Dërguar nga:

Ozon-Terapia, mjekësi alternative e shkëlqyer (Pjesa e dytë)

Insuflimi rektal

  • Është administrimi i ozonit nëpërmjet zorrës së trashë, e cila ka një rrjet të fuqishëm me enë gjaku cka lejon kalimin e shpejtë të ozonit në gjak.
  • Efektet sistemike janë të njëjta me ato të Autohemoterapisë madhore.
  • Është mënyrë e thjeshtë dhe pa dhimbje e marrjes së ozonit me efekte sistemike.

Injeksionet intramuskulare

  • Injeksioni intramuskular i ozonit afër hernies diskale përmirëson oksigjenimin, bllokon kaskadën inflamatore dhe qetëson dhimbjen shiatike.
  • Në ditët tona kjo është e vetmja terapi e aftë të riparojë diskun e sëmurë duke nxitur revaskularizimin e indeve të prekura.
  • Në mbarë botën ky aplikim modern, i suksesshëm dhe i sigurt po zëvendëson kirurgjinë e hernies diskale.

Injeksionet subkutane (nën lëkurë)

  • Është injeksioni nën lëkurë i ozonit.
  • Shumë i dobishëm në trajtimin e cellulitit, acneve, rrudhave, strieve të barrës, etj.
  • I dobishëm dhe në trajtimin e dhimbjes, kur injektohet në pikat e akupunkturës (chemical acupuncture).

Injeksionet intraartikulare

  • Është injeksioni i ozonit në kycin (artikulacionin) e sëmurë.
  • Ky aplikim bllokon mahisjen (inflamacionin) dhe fibrozën lokale, përmirëson oksigjenimin dhe pakëson dhimbjen.
  • Ozon-terapia redukton shumë kohën e rehabilitimit në sëmundjet osteo-artikulare dhe disa herë eviton operacionin.
  • Përdoret në rastet me artroza, artrite, bursite, tendinite, etj.

Aplikimi topikal (ozone bagging)

  • Është insuflimi direkt i ozonit mbi lëkurën e sëmurë.
  • Nxit shërimin e indit duke vrarë bacteriet dhe rritur fluksin e gjakut në zonën e prekur.
  • Mjet i fuqishëm për trajtimin e ulcerave kronike dhe infeksio-neve të lëkurës.

Vaji i ozonuar

  • Është mënyra më e mirë për të ruajtur efektet terapeutike të ozonit (deri në dy vjet nëqoftëse ruhet në frigorifer).
  • Ka efekt të fuqishëm germicid (vret mikrobet, viruset, funget), shton fluksin e gjakut në lëkurë, përmirëson turgorin e lëkurës dhe mbështet balancën e antioksidantëve në zonën e prekur.
  • I aplikuar direkt mbi lëkurë bën cudira në trajtimin e infeksio-neve dhe crregullimeve të lëkurës.
Sa seanca duhen që ozone-terapia të veprojë?

Duhen të paktën 10 seanca (një cikël).

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 301 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Anesteziologji
Komente nga lexuesit

Jo kisha lut nje numer kontakti kam nevoj per ket terapi numri jem 044143786 me respekti. Me te madh ju mirpres

Dërguar nga ismet sopa, më 05 Shkurt 2017 në 06:14

Përshendetje:bazuar në këtë publikim,kamë filluar të përdor vajin e ozonit dhe për pakë ditë (5)jamë duke vrejtur një përmirësim.Mirëpo do të doja që të marrë një këshillë profesionale se si duhet të trajtohët plaga(si të pastrohët me çfarë mjete dhe sa herë në ditë duhet të ndrrohet fasha).
Me respekt:Zefki Gashi

Dërguar nga zefki gashi, më 10 Prill 2017 në 12:31

Pershendetje Z.Shefki. Plaga pastrohet paraprakisht me uje te ozonuar, i cili pergatitet nga ozon-terapisti dhe duhet aplikuar brenda 30 minutash.

Përgjigje nga Dr. Ilir Agastra, më 11 Prill 2017 në 00:19

Përshendetje:
U falenderohëm për përgjigjëjen në komentin tim.
Desha ta pyes Dr.Ilir Agastra,për mënyrën e aplikimit të vajit të Ozonit në plagë dhe sa herë në ditë duhët lyer plaga?.
U falenderohëm dhe të gjitha të mirat.
Zefki Gashi-Prizren

Dërguar nga zefki gashi, më 13 Prill 2017 në 07:56

Te lutem me thuaj po kapilaret si mund ti heq

Dërguar nga iris, më 07 Korrik 2017 në 11:14

Te lutem mundesh te me kthesh pergj per pyetjen si mundem ti heq kapilaret .Respekte

Dërguar nga iris, më 09 Korrik 2017 në 13:26

Pershendetje. Mund ti zhdukni kapilaret me ozon-terapi. Nr tel 0682320734. Gjith te mirat

Përgjigje nga Dr. Ilir Agastra, më 10 Korrik 2017 në 08:50

Prsh.
Sa kushton nje seance ozon terapie dhe ku ndodheni ?

Dërguar nga Erblina, më 01 Tetor 2017 në 02:14

Pershendetje,a ndihmon terapija me ozon per sherimin e gangrenes,sa kushton nji seance dhe sa seanca duhet marr afersisht? Faleminderit!

Dërguar nga Atfete, më 21 Qershor 2019 në 10:02

Pershendetje. Ozonoterapia ndihmon ne sherimin e gangrenes. Numri i seancabe varion shume: nga 20 deri ne 50. Ne nje seance kombinohen disa aplikime te ozonit prandaj dhe cmimi eshte rreth 5000 lek

Përgjigje nga Dr. Ilir Agastra, më 23 Qershor 2019 në 05:19

Jame i ineresuar per bisede . Amundesh te flasim ne telefon ? Faleminderit

Dërguar nga Avni Beqiri, më 17 Korrik 2020 në 11:23

Patjeter. Nr i tel 0682320734

Përgjigje nga Dr. Ilir Agastra, më 17 Korrik 2020 në 13:43
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten