Dërguar nga:

Ekzemat (Pjesa e parë)

Ekzemat (dermatitis apo pezmatimi i lekures) prek rreth një në çdo pesë individ te pakten njehere gjate jetes se tyre. Shkaqet jane te shumellojshme duke nisur nga kontakti me cfaredolloj produkti kimik me lekuren (materiale ndertimi, pastrues te ndryshem kimik), produktet kozmetike (shampo, kremra, make up etj), kontakti me cfaredolloj materiali (veshje, metale, dru), kontakt me bimet apo me kafshet etj

Termi qe perdoret gjeresisht eshte ekzeme ose me thjeshte pezmatim i lekures (skuqje e saj). Ekzema mund të jetë akute ose kronike ose të dyja bashke.

  • Gjate Ekzemes akute lekura skuqet, enjtet ka prurit (kruajtje) dhe mundet edhe te krijohen vezikula te mbushura me leng seroz.
  • Ne Ekzemen kronike lekura eshte e kuqe e erret e kufizuar pergjithesisht me lekuren e e shendoshe e trashe dhe shpeshhere edhe me skuama te vogla te bardha (copeza te imta lekure te shkeputura)

Pasi eshte shfaqur ekzema nje faktor i cili mund të provokojë apo përkeqësoj ne pezmatimin e lëkurës eshte stresi psikologjik, me sa duket nga mekanizmat e shtypjes normale imunitare.

Disa lloje ekzemash me te hasura ne praktiken klinike.

Ekzema atopike

Ekzema atopike (ose rrjebulla) është pezmatim kronik i lëkurës që është shumë e zakonshme në fëmijët, por mund të ndodhë në çdo moshë. Ajo është e njohur edhe si ekzemë, dermatit atopic dhe neurodermatitis. Kjo është forma më e zakonshme e dermatitit.

Ekzema atopike zakonisht ndodh në njerëz të cilët kanë një tendencë atopike, prirje gjenetike per te qene alergjik dhe mund te shfaqet se bashku me fenomene respiratore alergjike, astma dhe riniti alergjik. Shpesh keto patologji jane familjare, femija mund te kete njerin prej prinderve, vella ose moter alergjik nga patologjite qe permendem me siper. Një histori familjare per astma, ekzemë ose rinit alergjik është veçanërisht e dobishme në diagnostikimin e ekzemës atopike në foshnjat.


Ekzema atopike nuk është ngjitëse! Ajo lind për shkak të bashkëveprimit kompleks të faktorëve gjenetikë dhe faktorve te mjedisit te jashtem. Këto përfshijnë defektet ne funksionin normal mbrojtes te lekures e duke e bërë ate më të ndjeshme ndaj kontaktik me faktor te jashtem specifik si detergjent, shampo, veshje (lesh ose sintetike) dhe irritues të tjerë ne kontakt me lekuren, apo ndryshime jo specifike si ndryshimet e motit, temperatura. Lekura ne egzemen atopike eshte e skuqur e enjtur, me luspa te kuqe pa kufij te qarte me lekuren e shendoshe.

Trajtimi i egzemes atopike duhet te filloje qe ne marrjen e masave te thjeshta si: perdorimi i veshjeve te pambukut, perdorimi i laresve te bute pa permbajtje aromatike, dhe aplikimi pomadave zbutesve te lekures, kremrave dhe pomadave te prodhuara posacerisht per kete problem kur keto nuk japin efekt duhet drejtuar dermatologut tuaj per te perdorur per nje kohe te shkurter pomade me permbajtje kortizoni gjithmon nen kujdesin e mjekut dermatolog.

Kam degjuar shpesh nena te reja te cilat te keshilluar nga nenat dhe vjerrat e tyre te thone te mos e mbyllesh rrjebullen ne lekure por ta lesh te kulloje sepse shfaqet brenda ne organizem, ky mendim eshte shume i gabuar, ekzema atopike duhet te mjekohet dhe trajtohet vazhdimish ne menyre kronike sepse lenia e patrajtur e saj con ne mbiinfeksione bakteriale te cilat e acarojne dhe veshtiresojne edhe me shume trajtimin e saj.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 190 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Dermatologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten