Dërguar nga:

Alkooli dhe alkoolizmi (Pjesa e dytë)

Ndermjet viteve te fundit te shekullit XIX dhe fillimit te shekullit te XX, perhapja e konsumit dhe abuzimi me pijet alkoolike eshte ndjere ne zhvillimet kulturore te shume vendeve. Ne vendet, ne te cilat ndalohej absolutisht perdorimi i pijeve alkoolike, sikurse ne shumicen e vendeve islamike, ka patur kontestime sociale dhe dehja eshte konsideruar e denueshme, por mundesia per te pire alkool, pa u dehur ishte nje motiv per tu mburrur.

Ne disa vende latine si Italia, Spanja, Porugalia, perdorimi i zakonshem i sasive te medha te alkoolit konsiderohet si turp ndersa nje konsum, qofte edhe i shtuar, por i kufizuar ne raste speciale (festa), zakonisht konsiderohet normal.

Ndermjet fundit te shekullit te XIX dhe fillimit te shekullit te XX filluan edhe tentativat e para per korrigjimin dhe trajtimin e alkoolisteve. Edhe ne kete rast kane qene ne pararoje SHBA, se bashku me disa shtete te Europes se Veriut, ku problemi ishte me i ndjeshem . 10 Qershori i vitit 1935 konsiderohet si data e themelimit te shoqerise te Alkoolisteve Anonime ne SHBA dhe mandej kjo u perhap ne te gjithe boten. Sipas historise te kesaj shoqerie kjo date korrespondon me diten ne te cilen Robert Smith, mjek dhe anetar i Grupit te Oxfordit, piu per here te fundit nje pije alkoolike, pas 30 ditesh pune me Bill Wilson, per te realizuar traktatin qe bente fjale per mos perdorimin e alkoolit. Grupi Oxford ka qene organizata e pare, e inspiruar nga Cristiano Evangelica, i perbere nga ish alkooliste qe u angazhuan ne luften ndaj alkoolizmit e quajtur Shoqeria e Alkoolisteve Anonime.

Pjesa e dyte e shekullit te XX dhe dhjetevjecari i pare i shekullit te XXI, kane qene karakterizuar nga njohja gjithnje dhe me e thelle, per mekanizmat e vartesise dhe abuzimit me alkoolin si edhe me patogenezen e demeve te provokuara nga alkooli, ne shume organe dhe inde te organizmit. Nga nje kendveshtrim tjeter, u theksuan strategjite dhe teknikat e propagandimeve tregtare gjithnje e me agresive, qe filluan te kondicionojne konsumin e pijeve alkoolike, duke zevendesuar zakonet dhe traditat. Autoritetet sanitare dhe administrative te shume vendeve kane vene ne jete, here pas here, masa kufizuese te konsumit te pijeve alkoolike, nepermjet informimit te konsumatoreve per demet qe mund t’i shkaktohen. Edhe ne keto raste, megjithate, jane regjistruar parregullsi nga nje vend ne nje tjeter.

Ne SHBA prej kohesh etiketat e pijeve alkoolike permbajne shenime per kujdesin dhe per demet qe ato mund te provokojne, ndersa ne vendet Europiane, si Italia, jo vetem qe keto perkujdesje nuk jane parashikuar, por percaktohen limite shume te gjera ne publikimin, e pijeve alkoolike ne rrjetet e komunikimit. Vetem here pas here, si pasoje e ndonje ngjarjeje dramatike, te provokuar nga abuzimi me alkoolin, mund te ngrihet ndonje ze qe u jep nje informacion me te zgjeruar konsumatoreve, per rreziqet relative nga konsumi i teperuar i pijeve alkoolike.

Historia e konsumit te alkoolit dhe pasojat e tij, e ka fillimin qe ne kohrat e lashta dhe nuk ka nje fund. Perdorimi i pijeve alkoolike provokon nje kenaqesi dhe kjo ben qe njeriu kerkon ne vetvehte nje ndjenje ndryshe. Prandaj tendenca per konsumin mund te tregoje shenja te reduktimit ne disa vende, por mbetet konstante apo shtohet ne vende te tjera, madje atje ku eshte e ndaluar absolutisht, vihen re shtime relative ne ate pjese te popullates, qe eshte ne risk si p.sh. ne adoleshentet dhe grate apo edhe ne te semuret.

Efektet e alkoolit mbi tonin dhe humorin

Perdorimi i pijeve alkoolike eshte nje kenaqesi. Pavaresisht nga efektet e ndryshme te provokuara nga birra, vera, alkooli, aperitivet dhe kokteilet e ndryshme nga doza dhe gradacionet alkoolike, eksperienca e pergjitheshme eshte qe, shumica ndjehen mire. Ne doza te moderuara, ndjehet nje efekt qetesues dhe nje sensacion mireqenieje. Ne nje traktat tjeter mjekesor, ne vitin 2002, alkooli pershkruhet si nje substance me te cilen mund te abuzohet lehte dhe se efekti i qetesise, euforise, ndjenja e mireqenies, etj., konsiderohen vetem si fillimi i problemeve: kerkojne te pijne per te patur keto ndjenja pozitive, por ky zakon krijon nje lidhje, qe do ti shoqeroje gjithe jeten, duke i provokuar demtime te renda organizmit te tyre.

Sic do te shikojme ne vijim, efektet e alkoolit ne tonusin dhe humorin si edhe ne menyren e sjelljes, shpjegohen me mekanizma, qe e kane zanafillen ne tru dhe ne vijim, duke perdorur pije alkoolike per nje kohe te gjate, krijohet nje vartesi nga alkooli, qe favorizon abuzimin. Vartesia eshte nje crregullim i menyres se sjelljes, qe nga nje gje e thjeshte dhe e zakonshme, arrihet ne nje kerkim te ekzagjeruar dhe patologjik, per te perftuar kenaqesine prej alkoolit. Keshtu arrihet ne patologji. Personi qe ka arritur vartesine, humbet mundesine e kontrollit te menyres se jeteses.

Vartesia nga alkooli

Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, alkoolistet “jane pijetare me nje vartesi alkoolike qe ka arritur nivele kaq te larta, sa qe manifestojne nje crregullim te theksuar fizik apo nje nderhyrje ne shendetin e tyre fizik dhe mendor, me reaksione qe ndjehen ne zhvillimin e tyre social dhe ekonomik, apo ne ato subjekte qe tregojne shenja fillestare te nje cfaqje patologjike“. Vartesia eshte pra nje aspekt kryesor i alkoolizmit dhe eshte ajo qe e transformon nje zakon te te jetuarit ne nje sindrom patologjik.

Mekanizmat e vartesise nga alkooli

Substancat me te cilat mund te abuzohet mund te jene “stimulante“ apo “Inhibues“ (frenuese). Kokaina eshte nder te parat, alkooli eshte i dyti. Nderkohe ka edhe substanca te tjera, me te cilat mund te abuzohet, si p.sh. nikotina apo kokaina, te cilat ndikojne ne receptoret specifike te sistemit nervor. Alkooli nuk ka nje receptor specifik qe mund te veproje, por fillojne mekanizma “transversale“, qe perfshijne shume sisteme te neuromediatoreve, molekula qe transmetojne stimujt ne sistemin nervor. (Bona 2002).

Dopamina eshte konsideruar si “mediatori i kenaqesise“, sepse ajo clirohet ne disa qendra te trurit. Clirimi i dopamines ne “nukleusin accumbens“ jep stimuj te ndryshem. Disa nga ato jane fiziologjike, si p.sh. ndjenja e urise, gjumit dhe aktivitetit seksual. Te tjerat jane sjellje, qe provokojne emocione te dhunshme, si lojra te rrezikshme apo marrja e ushqimeve dhe me pas vjellja e tyre. Kjo sjellje e fundit, eshte karakteristike qe lidhet me efektin e bulimise, nje crregullim i menyres se te ushqyerit. Edhe forma e abuzimit nga substance si alkooli, opiumet (kokaina, heroina) apo kanabisi (permbajtje hashish apo marijuana ekstrakte te cannabis sativa), te gjitha keto bejne qe te clirohet dopamine.

Shume studime kane treguar mekanizmat me ane te te cilave alkooli modifikon transmetimin e stimujve ku perfshihet dopamina(Tupala 2004; Soderpalm 2009; Koob 2011). Por mekanizmat biologjike te vartesise nga alkooli perfshijne edhe shume sisteme te tjere neuromediatore: ato te opiumeve endogene (Rodriguez-Arias 2010), te serotonines (Johnson 2004), te glutamines dhe te acidit gamma-aminobutirinik (GABA) (Colombo 2004; Bleich dhe Hillemacher 2009; Heinz 2009). Ne vecanti, duke u bazuar ne sistemin e transmetimit te GABA-s, perdorimi kronik i alkoolit pakeson funksionet receptore te acidit gamma-amino butirinik. (Koob 2011).

Por rrenjet biologjike te dipendences alkoolike nuk perfshijne vetem mediatoret e stimujve nervore. Eshte i perfshire edhe sistemi endokrin: me rruge eksperimentale eshte konfirmuar, qe mekanizmi i kontrollit te kryqezuar, qe lidhet me funksionet e hypotalamusit, hipofizes dhe te gjendrave mbiveshkore, jane te perfshira dhe qe prekin personat, qe kane krijuar vartesi nga alkooli. Me pak te njohura, por shume interesante jane efektet ne disa hormone si leptina, adiponectina, resistina dhe grelina, te cilat marrin pjese ne metabolizmin energjitik (ato qe kontrollojne konsumin e kalorive).

Informacionet, qe kemi paraqitur deri ketu, vene ne dukje dhe tregojne se sa te thella jane rrenjet e vartesise biologjike nga alkooli, brenda organizmit njerezor, sa komplekse jane mekanizmat e perfshira dhe kjo spjegon edhe veshtiresite, qe mund te hasen per rimekembje.

Nje substance – dy vartesi

Si edhe format e tjera te vartesise, edhe ajo nga alkooli, eshte nje semundje. Nje zakon i keq, mund te modifikohet me ane te nje motivimi te forte te subjektit dhe me ndihmen e nje ambjenti te favoreshem. Per te eliminuar vartesine nga nje substance me te cilen abuzohet, nuk mjafton vetem “forca e vullnetit“, por eshte e nevojshme edhe ofrimi i nderhyrjeve te ndryshme: qe nga mbeshtetja psikologjike dhe sociale, deri ne perdorimin e medikamenteve, kur kjo mendohet e nevojeshme. Motivimi i subjektit eshte kryesor per te luftuar vartesine, por me kete nuk mund te hiqet vlera e nderhyrjeve te ndryshme, sepse cdo mase e perdorur bie ne kundershti me disa fenomene qe mund te favorizojne vartesine .

Zakoni kronik i perdorimit te pijeve alkoolike, karakterizohet nga dy forma te vartesise: Nje vartesi “psikologjike” dhe nje “biologjike“. E para konsiston ne tendencen qe tregon personi, per te perseritur eksperiencat pozitive, qe ka jetuar nga perdorimi i alkoolit. Nese marrja e nje pije alkoolike e ka ndihmuar te lehtesoje nje gjendje te tensionuar pas nje dite pune te ngarkuar, apo e ka ndihmuar te dale nga nje gjendje ku eshte ndjere si i huaj, ne nje tjeter gjendje ku eshte ndjere mire dhe i kenaqur ne shoqeri, e shtyjne personin ta pelqeje edhe me shume pijen. Ne fazen e pare, kjo mund te jete vetem nje zakon, ne vijim individi ndjen gjithnje e me te forte, nevojen per te pire, nje nevoje jo normale, edhe nese vete personi nuk e percepton si te tille. Keto jane shenjat e para per te kaluar nga vartesia psikologjike ne ate biologjike.

Ka ndodhur qe marrja e vazhdueshme apo e perseritur e alkoolit, ka krijuar ne sistemin nervor qendror, mekanizma te tilla qe truri te “ndjeje nevojen“ nga alkooli per te funksionuar (Hillemacher 2011) dhe te nxise individin per ta perdorur ate. Ne fakt, sinjali vendimtar i prezences se nje vartesie eshte cfaqja e kerkimit anksioz dhe spazmotik per pijet alkoolike, qe ne anglisht percaktohet si “craving“ (deshira qofte edhe per nje gllenke).

Organizata Botërore e Shëndetësisë radhit alkoolin në vend të parë për dëmet sociale, në vend të dytë për nga vdekshmëria fiziko-organike dhe në vend të tretë për nga çrregullimet e shëndetit mendor.

“Alkoolizmi po rrit ndjeshëm numrin e pacientëve me probleme të shëndetit mendor, po rrit koston e trajtimit farmakologjik të patologjive bio-organike, ndërsa dipendenca alkolike po jep regres të përgjithshëm”, thotë shefi i Klinikës së Trajtimit të Varësisë Alkoolike (Shërbimi i Alkoologjisë) pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Dr. Shpëtim Doksani. Por, shqetësues është fakti që ky fenomen po prek një përqindje serioze të popullsisë aktive, të moshës 30-60 vjeçare.

Referuar të dhënave paraprake, (ne Shqiperi), edhe pse kontradiktore, flasin për rreth 30% konsumatorë alkoolikë (të lehtë, të moderuar dhe problematikë), 15% konsumatorë problematike, abuzues dhe të rrezikshëm, si dhe rreth 4% dipendentë alkoolikë.

Pasojat sociale, që rrjedhin prej konsumit te alkoolit, po godasin familjet dhe shoqërinë shqiptare. Krahas problemeve shëndetësore, alkooli po shkakton rritje të dhunës në familje, aksidenteve, por edhe të kriminalitetit, etj, pohojnë specialistët.

Studimet e fundit të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik në fushën e alkoologjisë Shqiptare, tregojnë se, afërsisht 340 mijë persona konsumojnë alkool, nga të cilët 58% pijnë alkool tej masës së lejuar dhe rreth 20% e tyre (rreth 2% e popullsisë) janë të varur prej tij, ndërsa rreth 9% e semundeshmerive kronike jane pasojë e abuzimit të zgjatur alkoolik. Nga ana tjetër mbetet shqetësues fakti se rreth 4.8% e femrave të moshave fertile, kanë rezultuar konsumatore “të rregullta” të alkoolit.

Nga zakoni ne vartesi

Nje studim tjeter, qe qendron ndermjet genetikes dhe psikologjise, eshte ajo qe thote se ne rrezik me te madh per te krijuar vartesi, jane ata persona, qe ndjejne me shume kenaqesi nga alkooli, per shkak te prodhimit te dopamines dhe hormoneve te tjera. Disa persona te tjere jane me pak te predispozuar per te ndjere kenaqesine nga keto hormone dhe, kjo i ben ata te kerkojne me shume alkool apo substanca te tjera, me te cilat mund te abuzohet, sepse mekanizmat e tyre endogene nuk jane ne gjendje per t’i prodhuar.

Ne kerkimin e faktoreve qe favorizojne zhvillimin e vartesise nga alkooli, jane vleresuar edhe aspektet social – kulturore, ekonomike dhe familjare. Ne disa shtete, zakoni i te pirit konsiderohet “i pranueshem“ dhe jo i denueshem. Ne shtete te tjera apo ne mjedise te tjera sociale, zakoni i perdorimit te pijeve alkoolike, eshte i denueshem, aq sa, ai qe e ka kete zakon, konsiderohet si viktime e nje crregullimi social.

Nje kerkim tjeter merr ne konsiderate faktoret psikologjike dhe ne vecanti aspekte te personalitetit te individit, qe favorizon cfaqjen e vartesise nga alkooli. Tendenca e te gjitha studimeve, qendron ne sqarimin dhe venien ne dukje se cilet jane faktoret qe shkaktojne vartesine. Ndryshimi i menyres se jeteses eshte i veshtire, por te eliminosh nje vartesi eshte edhe me e veshtire. Nje objektiv kaq i veshtire mund te arrihet vetem ne saje te sforcimeve te bashkuara personale dhe sanitare si edhe nga suporti social, prinderit dhe miqte e subjektit, qe vuan vartesine nga alkooli, si edhe nga motivimi qe ka ky i fundit. Eshte nje rruge e gjate, qe duhet kaluar, duke perdorur te gjitha menyrat per te arritur qellimin.

Terapia farmakologjike per vartesine nga alkooli

Alkoolizmi instalohet dhe evoluon nga nja bashkesi shkaqesh dhe faktoresh, keshtu qe nje trajtim qe kufizohet ne nje drejtim te vetem, ka pak mundesi suksesi. Protokollet me moderne perfshijne shume metoda trajtimi. Ka programe te trajtimit te tipit psikologjik e kombinuar edhe me trajtime farmakologjike.

Ne etapa ne ndryshme te ketij prosesi te dezintoksikimit, mund te perdoren edhe medikamente. p.sh. disa simptoma te shaktuara nga kriza e abstenimit qe, paraqiten ne persona te prekur nga vartesia e alkoolit dhe qe e kane lene te piret, kurohen me medikamente me efekt qetesues si p.sh. Benzodiasepina (Mann 2004). Pasi kalohet faza akute, shume e rendesishme behet parandalimi i abuzimit me alkool, per kete aresye duhet te kombinohen procedurat nga psikoanalisti, individuale dhe ne grup, dhe shpesh here perdoren edhe medikamente. Te gjitha medikamentet jane me perdorim nga goja. Si te tilla mund te permendim: Disulfiramin; Naltrexonin; acidin Gamma idroxibutirinik; etj.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 135 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Mjekësi e familjes
Komente nga lexuesit

SHUM ME KA PELQYER JU LUMT PER MUNDIN QE E KENI DHENE

Dërguar nga GJILTEN, më 13 Shkurt 2014 në 11:33

Faleminderime per artikullshkruesin,tregon qarte per efektet e alkoolit dhe parandalimin e varesise prej tij

Dërguar nga Alkoolisti, më 29 Mars 2014 në 06:03

Ju lumte per kete shkrim kaq te rendesishem per jeten e njerezve!Zoti ju shperbleft!

Dërguar nga Mire Zejnulahu, më 25 Shtator 2014 në 15:55

Respektoj komentuesit e artikullit dhe vleresoj opinionet e tyre .
Viktori .

Dërguar nga Dr . viktori , më 27 Shtator 2014 në 12:56

Po keni shume te drejte por shumica e njerezve nuk I dine keto gjera

Dërguar nga Ermond, më 08 Dhjetor 2014 në 02:16

Ju lumte! Shpresoj ta lexojne edhe persona te tjere duke te cilet e perdorin alkoolin dhe te marrin mesim prej ketij shkrimi.

Dërguar nga toen lushkaj, më 07 Maj 2016 në 06:41
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten