Dërguar nga:

Alkooli dhe alkoolizmi (Pjesa e parë)

Pijet alkoolike jane njohur qe ne koherat e lashta. Perderisa kane ekzistuar uji, frutat me permbajtje sheqeri dhe fermentimi,u krijuan te gjitha kushtet per t’u formuar pijet alkoolike ne menyre natyrore. Duke rene ne kontakt me pijet alkoolike, njeriu provoi efektet e konsumit te moderuar dhe abuziv me keto pije.

Nuk eshte e lehte te percaktohet me saktesi momenti historik, por mendohet se eshte e sakte qe pijet alkoolike kane ekzistuar ne toke, shume me pare se te krijohej specia humane. Llogaritet qe kushtet kane qene krijuar, se paku, 200 milion vjet me pare.

Uji, bimet me permbajtje sheqeri apo te pasura me amidon, me maja, sikurse edhe ne koherat tona, krijuan kushtet per te formuar alkoolin etilik. Majaja, ne kontakt me sheqernat dhe amidonet, hyn ne nje reaksion kimik nga me te vjetrit ne natyre.

Disa kerkime arkeologjike kane dokumentuar se konsumi i pijeve alkoolike ka ekzistuar rreth 7.000 vjet para E.r. Sipas disa autoreve, pikturat murale te kohes se paleolitit, ngjajne qe te jene bere ne gjendje te dehur, te provokuara nga bime alucinogene apo nga pijet alkoolike. Duhet thene se, ne rastin e pijeve alkoolike, vazhdimisht ka qene e veshtire te dallohet konsumi i zakonshem nga abuzivi .

Zonat gjeografike, qe i parkasin vreshtarise dhe prodhimit te vererave, kane qene ato ndermjet Detit te Zi dhe Detit Kaspik, zona keto, qe tani i perkasin Turqise dhe Iranit, ndersa pijet e para te ngjashme me birren, kane qene prodhuar ne Mesopotami. E gjitha kjo ka ndodhur ndermjet 3 dhe 4 mije vjet perpara Krishtit.

Ne Egjiptin antik, kultivimi i vreshtarise dhe prodhimi i vererave, shtuan konsumimin e perhapur te ketyre pijeve. Nder te tjera, pijet alkoolike perdoreshin per te rikompensuar punetoret, qe punonin per ndertimin e piramidave. Nderkohe, eshte sinjalizuar qe konsumimi i vererave dhe pijeve te tjera te fermentuara, perdoreshin ne vend te ujit si ne ne koherat e lashta edhe ne shekujt me te voneshem, duke u justifikuar nga fakti se higjena dhe cilesia e ujit ishin shume te keqija dhe shpesh here beheshin burime semundjesh.

Peseqind vjet perpara Krishtit, ne Greqi, kultivimi i vreshtarise dhe prodhimi i vererave u perhap shume dhe po keshtu edhe efektet negative nga perdorimi i tyre. Kjo u be shkak qe Platoni e ndaloi perdorimin e pijeve alkoolike ne te rijte poshte moshes 18 vjecare dhe, rekomandoi nje perdorim te moderuar, deri ne moshen 40 vjecare. Pas moshes 40 vjecare, nuk kishte kufizime per perdorimin. Kjo e fundit, eshte dicka kurioze dhe ndoshta justifikohej me faktin se, mosha mesatare e popullates ne ato vite, ishte e ulet keshtuqe kur arrije ne 40 vjec, nuk kishte me motiv per te vendosur kufizime te menyres se jeteses.

Ne kompensim, rregullat qe u vendosen ne lokale ku sherbehej vere ishin shume te forta dhe, per ata qe paraqiteshin te dehur ne publik, jepeshin ndeshkime. Ne shekullin e IV perpara Krishtit, nje shembull i famshem, kur dehja u kthye ne drame,eshte ai kur Aleksandri i Madh, vrau mikun e tij me te mire, Cleit-in, ne nje atak terbimi, te shkaktuar nga gjendja e dehur. Mund te permenden edhe episode te violencave familjare, te provokuara nga alkoolizmi.

Nga ana tjeter, Aleksandri i Madh, eshte viktime e Perendeshes se Hakmarrjes, ku sipas nje hipoteze te besueshme, vdiq ne Babiloni, per shkak te nje cirroze alkoolike. Eshte e rendesishme te theksohet se ne kohen e civilizimit klasik, konsumi i pijeve alkoolike ka luajtur nje rol te rendesishem ne zakonet sociale dhe pijet jane bere shkak i ndeshjeve, kenaqesive dhe abuzimeve.

Sipas besimit, ndermjet zoterave ne Olimp, Dionisi ishte edhe zoti qe mbronte vreshtat dhe veren. Atij i jane dedikuar festime qe perfshiheshin ne “momentet kulturore“, si paraqitjet teatrore. Ne fakt, nje nate me pije, dehje dhe eufori, mund te pasohet edhe me nje shperthim defrimi te shfrenuar.

Ne testamentin e vjeter, pershkruhet nje moment i shkaktuar nga tejkalimi ne pijen e veres. Noe kultivonte vreshari, pinte nga vera qe prodhonte, dehej dhe shfaqej nudo perpara femijeve te tij: nje nga efektet me tipike te abuzimit me pijet alkoolike, pra humbja e kontrollit.

Ne shekullin e III dhe te II – te perpara Krishtit, ndermjet Romaneve, nder festat me te kendeshme ishin Orgjite, qe i kushtoheshin BACCO-s, Zotit te veres (BACCANALI).

Nje nga mrekullite e realizuara nga Jesusi, konsiston ne transformimin e ujit ne vere, ne dasmen e Kanes dhe vera eshte pjese e Eukarestise, qe se bashku me buken, perfaqeson gjakun e Krishtit.

Ne antiteze me kete besim fetar, feja Islame, mbante nje qendrim te kundert ndaj pijeve alkoolike, perderisa Muhameti formuloi disa Syre ne Kuran, per t’i parandaluar besimtareve te tij, konsumin e pijeve alkoolike.

Nga Romanet ne Mesjete deri ne ditet e sotme

Ne epoken Romane, shkencetaret dhe filozofet merreshin me vreshtari, prodhimin e vererave, me konsumin e veres dhe shkruarjen e teksteve deri ne ditet e sotme. Meqe perhapja e kultures Romane eshte ajo e besimit kristian, u perhap kultivimi i vreshtarise dhe konsumi i veres kaloi edhe ne zona te reja gjeografike.

Ne kete periudhe, si edhe ne epokat e tjera pasardhese, efektet e pijeve alkoolike, varionin nga pasojat negative, qe cfaqeshin ne individet abuzues, ashtu edhe ne aspektin pozitiv, i cili konsistonte ne perdorimin e tyre ne mjekesi si pije alkoolike te pasuruara me droga dhe barna te rekomanduara ne shume semundje. Pikerisht, nga dalja dhe prodhimi i pijeve me efekte kurative, u vendos teknika e distilimit, atribut i alkimistit Arab me emrin Jabir Ibn-Hayan.

Distilimi i pijeve alkoolike, ne mesjete, u be nje instrument i shkences mjeksore. Ne keto vite , ashtu sikurse nje alkimist Arab realizoi procesin e distilimit, qe ishte baze ne prodhimin e likernave, nje tjeter arab, Maometto, inauguroi formulimin e pare institucioonal te ndalimit te alkoolit, qe u be nje rit i kultures Arabe te mesjetes. Ne Mesjete u publikuan edhe studimet e para, qe dokumentuan demet e alkoolit ne organizmin human.

Gjithnje ne Mesjete, por ne nje mjedis kristian, ne prodhimin e pijeve alkoolike luajti nje rol shume te madh lindja e monarkise. Disa verera, nder me te mirat e botes, prodhoheshin nga vreshtat, qe ishin ne pronesi te Kishes dhe ne disa raste nga zonat e Monarkise. Ne vitin 1232 Kisha e San Vivant ne Vonse (France) bleu, 1.8 hektare vreshta, qe u be zemra e prodhimit te vererave, nga me te famshmet ne bote, Romanee-Conti.

Ne epoken e papatit te Avignone, ne shekullin e XIV, i u dha nje shtyse vreshtarise ne zonen, qe u be pastaj zona e prodhimit te “ Chateauneuf du Pape “. Ne Angli, ne fillim te shekullit te XVI, deri ne mbreterimin e Henrikut te VIII, komunitetet e monarkise, prodhuan birrat me te mira dhe shitja e tyre u be nje burim i mire fitimi dhe mjet jetese.

Edhe ne keto pasazhe historike te prodhimit dhe konsumimit te pijeve alkoolike, vihen re kontradikta, qe kane shoqeruar dhe qe do te shoqerojne konsumimin e alkoolit, te cilat bien ndesh me interesat ekonomike dhe tregtare, kundrejt ruajtjes se shendetit prej demeve te provokuara nga perdorimi i teperuar i pijeve alkoolike.

Persa i perket kundershtive, ne keta shekuj u kalua ne denime per te dehurit, te cilet i ekspozonin ne publik, duke u bere gazi i botes, te “veshur” me nje barilje birre. Nga ana tjeter, ne traktatet e mjekesise, pershkruheshin mrekullite dhe vetite e ”uit te jetes“ , qe kishte veti per te prevenuar semundjet e shkaktuara nga te ftohtit, “qetesues“ te zemres, sherimin e dhimbjeve te kokes, sherimin e halopecise, efektin e rritjes se flokeve, etj. “Ui i jetes “ eshte ajo pije, qe sot quhet Brandy dhe, qe realizohet nga distilimi i veres.

Ne mesin shekullit XVII lindi nje pije e re, qe pati nje rendesi ne zhvillimin e konsumit te alkoolit, qe ishte Gin-i. Ne fakt ne Hollande, u distilua nje pije e quajtur Genever, qe shkurtimisht u quajt Gin, per prodhimin e se ciles perdoret dellenja, qe sherben per te maskuar aromen e alkoolit. Sipas disa autoreve, edhe Gin-i pati nje perdorim ne mjekesi, perderi sa parapriresi i tij, nje distilat me baze dellenje, qe ishte pergatitur nga monarket italiane, ka qene perdorur si nje mjet kurues per Vdekjen e Zeze, nje nga epidemite e semundjes se murtajes, qe preku Europen ne Mesjeten e voneshme.

Gjate disa dhjetevjecareve, prodhimi i Gin-it ne Britanine e Madhe, arriti nivele te larta dhe po keshtu edhe konsumi, qe u be nje “epidemi” e vertete. Ne vitin 1742 prodhimi i likernave ne Britanine e Madhe, kryesisht Gini, arrinte ne 20 miljon gallone.

Ne fakt Gini (Xhini) nuk eshte likeri i pare i distiluar nga dritherat dhe ka te ngjare, qe te jete paraprire nga Whisky, qe ne ndryshim nga Gini, mendohet se eshte prodhuar per here te pare ne Irlande. Per te patur nje ide se si preferencat per pijet alkoolike kane ndryshuar ne shekuj, mjafton te mendojme qe shija e “ tymosur “ e Whiskyt, e shkaktuar nga vete menyra e prodhimit dhe, qe sot, eshte ndermjet me karakteristikeve, qe terheq konsumatoret nga me ekspertet, per nje kohe te gjate ka patur kufizimin me te madh te shperndarjes dhe te konsumit jashte kufijve te Skocise.

Ne shekullin e XVII, nje grup kolonesh, me prejardhje nga sekti i Puritaneve, erdhen ne Massachusetts me 10.000 gallone me birre. Qe nga kjo kohe, filloi nje perhapje e konsumit te pijeve alkoolike ne Boten e Re. Edhe ketu kjo u pa ne dy kendveshtrime te ndryshme, kryesisht opozitare: ajo qe vinte ne dukje rreziqet sociale dhe mjekesore, te lidhura me konsumin e alkoolit, dhe ajo qe bazohej ne shperndarjen dhe konsumin me qellime perfitimi. Edhe autoritetet shteterore u priren drejt perfitimeve, duke vendosur nje akcize mbi prodhimin dhe distilimin. Eshte kurioze te behet e ditur, se ashtu sikurse ndodhi me birren, veren dhe disa pije te tjera ne Europe, edhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes prodhimi i njerit prej likernave me te famshem, Whiskyt te Kentucky, erdhi nga nje njeri i kishes, konkretisht nga nje pastor baptist.

Gjithnje, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne fund te shekullit te XVIII, publikohet nje dokument qe njofton ne menyre te hapur per efektet negative te pijeve alkoolike mbi fizikun dhe mendjen, duke pergenjeshtruar cdo efekt kurativ te alkoolit. Per te qene me i besueshem dhe per te gjetur perhapje me te gjere, ky dokument qe kundershtonte efektet pozitive te pijeve alkoolike, stigmatizon demet qe ai provokon, dhe nderkohe duhet te arrijme ne fillimet e shekullit te XIX, kur vesi i dehjes u percaktua si simptom i crregullimeve mendore dhe, vetem deshira per nje gllenke te pijeve alkoolike, u konsiderua sikur te ishte nje dehje e vertete. Filluan te pershkruhen ne menyre te hollesishme edhe pasojat e abstinences nga alkooli tek etilistet, duke I u referuar nje forme te delirium tremens-it.

I takon nje mjeku Skocez – Robert Mancnish, qe te pershkruaje shtate “profilet“ e alkoolistit: sanguin, melankolik, skorbutik, flegmatik, i shqetesuar, kolerik dhe periodik.

Ne gjysmen se shekullit te XIX, ne SHBA doli per here te pare ligji per ndalimin dhe konsumimin e pijeve alkoolike. Shteti i pare qe shpalli kete ligj ishte MAINE, te cilin e ndoqen edhe shtete te tjere. Shperthimi i luftes beri qe te mos kete shume presione ne kete drejtim dhe, prodhuesit e pijeve, bene qe te deshtoje kjo tentative e kufizimit te perdorimit te alkoolit.

Duhet te vinin dhjetevjecaret e pare te shekullit te XX, per te pare daljen e ligjeve te reja qe benin fjale per pakesimin apo ndalimin e konsumit te pijeve alkoolike. Ndermjet pasojave te ketij ligji u be perhapja, nga njera ane e fenomeneve kriminale te lidhura me prodhimin, kontrabanden dhe shitjen klandestine te pijeve dhe nga ana tjeter e “shpikjeve“ qe beheshin nga mjeke dhe farmaciste, qe e pershkruanin Whisky-n per qellime kurative apo prodhonin “medikamente“ me permbajtje te larta alkoolike.

Nderkohe edhe ne Europe, per konsumin e alkoolit, u vendosen taksa mbi prodhimin dhe konsumin e pijeve alkoolike dhe tendenca ndalimi, sidomos ne vendet veriore. Psh. ne Finlande, ne vitin 1884, u publikuan ligje qe kufizonin shitjen e pijeve alkoolike, qe evoluan disa vite me vone ne nje ndalim absolut te konsumit te tyre. Ne vende te tjera te Europes mereshin ne konsiderate efektet sociale te abuzimit nga alkooli qe, konkretizohet me shembullin e te dhenave Gjermane, sipas te cilave, ne vitin 1878 jane arrestur 5348 gra qe kishin bere krime duke qene nden efektin e alkoolit.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 9108 herë.
Artikuj të tjerë ne specialitetin Mjekësi e familjes
Komente nga lexuesit

SHUM ME KA PELQYER JU LUMT PER MUNDIN QE E KENI DHENE

Dërguar nga GJILTEN, më 13 Shkurt 2014 në 11:33

Faleminderime per artikullshkruesin,tregon qarte per efektet e alkoolit dhe parandalimin e varesise prej tij

Dërguar nga Alkoolisti, më 29 Mars 2014 në 06:03

Ju lumte per kete shkrim kaq te rendesishem per jeten e njerezve!Zoti ju shperbleft!

Dërguar nga Mire Zejnulahu, më 25 Shtator 2014 në 15:55

Respektoj komentuesit e artikullit dhe vleresoj opinionet e tyre . Viktori .

Dërguar nga Dr . viktori , më 27 Shtator 2014 në 12:56

Po keni shume te drejte por shumica e njerezve nuk I dine keto gjera

Dërguar nga Ermond, më 08 Dhjetor 2014 në 02:16

Ju lumte! Shpresoj ta lexojne edhe persona te tjere duke te cilet e perdorin alkoolin dhe te marrin mesim prej ketij shkrimi.

Dërguar nga toen lushkaj, më 07 Maj 2016 në 06:41
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten