Dërguar nga:

Ozon-Terapia, mjekësi alternative e shkëlqyer (Pjesa e parë)

Çfarë është ozoni?

Ozoni është një molekulë me tre atome Oksigjeni. Emri i tij vjen nga Greqishtja ku fjala “ozein” do të thotë “bie erë, ka aromë”. Ozoni është zbuluar nga një kimist Gjerman (Ch.F. Schonbein) në vitin 1848. Në temperaturë dhome, ai është një gaz pa ngjyrë me një erë karakteristike (e ngjashme me atë që ndjehet pas shtrëngata-ve, në lartësi të mëdha ose buzë detit). Ozoni mjekësor përgatitet vetëm nga oksigjeni i pastër (mjekësor).

Si vepron Ozoni?

Ozoni ka disa karakteristika të veacanta që e bëjnë një mjet të fuqishëm trajtimi:

  • Ozoni bën që ruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet) të cojnë më shumë oksigjen drejt indeve. Në këtë mënyrë rivendoset oksidimi normal i sheqerit dhe rritet prodhimi i molekulave me energji të lartë (ATP).
  • Stimulon ruazat e bardha të gjakut (leukocitet) të prodhojnë më shumë mole-kula mbrojtëse (interleukina, interferon, TNF) për të luftuar infeksionet.
  • Rrit elasticitetin e eritrociteve, oksidon dhe zbërthen pllakëzat atherosklerotike, zgjeron enët e vogla të gjakut. Këto veti përdoren për të trajtuar shumë sëmu-ndje të qarkullimit.
  • Ozoni stimulon sistemin antioksidant të trupit, prandaj dhe shumë sëmundje të stresit oksidativ kronik (Diabetes Mellitus, Artriti Rheumatoid, Hypertensioni) mund të kontrollohen me ozone-terapi.
  • Shumica e mikrobeve që shkaktojnë sëmundje janë forma anaerobe të jetës. Ato nuk kanë enzima mbrojtëse antioksidante, prandaj nuk mund të përballoj-në sulmin e ozonit.
  • Të njëjtin shpjegim ka dhe efekti antineoplazik i ozonit. Ai gjithashtu redukton efektet anësore të chemotherapisë, radioterapisë dhe dhimbjen kanceroze.
  • Ozoni stimulon proceset shëruese të organizmit, prandaj është i dobishëm në plagë që mezi shërohen (ulcera diabetike, ulcera varikoze, gangrena, plagë postoperatore, djegie, fistula, fissura, etj)
  • Ozoni është një detoksikues i shkëlqyer. Kur oksigjeni i mjaftushëm arrin cdo qelizë, kjo fillon të oksidojë toksinat e formuara prej vitesh si pasojë e proce-seve jetësore, ndotjes, ushqimeve të gabuara dhe jetës sedentare! Trupi gjen kështu frymëmarjen e një ajri të pastër dhe pastron vetveten nga të gjitha toksinat.
  • Efekti antiinflamator dhe analgjezik e bën ozonin mjaft të dobishëm në trajti-min e shumë lloj dhimbjesh (dhimbje koke, dhimbje mesi, dhimbje kycesh, dhimbje neuropatike, etj).
  • Rinimi është pasojë e shtimit të molekulave me energji të lartë (nga oksidimi aerob i sheqerit) dhe clirimit në tru të kimikateve të vecanta; ato mund të sjellin ndryshimet pozitive të sjelljes dhe rrisin entusiazmin.
A është kjo një terapi e re?

Në fakt ozone-terapia nuk është një terapi e re. Ajo është përdorur gjërësisht për të trajtuar plagët gjatë Luftës I dhe II Botërore. Aparatet që jepnin përqë-ndrime ekzakte të ozonit dhe materialet ozone-rezistente u shpikën në vitet 50’. Kjo i dha hov të madh kërkimeve dhe përdorimit të gjërë të ozonit në mjekësi. Ozoni është mjaft popullor në vende si Gjermania, Rusia, Italia, Franca, Cuba, Meksika, India, Kina, Turqia, etj.

A ka efekte anësore?

Ozone-Terapia është e sigurt. Në një studim të bërë nga Shoqata Gjermane e Ozone-Terapisë, 644 terapistë kishin trajtuar 384,775 pacientë, me një total prej 5,579,238 aplikimesh ozoni. Vetëm në 40 raste pati efekte anësore. Pra një incidencë 0.000007% për aplikim. Ozoni është provuar të jetë terapia më e sigurt që ka ekzistuar ndonjëherë.

Mënyrat e administrimit të ozone-terapisë

Autohemoterapia madhore (AHTma)

  • Është marrja e një sasie gjaku venoz (50-100 ml) nga pacienti e cila pasi ozonohet me dozën përkatëse të ozonit i rijepet atij intravenoz.
  • Numri i seancave 10-20. Frekuenca 1-3/jave
  • Doza rritet cdo 5 seanca
  • Permiresimi klinik duket midis seances 5 dhe 10.

Autohemoterapia minore (AHTmi)

  • Është marrja e një sasie të vogël gjaku (5-10 ml), e cila pasi ozonohet i injektohet pacientit intramuskular. Masa e gjakut të ozonuar mpikset në muskul duke krijuar një lloj autovaksine.
  • Ky aplikim jep një stimulim të përgjithshëm dhe aktivizim të imunitetit jospecifik.
  • Shumë e dobishme në alergji dhe cregullimet autoimune.
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 4991 herë.
Artikuj të tjerë ne specialitetin Anesteziologji
Komente nga lexuesit

Jo kisha lut nje numer kontakti kam nevoj per ket terapi numri jem 044143786 me respekti. Me te madh ju mirpres

Dërguar nga ismet sopa, më 05 Shkurt 2017 në 06:14

Përshendetje:bazuar në këtë publikim,kamë filluar të përdor vajin e ozonit dhe për pakë ditë (5)jamë duke vrejtur një përmirësim.Mirëpo do të doja që të marrë një këshillë profesionale se si duhet të trajtohët plaga(si të pastrohët me çfarë mjete dhe sa herë në ditë duhet të ndrrohet fasha). Me respekt:Zefki Gashi

Dërguar nga zefki gashi, më 10 Prill 2017 në 12:31

Pershendetje Z.Shefki. Plaga pastrohet paraprakisht me uje te ozonuar, i cili pergatitet nga ozon-terapisti dhe duhet aplikuar brenda 30 minutash.

Përgjigje nga Dr. Ilir Agastra, më 11 Prill 2017 në 12:31

Përshendetje: U falenderohëm për përgjigjëjen në komentin tim. Desha ta pyes Dr.Ilir Agastra,për mënyrën e aplikimit të vajit të Ozonit në plagë dhe sa herë në ditë duhët lyer plaga?. U falenderohëm dhe të gjitha të mirat. Zefki Gashi-Prizren

Dërguar nga zefki gashi, më 13 Prill 2017 në 07:56

Te lutem me thuaj po kapilaret si mund ti heq

Dërguar nga iris, më 07 Korrik 2017 në 11:14

Te lutem mundesh te me kthesh pergj per pyetjen si mundem ti heq kapilaret .Respekte

Dërguar nga iris, më 09 Korrik 2017 në 13:26

Pershendetje. Mund ti zhdukni kapilaret me ozon-terapi. Nr tel 0682320734. Gjith te mirat

Përgjigje nga Dr. Ilir Agastra, më 10 Korrik 2017 në 13:26

Prsh. Sa kushton nje seance ozon terapie dhe ku ndodheni ?

Dërguar nga Erblina, më 01 Tetor 2017 në 02:14

Pershendetje,a ndihmon terapija me ozon per sherimin e gangrenes,sa kushton nji seance dhe sa seanca duhet marr afersisht? Faleminderit!

Dërguar nga Atfete, më 21 Qershor 2019 në 10:02

Pershendetje. Ozonoterapia ndihmon ne sherimin e gangrenes. Numri i seancabe varion shume: nga 20 deri ne 50. Ne nje seance kombinohen disa aplikime te ozonit prandaj dhe cmimi eshte rreth 5000 lek

Përgjigje nga Dr. Ilir Agastra, më 23 Qershor 2019 në 10:02

Jame i ineresuar per bisede . Amundesh te flasim ne telefon ? Faleminderit

Dërguar nga Avni Beqiri, më 17 Korrik 2020 në 11:23

Patjeter. Nr i tel 0682320734

Përgjigje nga Dr. Ilir Agastra, më 17 Korrik 2020 në 11:23
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten