Dërguar nga:

Kanceri i pankreasit (Pjesa e parë)

Çfarë është kanceri pankreatik?

Kanceri pankreatik është tumor i pankreasit. Pankreasi është organ që ndodhet thelle në bark midis stomakut dhe shtyllës kurrizore. Pankreasi rrethohet nga mëlçia, zorra e holle dhe organe të tjera. Ai është i gjate rreth 15 cm dhe ka formën e bananes. Pjesa e gjerë e pankreasit është koka, pjesa e mesme trupi dhe pjesa më e holle bishti.

Pankreasi prodhon insuline dhe hormone të tjera. Hormonet kalojnë në qarkullimin e gjakut dhe udhëtojnë në të gjithë trupin tonë. Ato e ndihmojnë këtë të fundit të përdorë ose të ruajë energji që vijnë prej ushqimeve. Si psh: insulina ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.

Pankreasi gjithashtu prodhon një lëng që quhet lëngu pankreatik, i cili përmban enzima qe ndihmojnë në tretjen e ushqimit.

Pankreasi i nxjerr lëngjet e tij nëpërmjet një sistemi tubash (duktusesh) që drejtohen në duktusin biliar të përbashkët. Duktusi biliar i përbashkët derdhet në duoden(zorrën dymbëdhjetë gishtore) që është fillimi i zorrës së hollë.

Kancer përmbledh një grup sëmundjesh tumorale malinje.

Të gjithë llojet e kacereve nisin në qelizë. E cila është njësia themelore e jetës. Qelizat së bashku formojnë indet, indet së bashku formojnë organet dhe organet së bashku përbejnë trupin. Normalisht, qelizat rriten dhe ndahen duke formuar qeliza të reja sipas nevojave të trupit.

Kur qelizat plaken dhe vdesin, ato zëvendësohen prej qelizash të reja. Ndonjëherë ky proces i rregullt prishet. Qeliza të reja formohen kur trupi nuk ka nevoje për to, ose qelizat e plakura nuk vdesin kur ato duhet të bëjnë këtë gjë. Këto qeliza të tepërta mund të formojnë një mase indi që quhet një rritje ose tumor.

Tumoret mund te jene beninje ose malinje;
  • Tumoret beninje nuk janë kancerozë. Zakonisht doktori mund ti heqë ato dhe në të shumtën e rasteve ato nuk përsëriten pas heqjes. Qelizat prej tumorit beninj nuk përhapen në indet përreth dhe as në organet e tjerë të trupit. Më e rëndësishmja nuk janë kërcënuese për jetën.
  • Tumoret malinje janë kancerogjenë. Ato janë shumë serioze dhe kërcënues për jetën. Qelizat kancerogjene të këtyre tumoreve përhapen në indet përreth dhe në organet e tjera të trupit. Gjithashtu qelizat kancerogjene mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut dhe në sistemin limfatik. Nëpërmjet kësaj mënyre qelizat kancerogjene përhapen nga tumori primar duke krijuar tumore në organet e tjera të trupit. Kjo lloj përhapje kanceri quhet metastaza.
  • Zakonisht kanceri pankreatik fillon në duktuset (kanalet) ku kalon lëngu pankreatik. Kanceri i pankreasit mund të quhet kancer pankreatik ose carcinoma pankreatike.
  • Kur kanceri i pankreasit përhapet(metastazon) qelizat kanceroze shpesh janë gjetur në nyjet limfatike pranë. Në qoftë se kanceri i ka arritur këto nyje, do të thotë që qelizat kanceroze mund të jenë përhapur në nyje të tjera limfatike ose në inde të tjera siç janë mëlçia ose mushkëritë. Ndonjëherë kanceri i pankreasit përhapet ne peritoneum (indi që mbështjell organet e barkut).

Kur kanceri përhapet nga ai origjinali në pjesë të tjera të trupit, tumori i ri ka të njëjtat qeliza jo normale dhe të njëjtin emër si tumori primar. Për shembull% nëse kanceri i pankreasit përhapet në mëlçi, kanceri në mëlçi ka të njëjtat qeliza kanceroze si ato të pankreasit dhe trajtimi bëhet si kancer i pankreasit dhe jo i mëlçisë.

Kanceri pankreatik: Kush është i rriskuar?

Shkaku i vërtete nuk është i njohur. Është më i shpeshte tek meshkujt se sa tek femrat dhe risku rritet me rritjen e moshës.

Është më i shpeshtë tek duhanpirësit dhe tek njerëzit obezë (mbipeshe).

Pothuajse 1/3 e kancerit pankreatik gjendet tek duhanpirësit. Gjithsesi është e qartë që nuk është sëmundje ngjitëse. Askush nuk mund të marre kancerin nga një person tjetër.

Kërkimet kane treguar që njerëzit me disa faktore risku janë më të predispozuar të zhvillojnë kancer te pankreasit. Faktor risku është çdo gjë që rrit mundësin e një personi të zhvilloje sëmundje.

faqe    1 2 3 4
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 17048 herë.
Komente nga lexuesit

Shume e bukur kjo e shpjegon Shume te qarte te gjithen

Dërguar nga marjo, më 23 Shtator 2014 në 09:39

Artikull shume informues,qe shpjegon qarte semundjen, menyrat e ekzaminimit e kurimit te tij.Si dhe pritshmerine nga terapite qe aplikohen.Efekte anesore qe jane individuale dhe qe gjejne zgjidhje ne bashkpunim me mjekun.duhen respektuar dietat ushqimore, aktivitet fizik, optimizem dhe me pas e ka ne dore zoti.

Dërguar nga Donika Thaka, më 20 Prill 2016 në 18:09
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten