Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

Melçia e dhjamosur (Hepatosteatosis, Steatohepatitis)

Melçia e dhjamosur eshte grumbullimi i yndyrnave ne qelizat e melçise. Gjithashtu ndryshe quhet hepatosteatoza ose steatoheoatitis. Per melçine eshte normale te permbaje disa yndyrna por kur sasia e tyre perben eshte me shume se 5-10% e peshes se saj, atehere melcia quhet e dhjamosur.

Shpesh nuk ka simptoma (probleme) per vite me rradhe, ndersa demtimet jane ne proces te vazhdueshem. Njerezit mesojne se kane melci te dhjamosur gjate ekzaminimeve per probleme te tjera mjekesore.

Yndyrnat mund te demtojne melçine tuaj per vite me rralle ose dekada, pa shkaktuar probleme te dukshme. Kur demtimet behen te renda ose serioze shkaktojne: lodhje, dobesi trupore, renie ne peshe dhe konfuzion.

Melçia eshte organi me i madh i trupit. Ajo kryen shume funksione dhe shpesh nuk jep shenja paralajmeruese kur eshte e semure deri ne stadet e avancuara te semundjes.

Melçia kryen shume funksione te rendesishme ku perfshihen:

  • Shperberjen e ushqimeve.
  • Ruajtjen reserve te vitaminave, hekurit dhe mineralve te tjera te rendeishme per trupin.
  • Prodhon proteinat.
  • Prodhon lengjet biliare per tretjen e ushqimeve
  • Shperberjen e shume produkteve perfshire ilacet, alkoolin dhe shume helme.
Shkaqet

Jane nje sere situatash te ndryshme, ilace dhe lende toksike (helmuese) qe shkaktojne dhjamosje te melcise. Ngrenia e ushqimeve hiperkalorike shkakton depozitim te yndyrnave ne melci. Situata te caktuara sic jane: obeziteti, diabeti dhe trigliceridet e larta shkaktojne dhjamosje te melcise. Pacientet me riskuar per te bere dhjamosje te melcise jane ata me moshe e mesme dhe me mbipeshe.

Disa shkaqe te melçise se dhjamosur jane:

  • Perdorimi i tepert i alkolit.
  • Kequshyerja.
  • Perdorimi i steroideve.
  • Toksiciteti nga acidi Valporik.
  • Obeziteti.
  • SindromaCushing.
  • Helmet
  • Marrja e tetraciklines ne doza te larta.
  • Shtatezania
  • Diabeti
  • Hiperlipidemia.
  • Humbje e shpejte ne peshe.

Disa njerez bejne dhjamosje te melcise pa patur asnje nga situatat e siperpermendura.

Simptomat (shenjat)

Melçia e dhjamosur mund te diagnostikohet me analiza gjaku dhe gjithashtu me biopsi te melçise. eshte nje nga arsyet me te shpeshta per nje rritje te lehte te niveleve te enzimave te melçise. Imazhe speciale te marra prej ekos, skannerit, rezonances magnetike mund te sugjerojne per dhjamosje te melcise por biopsia eshte e nevojshme per ta konfirmuar ate.

Biopsia eshte teknika e marrjes se disa qelizave prej melcise, procedure e cila kryhet me age te veçante. Me pas qelizat e marra ekzaminohen me mikroskop nga mjeku specialist.

Trajtimi

Melçia e dhjamosur shpesh here nuk shkakton problem. Ne keto raste quhet asimptomatike.

Humbja ne peshe, kufizimi i yndyrave dhe gjimnastika ne pacientet mbipeshe prodhon rezultate te paqendrueshme per nje kohe te gjate per eshte mire te behen perpjekje. Dhjamosja e melçise e shkaktuar prej toksikimit nga alkooli mund te mos permiresohet edhe pse nderpritet perdorimi i tij.

Kontrolli i mire i diabetit mund te reduktoje dhjamosjen e melcise. Duhet te ulni nivelin e triglicerideve me diete, me medikemente me ose te dyja menyrat se bashku. Ushqehuni ne menyre te shendeteshme dhe te balancuar.

Rrisni aktivitetin tuaj fizik.

Kryeni kontrolle periodike te rregullta tek mjeku specialist i melçise.

Nuk ka trajtime mjekesore oe kirurgjikale per melcine e dhjamosur ose steatohepatitin jo alkolik (NASH), por permiresimi i dietes dhe rritja e aktivitetit fizik mund tju ndihmojne ne parandalimin ose kthimin ne norme te disa demtimeve.

Ecuria

Melçia e dhjamosur mund te mos shkaktoje demtime ose mund te coje ne infeksione te melcise. Kjo situate quhet steatohepatitis.

Kur eshte e lidhur me abuzimin me alkol quhet steatohepatitis alkolik. Shpesh nuk eshte e lidhur me alkolin dhe quhet steatohepatitis joalkolik (NASH ne anglisht). Me kalimin e kohes melcia demtohet rende, kjo situate quhet cirroza.

Cirroza hepatike eshte nje situate serioze qe con ne mosfunksionim te melcise. Steatohepatitis jo alkolik eshte nje nder shkaqet e cirrozes hepatike.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 7860 herë.
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten