Dërguar nga:

Dhjamosja e thjeshte e melcise dhe steatohepatiti jo-etilik (Pjesa e tretë)

Prognoza ne NASH te patrajtuar

Sic u permend me siper, NASH, ne qofte se lihet i patrajtuar do te progresoje ne fibroze ose shpesh ne cirroze per 5-10 vjet ne 10 % te pacienteve. Disa studime e vendosin kete shifer ne nje shkalle me te larte se 40 %. Rreth 12 % e pacienteve, sidomos diabetiket, mund te vdesin brenda 10 viteve nga komplikacionet e semundjes hepatike. Megjithate, ne nje proporcion te madh te pacienteve, NASH ngelet beninj dhe nuk progreson ne stadet e fundit.

Duke mbajtur ne mendje qe, NASH mund te duket aq i shpeshte sa hepatiti kronik C dhe propabilisht ka nje rrisk te krahasueshem progredimi ne cirroze, ne nuk duhet te anashkalojme faktin qe, ndryshe nga hepatiti C, nuk gjendet terapi efektive per NASH. Kjo e ve prognozen e NASH ne nje drite thuajse te pafavorshme.

Ndersa pacientet me NASH kane nje mbijetese me te larte 5 dhe 10 vjeçare ne krahasim me pacientet me ASH, ata jane te reduktuar ne krahasim me popullatën normale. Keto te dhena ngelen ende subjekt konfirmimi.

Ne kohet e tanishme vetem pak grupe kerkimore jane duke studiuar manifestimet e ndryshme te heparit te dhjamosur. Keshtu statistikat e dhena nuk mund te konsiderohen definitive. Pavaresisht nga mospajtimet ne prevalencen e shifrave te raportuara nga qendra te ndryshme, megjithate eshte e qarte se, NASH eshte nje semundje e shpeshte dhe shpesh e anashkaluar, prognoza e se ciles duket te jete po aq e dyshimte sa ajo e steatohepatitit alkolik. Keshtu qe, sa here paraqiten paciente me nivel te larte dhe te zgjatur transaminazash, me faktore te siperpermendur te rriskut dhe nje mohim te besueshem te konsumimit sinjifikant te alkoolit, diagnoza e NASH duhet marre ne konsiderate.

Terapia

Prognoza e steatohepatitit jo etilik mbetet e paqarte. Keshtu qe qëllimi final i te gjitha masave terapeutike eshte ndalimi i progresionit te semundjes dhe ne qoftese eshte e mundur parandalimi i zhvillimit te cirrozes. Perderisa patogeneza e NASH eshte e panjohur terapia mbetet empirike dhe kufizohet ne trajtimin e gjendjeve te shoqeruara me NASH si diabeti mellitus, obeziteti dhe hiperlipidemia si dhe shmangien e agjenteve farmakologjike hepatotoksike.

Reduktimi i peshes trupore

Humbja e shpejtë, por edhe e ngadalte e peshes prej10-30 kg mund te reduktoje ose shpesh te normalizoje permbajtjen yndyrore te melcise ne pacientet mbi peshe. Reduktimi ne peshe trupore ne rreth 10 % te peshes fillestare te pacienteve eshte jashtzakonisht i dobishem ne permiresimin e parametrave laboratorike.

Nga ana tjeter reduktimi drastik i peshes mund te çoje ne fibroze portale dhe infalamacion. Trajtimi me efektiv eshte dieta me kalorazh te ulet e cila duhet mbajtur per nje periudhe te gjate kohe. Pacientet me diabet mellitus, me semundje kardiovaskulare apo çrregullime te metabolizmit lipidik kerkojne nje kujdes te vecante.

Dieta ditore e rekomanduar ne pacientet obeze me NASH fillon me 1200 kcal, dhe ne qofte se eshte inefektive kerkohet nje reduktim nga 600-800 kcal/ne dite. Proteina: 45-100 gr. ne dite, karbohidrate me pak se 100 gr. ne dite, yndyrna me pak se 10 gr. ne dite. Dobia e supresanteve te oreksit nuk eshte e konfirmuar. Preparate te tilla mund te jene te shoqeruara me efekte anesore pulmonare.

Terapia e diabetit mellitus

Diabetiket duhet te fillojne nje program dietetik dhe marrjen e menjehershme te mjekimit antidiabetik. Keto masa jane te rendesishme per diabetin por efektet e tyre ne NASH jane te pakonfirmuara. Ne eksperimentet ne minj obeze, agjentet antidiabetike (metformina) ushtruan nje influence pozitive ne NASH. Rezultatet ne njerez nuk jane akoma te vlefshme.

Terapia medikamentoze e NASH

Shume kerkime jane konsideruar te hapura, me nje numer te vogel pacientesh dhe kjo shtron me ngulm nevojen per kerkime te tjera. Agjentet farmakologjike qe jane perdorur ne trajtimin e NASH jane :

Clofibrate, e cila eshte gjetur te reduktoje permbajtjen trigliceride hepatike ne lepuj, eshte provuar inefektive ne paciente me NASH pas 1 vit terapie me 2gr clofibrate ne dite.

Gemfibrozil ul jo vetem trigliceridet e larta ne serumVLDL, por gjithashtu redukton mobilizimin e acideve te lira yndyrore nga indi adipoz periferik dhe perdorimi i tij ishte i shoqeruar me nje permiresim ne serum te transaminazave me nje doze 600 mg ne dite per 4 jave.

Ursodeoxycholic acid (UDCA) mund te jete i nevojshem ne trajtimin e NASH. Studimet e pacienteve me semundje biliare primare te heparit kane treguar se UDCA zhvendos acidet biliare hidrofobike, hepatotoksike nga pellgu i acideve biliare dhe ne vecanti kishte perparesi imunomodulatore, citoprotektive dhe antiapoptike.

Tre studime me nje numer total prej 78 pacientesh kane treguar se UDCA me nje doze 10-15 mg/kg peshe ne dite redukton ose shpesh normalizon AST ne 40 % te pacienteve dhe γ-GT ne 30 %,sidomos kur terapia me UDCA eshte e kombinuar me diete te ulur yndyrore. Ne vecanti UDCA redukton permbajtjen yndyrore ne hepar. UDCA paraqet nje permiresim te acideve biliare si dhe ka avantazin e mosshkaktimit te efekteve anesore ne pacientet me semundje biliare primare te heparit te cilet kane qene trajtuar per me shume se 11 vjet.

Betaine glucuronate rrit perqendrimin S-adenosylmethioninës (SAME) ne melci. SAME eshte nje perberes transmetilues, qe eshte shoqeruar me permiresim ne heparin e dhjamosur ne eksperimentet ne kafshe. Ne 8 pacientet me NASH, betaina me nje doze ditore 20 gr tregoi permiresim te transaminazave, te permbajtjes hepatike yndyrore, aktivitetit inflamator dhe fibrozes ne indin hepatik.

Alfa – tokoferoli (vit. E) dhe N-acetylcisteina (N-AC) jane respektivisht antioksidantet direkt dhe indirekt. Vitamina E kap radikalet e lira dhe ndalon shfaqjen e TNF-α, IL-6, IL-8, dhe shfaqen e genit qe kodon per kolagjenin hepatik. Ne 11 femije me NASH, vitamina E çoi në permiresimin e nivelit te transaminazave, dhe ne 8 adulte lejoi pakesimin ne TGF-β1 nje citokine qe luan nje rol kryesor ne fibrogjeneze. Studimet histologjike nuk jane akoma te vlefshme. N-AC eshte nje glutation i cili mbron kunder stresit oksidativ. Ne nje studim te 11 pacienteve me NASH, N-AC me nje doze 1 gr ne dite gjthashtu çoi në renien e nivelit te transaminazave.

Metronidazoli, nje agjent antibiotik efektiv kunder anaerobeve, eshte efektiv ne pacientet me NASH semundja hepatike e te cileve i dedikohet nje mbirritje bakteriale, sic mund te ndodhe ne rastin e nje divertikule te madhe duodenale ose pas bypass intestinal.

Përderisa patogeneza e steatohepatitit jo etilik mbetet e pa qarte, edhe skemat medikamentoze do të bazohen mbi bazen e informacioneve te tanishme, te mangeta, patogjenetike. Keshtu që edhe në trajtimin e te semureve tanë, ne u perqendruam pike se pari ne reduktimin e peshes trupore, madje kjo çoi ne normalizimi e parametrave laboratorike. Vetem ne dy raste aplikuam acidin ursodeoxycholic deri ne 6 muaj.

Permbledhje

NASH shpesh eshte nje semundje e nënvlerësuar. Prevalenca e NASH probabilisht i korrespondon asaj te hepatitit C, per shkak qe nje proporcion i madh i pacienteve me NASH jane etiketuar gabimisht alkoliste ose stadi terminal i semundjes eshte ngaterruar me cirrozen kriptogjene. Diagnoza e NASH mund te jete e vështirë dhe paraqet nje diagnoze perjashtimi.

NASH diferencohet nga steatohepatiti alkolik vetem me anë te mungeses se besueshme te alkolit. Histologjia zbulon degjenerimin yndyror, infiltratet inflamatore, fibrozen centrale dhe periportale, dhe ne fund cirrozen. Faktoret e rriskut per zhvillimin e NASH perfshijne obezitetin, tip 2 diabet mellitus, rezistencen insulinike, medikamentet dhe procedurat e ndryshme kirurgjikale ne traktin gastro-intestinal.

Nje rol central ne patogenezen e semundjes luan edhe derdhja dhe pastrimi hepatik i acideve te lira yndyrore dhe stresi oksidativ. Prognoza e NASH nuk eshte e ndryshme nga ajo e hepatitit alkolik dhe e hepatitit C, te cilat se bashku jane subjekt skemash terapeutike të sakta. Ne NASH masa me e rendesishme konsiston ne reduktimin e peshes trupore.

Provat paraprake te acidit ursodeoksikolik, antioksidanteve te ndryshem dhe statinave kane treguar rezultate premtuese por asnje konkluzion përfundimtar për meritat respektive nuk eshte ende i mundur.

Literatura

1. Bellentani S, Saccoccio G, Masutti F et al. Prevalence of and risk factors for hepatic steatosis in northern Italy. Ann Intern Med 2000; 132: 112-117.

2. Day C P, James OFW. Steatohepatitis: A tale of two “hits”? Gastroenterology1998; 842-845

3. Palmer M, Schaffner F. Effect of weight reduction on hepatic abnormalities in overweight patients. Gastroenterology 1990; 99: 1408-1413.

4. Raatziu V, Giral P, Charlotte F et al. Liver fibrosis in overweight patients. Gastroenterology 2000; 118: 1117-1123.

5. Wanless IR, Lentz JS. Fatty liver hepatitis and obesity: an autopsy study with analysis of risk factors. Hepatology 1990; 12: 1106-1110.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 116 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten