Dërguar nga:

Dhimbja e mesit (Pjesa e katërt)

TRAJTIMI

Në përgjithësi, trajtimi i dhimbjes së mesit bëhet me njërën prej tri kategorive: Medikamente, fizioterapi dhe kirurgji.

Trajtimi Jokirurgjikal

Keshilla mjekesore

  • Pushim. Zakonisht 1-2 ditë pushim apo regjim shtrati do të qetësojë dhimbjet e forta të mesit. Bëni pushime të herëpashershme gjatë gjithë ditës, por shmangni uljen për periudha të gjata kohore apo qëndrimin në shtrat për një kohë të gjatë.
  • Bëni të gjitha lëvizjet ngadalë dhe me kontroll dhe rrisni gradualisht aktivitetin fizik sipas shkallës që tolerohet
  • Dëgjoni shpinën tuaj :Ndrysho aktivitetet tuaja të përditshme në mënyrë që ju të shmangni lëvizjet që mund të shkaktojnë dhimbje të mëtejshme, veçanërisht përkuja përpara dhe ngritja e peshave pra rekomandohet evitimi i sforcimeve, mbajtjes dhe ngritjes së peshave, apo dhe qëndrimi i gjatë në këmbë. Për disa ditë duhet të shmangen aktivitete të ndryshme sportive, përveç notit, i cili në mjaft raste ndihmon në trajtimin e problemit.
  • Aplikimi i të ngrohtatave
  • Streçing të muskujve të pjesës së poshtme të kurrizit dhe të atyre të pelvisit e cila pasohet nga vendosja e akullit apo të ngrohtave varet me cilën e ndjeni veten më mirë.

Medikamentet. Disa medikamente mund të përdoren për të ndihmuar lehtësimin e dhimbjeve tuaja.

  • Aspirina ose Acetaminopheni mund të lehtësojnë dhimbjet, me efekte anësore të pakta.
  • Anti-inflamatorët Josteroide si ibuprofen , voltaren dhe naproxeni mund të zvogëlojnë dhimbjen dhe ënjtjen.
  • Muskulorelaksantet si Thiocolchicoside (Muscoril, Myoril, Neoflax, Muscoflex)
  • Medikamentet narkotike të tilla si codeine apo morfina mund të ndihmojnë dhimbjen.
  • Steroidet të marra nga goja ose injeksion në shpinë , mund të japin një efekt anti-inflamator të lartë.

Mjekesia Fizike.

Dhimbja e mesit mund të japi kufizim të aktiviteteve ditore të përditshme. Medikamentet dhe trajtime fizikale (fizioterapia) shpesh të kombinuara bashkë lehtësojnë dhimbjet mjaftueshmërisht për të bërë të gjitha gjërat që ju doni të bëni.

Kinesioterapia

 

Fizioterapia mund të përfshijnë modalitetet pasive të tilla si ngrohje, akull, ultrazëri, masazh, dhe stimulim elektrik. Terapia aktive përbëhet nga ushtrime stretchingu, ngritje peshash dhe ushtrimet kardiovaskulare. Ushtrimet e mesit për të rivendosur lëvizjen dhe forcën mund të jetë shumë e dobishme në lehtësimin e dhimbjes.

Bracet zakonisht perdoren shpesh. Nga Bracet më të zakonshme është një tip-korse që vendoset në shpinë dhe në pjesën e përparme të barkut.Bracet nuk janë gjithmonë të dobishme, por disa njerëz raportojnë se ndihen me të më rehat dhe më të qëndrueshëm.

Chiropractic ose terapia e manipulimit është dhënë në shumë forma të ndryshme. Disa pacientë kanë lehtësim të dhimbjes së mesit me këto trajtime.

Traksion është përdorur shpesh, por pa prova shkencore për efektivitetin.



Tjera programe të bazuara në ushtrime, të tilla si Pilates ose yoga janë të dobishme për disa pacientë

Injeksion epidural me steroide. Në këtë procedurë, steroidët injektohen në shpinë për të zvogëluar inflamacionin lokal.

Ka dëshmi të mira që injeksionet epidurale mund të jenë të suksesshëm në 42-56% të pacientëve të cilët nuk kanë pasur përmisim me trjatim konservativ (jokirurgjikal) nga 6 javë ose më shumë.

Trajtimi kirurgjikal

Kirurgjia për dhimbjen e mesit duhet të konsiderohet vetëm kur mundësitë e trajtimit jokirurgjikal janë provuar dhe kanë dështuar. Eshtë e mirë të provonen opsionet jokirurgjikale për 6 muaj deri në një vit para se të merret në konsideratë kirurgjia.

Përveç kësaj, operacioni duhet të të merret në konsideratë vetëm në qoftë se mjeku burimin e dhimbjen tuaj.

Kirurgjia nuk është trajtimi apo opsioni i fundit që mund të bëhet "kur të gjithë opsionet e tjera kanë dështuar." Disa pacientë nuk janë kandidatë për kirurgji, edhe pse ata kanë dhimbje sinifikative dhe trajtimet e tjera nuk kanë dështuar . Disa lloje të dhimbjes kronike të mesit thjesht nuk mund të trajtohen me kirurgji.

Vetëm një përqindje e vogël e pacientëve me hernie diskale të mesit kërkojnë kirurgji. Kirurgjia e shpinës është e rekomanduar zakonisht vetëm pas një periudhe të trajtimit jokirurgjikal kur nuk lirohen simptomat e dhimbshme.

Microdiskectomi. Procedura më e zakonshme kirurgjikale për hernien diskale të mesit është microdiskectomia lumbare. Microdisketomia përfshin heqjen e pjesës së herniuar apo rrëshqitur të diskut dhe çdo fragment tjetër që bën presion mbi nervat kurrizore.

Fuzioni Spinal. Kjo është në thelb një proces "saldimi".Ideja themelore është që të bashkohen së bashku rruazat e dhimbshme në mënyrë që ata të shërohen në një kockë të vetme dhe solide.

Fuzioni Spinal (saldimi i unazave) eliminon lëvizjet midis unazave(vertebrave) kurrizore. Kjo është një opsion kur lëvizja është burim i dhimbjes. Për shembull, mjeku mund rekomandojë fuzionin spinal nëse keni paqëndrueshmëri të shtyllës kurrizore, një kurbë të keqe (scoliosis), ose degjenerim të rëndë të një ose më shumë prej disqeve .Teoria është nëse segmentet kurrizorë të dhimbshme nëse nuk lëvizin, ato nuk do të dëmtojnë.

Fusioni i rruazave (unazave) të mesit kanë qenë kryer për dekada të tëra. Një shumëllojshmëri e teknikave kirurgjikale kanë evoluar. Në shumicën e rasteve, përdoret graft kockor për të fuzionuar unazat. Vida, shufra (rod), apo një "kafaz" janë përdorur për të mbajtur shpinën të qëndrueshme, ndërsa grafti kockor shërohet.

Operacioni mund të bëhet përmes barkut , në anën tuaj, shpinë, ose një kombinim i këtyre. Ekziston edhe një procedurë që është bërë përmes një hapje të vogël pranë kërbishtit . Asnjë procedurë nuk është provuar që të jetë më e mirë se një tjetër.

Rezultatet e fuzionit kurrizorë për dhimbjen e mesit ndryshojnë. Ajo mund të jetë shumë efektive në eliminimin e dhimbjes, mund të mos e heq dhimbjen, dhe diçka ndërmjet tyre. Shërimi i plotë mund të marrë më shumë se një vit.

Zëvëndësimi i Diskut. Kjo procedurë përfshin heqjen e diskut duke e zëvendësuar atë me pjesë artificiale, të ngjashme me zëvendësimet e këllqeve ose gjurit (protezat).

Qëllimi i zëvendësimit të diskut është që të lejojë segmentet kurrizore për të mbajtur disi fleksibilitet dhe për të ruajtur më shumë lëvizje normale.

Operacioni bëhet përmes barkut zakonisht në dy disqet e poshtëm të shpinës

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 967 herë
Komente nga lexuesit

Mendoj se pershkrimi nga grupi i bashkautoreve eshte i lexueshem per palet e interesuara. Faleminderit per informacionet tuaja.

Dërguar nga Anesti Pina, më 13 Shtator 2013 në 10:36

Pershendetje une jam Petriti kam pasur nje problem me mesin para 5 vitesh ku me ka ardhur si pasoi e punes qe baja duke shtruar pllaka ku kam qendruar pothuajse 40 dit ku mezi hipja dhe zbrisja nga makina por me kaloi si pasoi e nje terheqje rastesore qe bera duke terhekur nje kabull elektrik
me shum forc dhe dhimbja mu shua ne vend dhe kam 5 vite qe nuk e kam ndier ma ,por sot mora nje pesh pothuajse te 10 kg dhe mesi me ka filluar prap ku mezi leviz ,ju lutem me thoni ndonje menyr per ta qetsuar ket dhimbje,Petriti

Dërguar nga Petrit Zefi, më 30 Tetor 2013 në 03:30

Petrit kete problem kam pasur edhe une te njejten pune kam bere me pllaka pasi bera shum dite fisoterapi dhimbja sme kalonte me mbertheu edhe kemben ne 2010 bera operacion ne kat athine tani jam shum me mire skam dhimbje ne kembe ndonjeher kur punoje me or te zgjatura me dhemb prap mezi pas nje pushimi te shkurter dhimbja me iken.neqoftese ke dhimbje ne kembe ose mpirje gjishtash Te keshilloj Te vizitohesh tek nevrokirurgu.sa me par perpara se Te dobesohet nevri .mbase ke ne nevoje per kirurgi qe operacioni Te Dali 96% i sukseshem nuk duhet qe nevri te dopsoj forcen e kembes esht qeshtje kohe

Dërguar nga shkelzen, më 09 Janar 2014 në 16:09

Jam gjergji dhe ka 4 muaj qe vuaj nha dhimbje mesit kam si mpirje ne vithen e majt dhe kam gjithmon ne te njejTin kra me jepni nje kesHill se si te me kaloj faleminderit

Dërguar nga gjergji, më 10 Dhjetor 2014 në 07:56
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten