Dërguar nga:

Infertiliteti (Pjesa e parë)

Infertiliteti përkufizohet si dështimi për të konceptuar (pavarsisht shkaqeve) pas 1 viti mardhëniesh të pambrojtura.

Infertiliteti prek afërsisht 10-15 % të çifteve në moshën riprodhuese. Zhvillimi i shpejte ne kete fushe te mjekesise ka bere qe te gjenden gjithmone e me shume shkaqe te kesaj semundje.

Në shoqëri ku u jepet prioritet zhvillimit të karrierës profesionale, disa gra e vonojnë lindjen e fëmijve deri në të 30-tat ose më vonë. Si rezultat këto gra mund të kenë më shumë vështirësi për të konceptuar dhe një risk më të madh për aborte.

Në gra më të mëdha se 35 vjeç, është mirë të bëhet një vlerësim i plotë pas 4-6 muajsh përpjekjesh për të konceptuar sepse përgjigja e tyre ndaj trajtimit mund të jetë suboptimale për shkak të uljes së rezervës ovariane.

Përparësitë e mëdha në trajtimin e infertilitetit kanë bërë të mundur që shumë çifte të kenë fëmijë me asistencë mjekësore, pavarsisht origjinës së problemit që mund të jetë prej faktorit mashkull ose femër. Përparësitë në teknikat e ruajtjes së kulturës kanë rezultuar në përmirsimin e shkallës së shtatzanisë duke përdorur teknologjitë e riprodhimit të asistuar (ART).

Etiologjia e infertilitetit

Riprodhimi kërkon bashkëveprimin dhe integritetin e trakteve riprodhues mashkullor dhe femëror të cilët përfshijnë (1) lëshimi i oociteve normale preovulatore, (2) prodhimi i mjaftueshëm spermatozoidve, (3) transportimi normal i gametave për në pjesën ampulare të tubit të Fallopit (ku ndodh fertilizimi), dhe (4) transporti pasues i embrioneve të ndara në kavitetin endometrial për implantimin dhe zhvillimin.

Infertiliteti shkaktohet nga faktorët mashkull dhe/ose femër. Faktorët mashkull dhe femër llogariten secili për rreth 35 % të rasteve. Shpesh, ekziston më shumë se një faktor, me kombinim të faktorëve mashkull e femër që shkaktojnë 20 % të infertilitetit. Në 10 % të rasteve të mbetura etiologjia është e panjohur dhe këta kategorizohen si infertilitet i paspjeguar ose çifte normal infertil (NIC).

Faktorë të tjerë të mënyrës së jetesës që lidhen me një risk të lartë të infertilitetit përfshijnë faktor ambjental dhe profesional; efektet toksike që lidhen me duhanin, marjuanën, ose droga të tjera; ushtrim fizik i tepruar; diet jo e përshtatshme që jep shtim ose rënie ekstreme të peshës; dhe mosha e madhe.

Faktori femër të infertilitetit

Faktorët fermëror të infertilitetit mund të ndahen në disa kategori: cervikal ose uterinë, ovarian, tubar, dhe të tjerë.

Faktori cervikal i infertilitetit

Faktori cervikal i infertilitetit mund të shkaktohet nga stenoza ose anomali të bashkëveprimit mukus-sperm. Cerviksi uterinë luan një rol kryesor në transportin dhe kapacitimin e spermës pas marrdhënies. Faktori cervikal llogaritet në rreth 5-10 % të infertilitetit. Prodhimi dhe karakteristikat e mukusit cervikal ndryshojnë në varësi të përqëndrimit të estrogjenit ne gjak gjatë fazës folikulare të vonë.

Në fillim të ciklit menstrual, mukusi cervikal është i pakët, viskoz, dhe shumë qelizor. Mukusi formon një strukturë si rrjetë që nuk lejon kalimin e spermës. Sekretimi i mukusit rritet gjatë fazës së mesme folikulare dhe arrin maksimumin e tij afërsisht 24-48 orë para ovulimit.

Përqëndrimi i ujit dhe kripës rritet, duke ndryshuar karakteristikat fizike të mukusit. Mukusi bëhet i hollë, i ujshëm, bazik, joqelizor, dhe elastik për shkak të rritjes së përqëndrimit të NaCl.

Infertiliteti . Ndryshime të os cervicalis gjatë ciklit menstrual. Imazhe nga Jairo E. Garcia, MD. Infertiliteti . Mukus i pastër cervikal preovulator. Imazhe nga Jairo E. Garcia, MD. Infertiliteti. Modeli si fier i mukusit preovulator. Imazhe nga Jairo E. Garcia, MD.

Në këtë moment, mukusi vetë- organizohet, duke formuar mikro- kanale kështu që spermatozoidi mund të kalojë nëpër të. Gjatë këtij udhëtimi, spermatozoidi i vete- nënshtrohet aktivizimit dhe kapacitimit. Gjithashtu mukusi vepron si filtër për spermatozoidet anormal dhe për mbeturinat qelizore prezente në semen.

Sekretimi i mukusit mund të alterohet nga ndryshimet hormonale dhe medikale, veçanërisht ilaçe si clomiphene citrate, i cili redukton prodhimin. Hypoestrogjenizmi mund të shkaktojë trashje të mukusit cervikal, gjë që dëmton kalimin e spermës.

Stenoza cervikale mund të shkaktojë infertilitet duke bllokuar kalimin e spermës nga cerviksi për në kavitetin intrauterinë. Stenoza cervikale mund të jetë me etiologji kongenitale ose e fituar, duke rezultuar nga ndërhyrjet kirurgjikale, infeksionet, hypoestrogjenizmi, dhe terapia rrezatuese.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 100 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Embriologji Klinike
Komente nga lexuesit

Pershendetje. Doktor Unëjam 40 vjeqe dhe kam problem me cikel mujor, cikli i pare me eshte lajmeru ne moshen 12 vjeqe , me ka mbajt 7 dite pastaj 6 muaj kam pa pauz pas kesaj pause 6 mujore deri ne moshen 15 vjeqe kam pasur cikel te rregullt,por pas kesh moshe kam pas qregullime nga tre muaj ka ndodh qe edhe 8 muaj nuk kam pas cikel , gjat kohes se ciklit gjaku nuk ka qene ngjyre te kuqe por ndonjehere ka qene ngjyre kafe ne forem e dheut. Ne vitin 2005 isha ne pushime ne bregdet diten e pare isha me cikel dhe 5 dite nuk jam hy ne uje pas 5 dite jam hy ne uje dhe me eshte leshu gjakderdhja, dhe qe nga ajo kohe cikli vjen qdo 30 dite deri ne 35. Pas kesaj me jan shfaqur qimet ne ftyre , per kete kam perdore diana 35 por me jan rritur transaminazat dhe e kam nderpreh me pas kam fillu me perdore jasmina por i kam nderpreh per arsye se me shkruan pesh shum te madhe. Vlen te ceket se testosteronin e kam pasur 94 kurse Vlera normale ishte 0.09 deri ne 0.55 e une kam arrit ne vleren 0.88. Perveq ketyre kam edhe Cyste ,DG.diff:folikul

Dërguar nga Lindita Teneqja, më 17 Janar 2018 në 07:32

Pershendetje Znj. Teneqeja,
Nese deshira juaj eshte per te pasur nje femije atehere duhet te vini te flasim nga afer pasi jane gjera te cilat kane nevoje per sqarim.
Gjithe te mirat!

Përgjigje nga Dr. Marsel Haxhia, më 17 Janar 2018 në 08:34
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten