Dërguar nga:

Kanceri i pankreasit (Pjesa e tretë)

  • Ekzaminim fizik- Shihet lëkura dhe sytë për zverdhje. Kontrollohet barku për ndryshime rreth zonës së pankreasit, mëlçisë dhe fshikëzës se tëmthit. Gjithashtu behet kontroll për prani të ascitit( grumbullim dhe shtim jonormal i lëngjeve në bark).
  • Analiza laboratorike – mund të bëhen analiza të gjakut, urinës dhe feçeve për të kontrolluar për bilirubinen dhe substancave të tjerave. Bilirubina është një substance që kalon nga mëlçia në fshikëzën e tëmthit tek zorra e hollë. Në qoftë se duktusi biliar i përbashkët bllokohet nga tumori, bilirubina nuk mund të bëj rrugën që bën normalisht. Bllokimi i vijueshmërisë mund të rrisë nivelet e bilirubinës në gjak, urine dhe feçe. Nivelet e larta të bilirubinës mund të tregojnë për kancer ose për situate jo kanceroze.
  •  Skaner CT (tomografi e kompjuterizuar) – Makina e rrezeve X është e lidhur me kompjuterin dhe në këtë mënyre krijojnë imazhe të detajuara të pankreaist organeve dhe vazave të gjakut të barkut.
  •  Ultrasonografia- Ky ekzaminim nëpërmjet ultratingujve jep imazhe të pankreasit dhe të organeve të tjera që ndodhen në abdomen(bark).Imazhet që krijohen nga një organ me tumor janë të ndryshme nga ato të organeve të shëndosha. Procedura me ultratinguj mund të jetë eksterne (e jashtme) dhe interne e brendshme:
  •  Eko abdominale: Për të marrë imazhe të pankreasit  doktori përdor sondën me ultratinguj sipër barkut..
  • Ekoja endoskopike(EUS) Në EKO-n endoskopike(EUS) një transmetues valësh është vendosur në maje të endoskopit fleksibel. Duke futur skopin nga goja në ezofag dhe pastaj në stomak (endoskopi e traktit të sipërm tretës) mund të merren imazhe me kualitet të lartë të pankreasit dhe organeve perreth.
  • Kolangio-pankreatografia endoskopike retrograde (ERCP): - faza e parë e ekzaminimit kryhet njësoj si gastroskopia dhe kur mjeku ka arritur në fillimin e zorrës së hollë ai injekton një ngjyrues te veçante i cili qëndron përkohësisht në duktuset e sistemit biliar. Pas injektimit merren imazhe me rreze-X të cilët tregojnë nëse duktuset janë të ngushtuar apo bllokuar prej tumoreve apo situatave të tjera.
  • Koliangografia transhepatike perkutane( PTC) Injektohet një ngjyrues nëpërmjet një ageje të holle nga lëkura drejt mëlçisë. Ky ngjyrues kalon në duktuset(kanalet) biliare duke i bërë të dukshëm në grafi(rrezet X). Nëpërmjet kësaj procedure doktori mund të shohë nqs ka bllokime prej tumorit apo situatave të tjera.
  •  Biopsia – në disa raste merren disa copa qelizash prej tumorit dhe shihen nga anatomopatologu (doktori i specializuar për ekzaminimin e qelizave) me mikroskop për pranin e qelizave kancerogjene dhe llojin e tyre. Marrja e qelizave mund të bëhet me disa mënyra të cilat janë;
    • Nëpërmjet një ageje e cila futet direkt në mëlçi dhe tërheq qeliza prej saj. Në këtë procedure doktori përdor rrezet X(grafin) ose ultratingujt (eko-n) për drejtim
    • Mënyre tjetër është gjatë procedurës së Kolangiografia endoskopike retrograde (ERCP) ose ekos endoskopike (EUS). - Tjetër mënyrë është me kirurgji të hapur.
Stadifikimi

Ne momentin që diagnostikohet kanceri i pankreasit, doktorit i duhet të dije stadin, përhapjen e sëmundjes për të hartuar planin e trajtimit. Stadifikimi është një procedure e kujdesshme në bazë të cilës vendosen skemat e trajtimit. Stadimfikim do të thotë vlerësim i kancerit për madhësinë në qoftë se është përhapur dhe cilat organe të tjera ka prekur.

Trajtimi
  • Shume paciente me kancer te pankreasit duan të kenë një pjesëmarrje aktive në marrjen e vendimeve për zgjedhjen e trajtimit. Megjithatë tronditja pas diagnostikimit me kancer mund tua beje atyre te vështire marrjen e vendime për këtë arsye prania dhe ndihma e familjareve është e rëndësishme.
  • Kanceri i pankresit është i vështire për tu mbajtur në kontroll me mjekimet e sotme për këtë arsye mjeket i shtyjnë pacientet të behën subjekt për studime klinike. Studimet klinike janë mundësi të rëndësishme për njerëzit në të gjitha stadet e kancerit të pankreasit.
  • Kanceri i pankreasit mund të mjekohet vetëm kur kapet në stadet e hershme përpara se ai të përhapet në organet e tjera. Megjithatë janë të mundshme trajtime të tjera për të mbajtur në kontroll sëmundjen duke i siguruar pacientit zgjatje të jetës. Kur kura ose kontrolli i sëmundjes janë të pamundura doktori dhe pacienti zgjedhin mjekimin paliativ. Mjekimi paliaitv ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës duke kontrolluar dhimbjet dhe problemet e tjera të shkaktuara prej sëmundjes, por nuk kuron sëmundjen.
  • Pas diagnostikimit me kancer të pankreasit doktori ju dërgon tek onkologu, mjek i specializuar në trajtimin e kancerit. Specialistet që trajtojnë kancerin e pankreasit mund të jenë; kirurgu onkolog, onkolog rrezatimi. Në përgjithësi mjekimi fillon disa jave pas diagnostikimit, pasi pacienti ka marre informacionet e duhura rreth sëmundjes dhe bashke me doktorin kane vendosur mënyrën e trajtimit.
Metodat e trajtimit

Njerëzit me kancer te pankreasit mund të kenë një sërë metodash trajtimi. Në varësi të llojit dhe stadit, kanceri i pankreasit mund të trajtohen me kirurgji, terapi me rreze, ose kimioterapi. Disa pacient bëjnë terapi të kombinuara.

Kirurgjia mund të bëhet e vetme ose të kombinohet me rrezatim dhe kimioterapi. Dhe kur diagnostikohet, vetëm 20% e kacereve të pankreasit mund të hiqen me kirurgji. Procedura standarde e kirurgjisë quhet pankreatikoduodenektomi.

Shtrirja e kirurgjisë varet nga lokalizimi dhe madhësia e tumorit, stadi i sëmundjes dhe nga gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit. Një përshkrim i shkurtër i procedurave te kirurgjisë:

  • Procedura Whipple: Në qoftë se tumori është në kokën e pankreasit, kirurgu heq pjesën e kokës se pankreasit dhe një pjesë të zorrës së hollë, duktusit biliar dhe stomakut. Gjithashtu mund të heqë dhe indet përreth tumorit.
  •  Pankreatektomi distale: Kirurgu heq pjesën e trupit dhe të bishtit të pankreasit nqs tumori ndodhet në këto pjesë. Gjithashtu kirurgu heq dhe shpretkën.
  •  Pankreatektomi totale: Kirurgu heq komplet pankreasin, pjese të zorrës së hollë, një pjese të stomakut, duktusin e përbashkët biliar, fshikëzën e tëmthit, shpretkën dhe limfonodulat përreth.
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 464 herë
Komente nga lexuesit

Shume e bukur kjo e shpjegon Shume te qarte te gjithen

Dërguar nga marjo, më 23 Shtator 2014 në 09:39

Artikull shume informues,qe shpjegon qarte semundjen, menyrat e ekzaminimit e kurimit te tij.Si dhe pritshmerine nga terapite qe aplikohen.Efekte anesore qe jane individuale dhe qe gjejne zgjidhje ne bashkpunim me mjekun.duhen respektuar dietat ushqimore, aktivitet fizik, optimizem dhe me pas e ka ne dore zoti.

Dërguar nga Donika Thaka, më 20 Prill 2016 në 18:09
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten