Dërguar nga:

Rezeksioni Transuretral i Prostates (TURP) (Pjesa e parë)

Rezeksioni Transuretral i Prostates ( TURP) eshte nje nga menyrat kirurgjikale qe perdoret per kurimin e zmadhimit beninj te prostates (shkurt nga anglishtja BPE ose BPH) e shoqeruar me simptoma urinare nga ato mesatare deri ne te renda.

TURP kryet me ane te nje instrumenti te kombinuar viziv-kirurgjikal (rezektoskop) qe futet nga maja e penisit ne uretren (tubi nepermjet te ciles kalon urina nga vezika urinare duke u derdhur jashte). Uretra rrethohet ne pjesen fillestare nga prostata.

Zmadhimi i prostates ben qe te reduktohet diametri i uretres, si rezultal veshtiresohet kalimi i urines. Me ane te rezektoskopit hiqet prostate copa copa duke bere qe uretra te zgjerohet dhe urina te kaloje lirisht duke zbrazur veziken urinare.

TURP eshte nje nga metodat me efikase per trajtimin e simptomave urinare te shkaktuara nga BPH. Per te percaktuar se cila metode trajtimi eshte me e mira per paciente te vecante, mjeku merr parasysh sesa te renda jane simptomat, ne se ka probleme te tjera me shendetin, sidhe madhesia dhe forma e prostates.

Pse duhet bere TURP

TURP ndihmon ne reduktimin e simptomave te shkaktuara nga zmadhimi i prostates (BPH).

Shenjat urinare te shkaktuara nga BPH jane:

  • Urinimi i shpeshte dhe me urgjence
  • Veshtiresi ne fillimin e urinimit
  • Urinim te ngadalte dhe te gjatur
  • Urinim te shpeshte gjate nates
  • Ndalim dhe rifillim i urinimit
  • Ndjenja e mos zbrazjes teresisht te vezikes
  • Infeksione te traktit urinar
  • Pamundesi per te urinuar

TURP gjithashtu mund te behet per trajtimin ose parandalimin e komplikacioneve nga bllokimi i urines si rezultat i:

  • Infeksioneve te perseritura te traktit urinar
  • Demtime te veshkave ose vezikes urinare
  • Pamundesi per te kontrolluar urinimin (inkontinence)
  • Gure ne vezike
  • Urinim me gjak ne menyre te perseritur

TURP eshte procedura me e zakonshme ne trajtimin e BPH megjithese ka edhe procedura te tjera trajtimi. TURP sidhe metodat e tjera shoqerohen me rreziqe dhe komplikacione qe duhet te diskutohen me mjekun.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 134 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten