Dërguar nga:

Semundja hidatike e melcise (Pjesa e parë)

Semundja shkaktohet nga Ekinokoku granuloz dhe ekinokoku alveolar.

Shperndarja gjeografike

Ekinokoku granuloz gjendet kryesisht ne ne vendet ne te cilat jane te pranishme kullotat e deleve, vende qe merren me blegtori dhe ku lejohen te perdoren te brendshmet e kafsheve. Keto zona perfshijne Europen Jugore, Lindjen e mesme, Australi, Zelanden e Re ne vecanti ne Qipro, Greqi, Spanje. Ne Shqiperi gjendet kryesisht ekinokoku granuloz.

Ekinokoku alveolar gjendet ne Europen Qendrore, Rusi, USA.

Semundja shkaktohet nga forma larvale ose kistike e parazitit Echinocosus granulosus bujtes i perhershem dhe i rregullt i te cilit eshte qeni. Njeriu, delja, gjethet jane bujtes te ndermjetem.

Cikli biologjik

Njeriu infektohet nga fecet e qenit kryesisht ne femijeri. Qeni infektohet duke ngrene te brendshmet e deles qe permbajne kistet hidatike.Skolekset qe gjenden ne kiste ngjiten ne zorren e holle te qenit duke u shnderruar ne parasite te rritur (tenia) qe i ngjiten paretit te zorres. Cdo shirit cliron rreth 500 veze ne zorre. Fecet e infektuara te qenit ndotin livadhet dhe zonat e kullotave dhe rritjes se kafshve e ne kete menyre vezet gelltiten nga delet, derrat dhe nga gjedhet.

Vezet ngjiten dhe ne qimet e qenit nga te cilat njeriu mund te infektohet si nga kontakti direct ashtu dhe duke ngrene bimet e infektuara. Vezet kane nje mbeshtjellje kitinoze e cila tretet nga lengjet gastrike. Vezet e sapo cliruara kalojne permes mukozes se zorres dhe nepermjet venes porta arrijne ne melci, ku merr origjinen kisti i rritur. Rreth 70 % e kisteve vendosen ne melci. Disa veze kalojne pertej melcise dhe zemres dhe arrijne ne shtratin kapilar pulmonar, ku formojne kistet pulmonare. Prandaj disa veze arrijne qarkullimin sistemik duke u bere keshtu shkak per formimin e kisteve te shpretkes, trurit dhe te kockave.

Klinika

Ekinokoket zhvillohen ne hepar ne menyre kistike, ato zhvillohen ngadale dhe mbeten asimptomatike per nje kohe te gjate. Shenja te tjera klinike perfshijne:

  • dhimbje e shurdhet dhe e mbytur ne kuadratin e siperm te djathte dhe ndonjehere nje ndjenje e tendosjes abdominale
  • hepatomegali
  • ikter
  • ethe

Fig:1 ekzaminim ekografik ku paraaqitet kist ekinokoku ne hepar.

Kistat e ekinokokut granoluz kane strukture me tri membrana:

  1. Membrana germinale {embrionale}
  2. Membrana endokistike
  3. Membrana ektokistike

Fig 2. Kist multilokular ne hepar

Komplikacionet
  1. Ruptura intraperitoneale sjell si pasoje shumimin e kistave ne brendesi te kavitetit peritoneal me pasoje obstruksionin intestinal dhe tendosjen abdominale. Kistat mund te rupturohen dhe ne brendesi te rrugeve biliare me pasoje sherimin apo ikterin kolestatik me kolangit recidivant.
  2. Infeksioni. Invadimi sekondar i mikro-organizmave patogjene qe pasojne rupturimin e kistit ne duktuset biliare shkakton abces piogjenik.
  3. Alergjia hidatike. Likidi kistik permban nje protein te huaj qe sensibilizon bujtesin. Ky fakt mund te shkaktoje nje shok te rende anafilaktik por me shpesh shkakton nje urtikarie qe perseritet.
  4. Perhapje ne organet e tjera. Kistat mund te shihen ne mushkeri, veshke, shpretke, tru kocka,ovare, por tek njeriu infeksioni masiv eshte i rralle.
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 70 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Imazheri
Komente nga lexuesit

E nderuar doktoresha ! Me duhet tè kundèrshtoj idenè tuaj , se nè Shqiperi tè ketè forma tè ekinokokut alveolar . Èshtè gabim tè ngatèrrohet terminologjia e ekinokokozès multiple me ekinokokozèm multilokulare . Janè dy specie tè ndryshme dhe qè zhvillohen nè bujtès tè ndryshèm .

Dërguar nga Viktor Qereshniku, më 14 Janar 2014 në 15:20

E nderuar doktoreshe.babai im vuan nga melcia.nena e tij nga kjo semundje vdiq dhe a eshte trashegimtare kjo?ai ka kaluar te verdhzen ne gjuhen popullore,nuk ka shkuar tek doktori por e ka mjekuar ne fshat tek nje plake.ai shpeshhere ka kuptje trupi dhe tension te larte 20 me 10.si shpjegohet kjo?jam shum e merzitur per kete fakt.ju lutem me informoni

Dërguar nga fjoralba, më 10 Maj 2014 në 09:25
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten