Dërguar nga:

Kanceri i pankreasit (Pjesa e katërt)

Ndonjëherë kanceri mund te mos hiqet komplet. Por ne qofte se tumori bllokon duktusin biliar të përbashkët ose duodenit, kirurgu mund të krijojë një kalim anësor duke vendosur një stend biliar( tamam si stendet që zhbllokojnë arteriet e zemrës) gjate ERCP-se. Stendi është një tub i vogël dhe i holli plastike ose metali që ndihmon të mbaje hapur duktusin ose duodenin.

Radioterapia, përdor rreze me energji të lartë për të vrarë qelizat kancerogjene. Në makine drejton rrezatimin në bark. Radioterapia mund të bëhet e vetme, ose me kirurgjinë, kimioterapinë ose të gjitha bashkë.

Radioterapia është terapi lokale. Ajo dëmton qelizat kancerogjene vetëm në vendin ku bëhet rrezatimi. Për radioterapinë, pacienti shkon ne spital ose klinik 5-dite ne jave për disa javë më radhë.

Doktori përdor rrezatimin për të dëmtuar qelizat e mbetura kancerogjene në vendin e kirurgjisë. Gjithashtu rrezatimi përdoret për të lehtësuar dhimbjen dhe problemet e tjera të shkaktuara prej tumorit.

Kimioterapia është përdorimi i ilaçeve për të vrarë qelizat kancerogjene. Gjithashtu përdoret dhe për të lehtësuar dhimbjet dhe problemet e tjera të shkaktuara prej tumorit. Mund te jepet e vetme, me rrezatim, ose me kirurgji dhe rrezatim.

Kimioterapia është terapia terapi sistemike. Ilaçet jepen nëpërmjet injektimit në venë. Pasi ilaçi kalon në qarkullimin e gjakut, ai përhapet në të gjithë trupin. Zakonisht kimiterapia nuk kërkon hospitalizim. Ajo mund të kryhet në spital, klinik ose zyrat e doktorëve ose në shtëpi. Megjithatë, në varësi të llojit të medikamentit të përdorur, gjendjes shëndetësore të pacientit, pacienti mund të këtë nevojë për hospitalizim.

Efektet anësore të mjekimit

Meqenëse mjekimi i kancerit dëmton qelizat e shëndetshme, efektet e padëshirueshme janë të shpeshta. Këto efekte varen nga shume faktorë duke përfshire llojin dhe zgjatjen e trajtimit. Efektet anësore mund të mos jenë të njëjta për çdo person, dhe ato mund të ndryshojnë nga një mjekim tek tjetri. Grupi mjekësor do ti shpjegojë pacienteve efektet anësore dhe do ti ndihmoje sesi ti menaxhojnë ato.

  • Kirurgjia, e kancerit te pankreasitështë operacion i madh dhe pacientit i nevojitet të qëndroje në spital për disa dite. Pacienti mund të ndihet i lodhur dhe i dobët. Disa kanë nevojë të qëndrojnë në regjim shtrati ne shtëpi për një muaj. Efektet anësorë të kirurgjisë varen nga lloji i operacionit, gjendja shëndetësore e pacientit para operacionit dhe nga faktorë të tjerë. Shumë paciente kanë dhimbje për ditë me rrallë pas ndërhyrjes. Pacienti duhet të flasë me doktorin ose infermieret për dhimbjet dhe ato mund te mbahen nen kontroll me ilaçe kundra dhimbjes.
  • Heqja e një pjese ose e tërë pankreasit mund të bëje të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë grupi mjekësor mund te hartoje një plan diete dhe të përshkruajë medikamente që ndihmojnë në lehtësimin e diarresë (barkkëqijtë), dhimbjeve, krampeve(dhimbje të forta),dhe ndjesisë sikur je i fryre. Gjate konvaleshencës nga kirurgjia doktori kontrollon me kujdes dietën dhe peshën e pacientit. Si fillim, pacienti mund të marri vetëm lëngje intravenoze dhe ne to ti vendosen lende ushqyese ekstra ose te ushqehet nëpërmjet sondës gastrike. Ushqimet solide (të ngurta) vendosen gradualisht në dietë.
  • Pas kirurgjisë pacienti nuk ka enzima pankreatike dhe hormone në nivel të mjaftueshme. Ato që nuk kanë insulinë të mjaftueshme mund të bëjnë diabet. Kështu që lind nevoja që mjeku të përshkruaje në trajtim insulinë, hormone të tjera dhe enzima.
  • Radioterapia, mund të shkaktoje lodhje të tepërt tek pacientet. Shplodhlja është shumë e rëndësishme për to, por mjeket zakonisht rekomandojnë që pacienti të qëndrojë aktivë sa më shumë të mundet.
  • Kur pacienti kryen radioterapi, lëkura në vendin kur kryhet rrezatimi bëhet e kuqe, e thatë dhe e ndjeshme.
  • Radioterapia ne bark mund te shkaktoje nauze(ndjesia e te vjellit), te vjella, diarre dhe probleme të tjera me tretjen.
  • Për shumë pacient efektet anësore të radioterapisë largohen menjëherë pasi ajo mbaron.
  • Kimioterapia. Efektet anësore të kimioterapisë varen nga lloji i medikamentit që përdoret, dozat dhe sa shpesh jepet. Më tepër, siç çdo lloj mjekimi tjetër, efektet anësore variojnë nga një pacient tek tjetri.

    Kimioterapia sistemike ndikon menjëherë në ndarjen e qelizave nga trupi, duke përfshire dhe qelizat e gjakut. Qelizat e gjakut luftojnë infeksionin, ndihmojnë gjakun të mpikset dhe transportojnë oksigjenin në të gjitha pjesët e trupit. Kur medikamentet kundra kancerit dëmtojnë qelizat e shëndosha të gjakut, pacientët jenë të pa mbrojtur ndaj infeksioneve, mund të gjakosin lehte dhe të kenë më pak energji. Qelizat e rrënjëve të flokut dhe qelizat e mukozës se traktit tretës mund të shpërbehen menjëherë dhe si rrjedhoje pacienti mund të ketë rënie floku, humbje oreksi, të vjella, diarre dhe ulcera në gojë.

Zakonisht këtë efekte largohen ngadalë gjate periudhës se përmirësimit midis trajtimit ose pasi trajtimi ka mbaruar.

Prognoza (ecuria)

Kur kanceri i pankreasit hiqet me kirurgji mund te pritet shërimi. Megjithatë, niveli i shërimit është e pak se 50%. Pas kirurgjisë zakonisht jepet kimioterapia dhe radioterapia për të rritur nivelin e shërimit. Për kancerin pankreatik që nuk mund të hiqet plotësisht me kirurgji ose kanceri që është përhapur në organe e tjera, momentalisht kurimi është i pamundur.

Komplikacionet

Kanceri i pankreasit mund të rezultojë me humbje peshe, tromboza të gjakut, çrregullime të funksionit të mëlçisë, dhimbje dhe depresion. Simptomat si dhimbja mund të kontrollohen vetëm me terapi shumë agresive qetësuese.

Parandalimi

Nuk duhet te pini duhan, ushqehuni me diete me fruta, zarzavate, drithëra dhe kryeni ushtrime fizike në mënyrë të rregullt.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 476 herë
Komente nga lexuesit

Shume e bukur kjo e shpjegon Shume te qarte te gjithen

Dërguar nga marjo, më 23 Shtator 2014 në 09:39

Artikull shume informues,qe shpjegon qarte semundjen, menyrat e ekzaminimit e kurimit te tij.Si dhe pritshmerine nga terapite qe aplikohen.Efekte anesore qe jane individuale dhe qe gjejne zgjidhje ne bashkpunim me mjekun.duhen respektuar dietat ushqimore, aktivitet fizik, optimizem dhe me pas e ka ne dore zoti.

Dërguar nga Donika Thaka, më 20 Prill 2016 në 18:09
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten