Dërguar nga:

Kanceri i pankreasit (Pjesa e dytë)

Disa faktorë risku janë:
  • Mosha: - Mundësia e zhvillimit te kancerit pankreatik rritet me moshën. Shumica e tyre ndodhin mbi moshën 60-vjeç.
  •  Duhani - duhanpirësit janë 2-3 here më të predispozuar se jo duhanpirësit për të zhvilluar kancer te pankreasit.
  •  Diabetët – Kanceri pankreatik ndodh me shpesh tek njerëzit që vuajnë nga diabeti se sa tek ata që nuk vuajnë.
  • Gjinia mashkull – me kancer pankreatik janë diagnostikuar më shumë meshkuj se femra.
  • Historia familjare – risku për të zhvilluar kancer pankreasi 3-fishohet kur mamaja, babai, motra, vëllai i personit kanë pasur këtë sëmundje. Gjithashtu historia familjare për kancer te kolonit (zorrës) ose ovareve(vezoreve) rrit riskun për kancer pankreasi..
  • Pankreatiti kronik - Pankreatikti kronik është situate e dhimbshme e pankreasit. Disa studime kanë treguar që pankreatiti kronik rrit riskun për kancer të tij.
  • Studime të tjera kanë sugjeruar se ekspozimi ndaj disa kimikateve në vendet e punës ose dieta e pasur me yndyrna mund të rrisin shanset për të pasur kancer të pankreasit.
  • Shume njerëz me faktor risku të njohur nuk bëjnë kancer të pankreasit. Nga ana tjetër, njerëzit që zhvillojnë kancer të pankreasit nuk kanë faktor risku të njohur . Njerëzit që mendojnë se kane faktor risku mund të konsultohen me mjekun e tyre. Ata mund t’ju sugjerojnë mënyra për të ulur risqet dhe t’ju japin për të kryer analizat përkatëse.
Simptomat(shenjat)

Kanceri pankreatik shpesh herë quhet "sëmundje e heshtur" sepse shpesh kanceri pankreatik në stadet fillestare nuk tregon asnjë shenjë.

Por kur kanceri rritet dhe zhvillohet simptomat(shenjat) mund të përfshijnë:

  • Lodhje
  • Dhimbje barku
  • Diare (Barkqitje)
  • Depresion
  • Humbje të oreksit
  • Dispepsi
  • Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut ose mbrapa
  • Nauze ose të vjella
  • Verdhez
  • Dhimbje mesi
  • Zverdhje te lëkurës, syve dhe urinim me ngjyre te erret
  • Humbje ne peshe
  • Feçe të ç’ngjyrosura
  • Tromboflebite ose trombe të pashpjegueshme

Këto simptoma nuk janë të sigurta të kancerit pankretik. Probleme të tjera gjithashtu mund të shkaktojnë këto simptoma(shenja). Çdo njeri me shenja duhet të takojë patjetër doktorin në mënyra që problemet të trajtohet sa më herët të jetë e mundur.

Diagnostikimi

Në qoftë se pacienti ka simptoma(shenja) që sugjerojnë për kancer te pankreasit, për doktorin është e rëndësishme historia mjekësore. Doktori mund të kërkoje disa procedura ku përfshihen:

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 428 herë
Komente nga lexuesit

Shume e bukur kjo e shpjegon Shume te qarte te gjithen

Dërguar nga marjo, më 23 Shtator 2014 në 09:39

Artikull shume informues,qe shpjegon qarte semundjen, menyrat e ekzaminimit e kurimit te tij.Si dhe pritshmerine nga terapite qe aplikohen.Efekte anesore qe jane individuale dhe qe gjejne zgjidhje ne bashkpunim me mjekun.duhen respektuar dietat ushqimore, aktivitet fizik, optimizem dhe me pas e ka ne dore zoti.

Dërguar nga Donika Thaka, më 20 Prill 2016 në 18:09
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten