirurgu ne dispozicion, etj.

Cdo lloj i kirurgjise se prostates mund te shkaktoje efekte anesore si p.sh. ejakulacion retrograde, pamundesi per kontrollin e urines (incontinence), dhe impotence.

Kirurgjia standarte

Ne kete grup perfshihen:

Rezeksioni transuretral i prostates (TURP). TURP eshte nje teknike kirurgjikale qe perdoret rendome ne urologji per trajtimin e zmadhimit beninj te prostates. Dekadat e fundit kjo eshte quajtur si standart i arte. Nepermjet cistoskopit, urologu perdor nje tel ne forme laku e cila lidhet me rryme elektrike per te prere prostaten ne forme fetash deri ne heqjen e plote te saj. Ne menyre efektive ajo heq pjeset e prostates qe kane bllokuar daljen e urines. TURP kryet me anestezi regionale ose te pergjitheshme. i semuri qendron ne spital mesatarisht 2 ose 3 dite. Komplikacionet jane: hemoragjia, mombajtja e urines,ejakulacioni retrograde (kthimi mbrapsh i spermes ), sidhe rralle probleme me erreksionin.

Incizioni transuretral i prostates (TUIP). Konsiston vetem ne nje prerje te prostates qe te paksohet trysnia e saj ne kanalin e urines. Kjo eshte nje metode mini invasive dhe perdoret ne prostatat e vogla.

Mjekimi me rreze lazer. Konsiston ne perdorimin e rrezeve lazer per te realizuar prerje ose per te hequr prostaten. Perparesia ndaj TURP konsiston ne perqindjen me te ulet te komplikacioneve.

Terapia transuretrale me mikrovale (TUMT). Konsiston ne perdorimin e energjise se mikrovaleve per te shkateruar nje pjese te prostates me ane te nxehtesise.

Kirurgjia e hapur. Kjo eshte metoda me e vjeter. Urologu ben nje prerje te lekures se pjeses se poshteme te barkut duke aritur deri tek prostata dhe duke e hequr teresisht ate brenda kapsules se saj. Ky operacion perdoret gjithmone e me rrelle dhe rezervohet per prostata shume te medha ose kur jana te shoqeruar me gure te vezikes urinare.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 3535 herë.
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten