Dërguar nga:

Kanceri i gjirit (Pjesa e parë)

Kanceri i gjirit eshte nje kancer qe zhvillohet ne indin glandular, ai ndahet ne dy tipe kryesore:

  • Karcinoma duktale ( qe zhvillohet ne duktuset laktifere), pjesa me e madhe te kancereve te gjirit jane te ketij lloji.
  • Karcinoma lobulare zhvillohet ne lobulin e gjirit, pjese qe prodhon qumeshtin.

Kanceri i gjirit mund te jete invaziv dhe joinvaziv ( invaziv –eshte shperndare nga duktuset laktifere ose lobulet ne pjesen tjeter te gjirit, joinvaziv – do te thote qe nuk eshte shperndare ne pjesen tjeter te gjirit, ky i fundit eshte quajtur ndryshe “ in situ”).

Pjesa me e madhe e kancereve te gjirit jane sensitive ndaj estrogjenit,qe do te thote qe hormoni i estrogjenit shkakton rritjen e kancerit te gjirit. Keto tumore kane receptore estrogjeni ne siperfaqen e qelizave te tyre. Ato quhen kancere me receptore estrogjeni pozitive ose kancer ER pozitive.

Nje pjese e grave kane kancer gjiri te quajtur HER2-pozitiv. HER2 i referohet nje gjeni qe ndihmon qelizat te rriten, te ndahen dhe te riparohen. Kur qelizat ( perfshire qelizat kancerogjene) kane shume kopje te ketij gjeni ato rriten me shpejt. Grate me kancer HER2 pozitiv kane semundje me agresive dhe nje rrisk me te larte per rekurrence sesa grate qe nuk e kane kete tip.

Gjithesesi kjo mund te ndryshoje ne saje te mjekimeve specifike kunder HER2. Nje ne tete gra preket nga kanceri i gjirit.

Faktoret e riskut per kancer gjiri jane:

faktore te cilet nuk mund te ndryshohen si :

  1. mosha me rritjen e moshes ritet incuidenca e kancerit te gjirit.
  2. gjenet nese personi eshte mbartes i mutacionit gjenetik BRCA 1 dhe BRCA 2.
    (Mbartja e ketyre gjeneve e rrit probabilitetin per kancer gjiri me 80%.)
  3. faktore personale si fillimi i menstruacioneve nen moshen 12 vjec ose fillimi i menopauzes pas moshes 55 vjec.

Faktore te tjere rrisku per kancer gjiri jane lindja e femijes se pare pas moshes 30 vjec, duhani dhe alkoli, eshte pare dhe nje lidhje midis perdorimit te kontraceptiveve orale dhe kancerit te gjirit.

Shenjat e kancerit te gjirit jane:

  1. Nje gjenderr apo kokerr e prekshme ne gji.
  2. Ndryshim i madhesise apo formes se gjirit.
  3. Rrjedhja nga gjiri.

Nisur nga keto nje rendesi te vecante ka dhe vetekzaminimi i gjirit. Vetekzaminimi i gjirt eshte nje mundesi e mire per te zbuluar kancerin e gjirit ne faza te hershme.

Gjate vetekzaminimit te gjirit duhet te keni parasysh:

  • bejeni zakon te vetekzaminoni gjirin tuaj cdo muaj ne menyre qe te familjarizoheni me menyren se si duket dhe preket gjiri juaj.
  • Vetekzaminimi behet disa dite pas ikjes se ciklit menstrual ( dite ne te cilat gjiri eshte me pak i dhimbshem e me pak i enjtur). Nese nuk keni me perioda zgjidhni nje dite te muajit qe mund te mbahet mend me lehtesi si psh: dita e pare e muajit apo dita e fundit e muajit.

Hapat qe duhen ndjekur gjate vete-ekzaminimit.

Hapi i I-re. Filloni me shikimin e gjirit tuaj nderkohe qe qendroni perpara pasqyres, me shpatullat drejt dhe duart ne mes.

Ju duhet te vleresoni madhesin, formen dhe ngjyren e gjirit tuaj.

Nese vereni nje nga ndryshimet e meposhtme drejtohuni menjehere prane mjekut.

  • Thellim, fryrje, rrudhje te lekures.
  • Thithi ka nderruar pozicion ( ai eshte futur brenda ne vend qe te jete i dale jashte).
  • Skuqje, enjtje.
   
faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 248 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Onkologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten