Dërguar nga:

Prostatiti akut dhe kronik (Pjesa e parë)

Prostatitet jane semundje te infeksionit te gjendres se prostates qe prekin rreth 38% te burrave te moshes seksualisht aktive.

Shkaktaret e semundjes jane akoma objekt studimi, por eshte e sakte qe infeksionet bakteriale jane pergjegjese per te shkaktuar disa tipe te prostatiteve.

Faktore predispozues mendohet se jane edhe infeksionet e vijave te poshteme urinare (cistitet dhe uretritet), ulja e imunitetit, stresi si edhe traumat lokale.

Semundja mund te cfaqet me disa shenja klinike, qe mund te jene:

DHIMBJET: jane karakteristike ne infeksionet e prostates dhe shpesh here bejne qe te drejtohet pacienti tek mjeku si edhe e ben kete te fundit qe te orientohet per diagnozen e prostatitit.

  • Dhimbje ne nje apo edhe ne te dy testikujt.
  • Ndjenje rendese ne zonen Perineale (nga Testikujt deri ne Anus).
  • Dhimbje ne rrezen e kofsheve.
  • Djegie ne majen e uretres, gjate dhe pas urinimit.
  • Dhimbje ne pjesen e poshteme te barkut me ndjenjen e zbrazjes jo te plote te urines.

CRREGULLIME TE SFERES SEKSUALE: Vihen re me shpesh ne te semuret me fenomene te Prostatitit Kronik prej disa vitesh, qe bejne fenomene te ricfaqjeve te perseritura.

  • Kjo zgjatje ne kohe e semundjes i ben shumicen e pacienteve te kene gjendje ankthi dhe, qe shpesh here drejtohen tek neurologu.
  • Kane nje ulje te deshires seksuale.
  • Ereksion te dobesuar.
  • Mund te kene shenja gjaku ne sperme.
  • Ejakulacion te hershem.

CRREGULLIMET URINARE: Mund te jene prezente edhe ne te semure me Hipertrofi Benigne te Prostates, po ashtu edhe ne te semure qe vuajne nga Prostatiti. Diferenca eshte se kjo shenje eshte me e voneshme ne te semuret me HPB dhe e menjehereshme ne te semuret me Prostatitis.

  • Mund te kene nderprerje gjate aktit te urinimit.
  • Urinime te shpeshta me sasi te paket urine.
  • Urinim me pika ne fund te urinimit.
  • Ndjenja te shpeshta urinimi gjate nates.
  • Ulje te forces se sasise te urines se nxjerre.
  • Ndjenja e zbrazjes jo te plote te fshikezes se urines.

PAMUNDESI RIPRODHUESE: Pacientet qe vuajne per nje kohe te gjate nga ky grup simptomash, zakonisht arrijne edhe ne nje ulje te aftesise riprodhuese.

PROSTATITET mund te manifestohen ne formen bakteriale dhe jo bakteriale.

PROSTATITI BAKTERIAL AKUT

Prostati bakterial akut fillon menjehere me temperature te larte per disa dite, me ethe, me dhimbje perineale dhe skrotale, me dhimbje mesi, me crregullime te renda urinare.

I semuri duhet te dejtohet tek mjeku, i cili me ane te eksplorimit rektal, ne keto raste konstaton se gjendra e prostates eshte e fryre, e zmadhuar, e nxehte, e bute (fluktuante) dhe shume e dhimbeshme ne prekje.

Zakonisht keta paciente referojne per nje histori te gjate te shenjave klinike dhe qe ne nje moment te caktuar e ne menyre te papritur, i jane cfaqur edhe shenjat e mesiperme.

Mendohet se prostatitet jane semundje qe shkaktohen nga agjente mikrobiale, por qe keto mikrobe jo gjithnje mund te konstatohen nga ekzaminimet laboratorike mikrobiologjike.

Kur mjeku specialist behet me dije per keto shenja klinike, duhet te komunikoje me qetesi me te semurin si edhe duhet te shikoje me kujdes te gjitha ekzaminimet klinike dhe baktereologjike, ekografine e vijave urinare, te prostates dhe te duktuseve seminale.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 234 herë
Komente nga lexuesit

prsh kam nje problem shum stresus ,nese do te me jepni nje pergjigje do ju isha perzemerzish shum mirnjohes ,ne testikulin e majt kam dhimje po thuajse te vazhdushme ,po dhimja behet me e ndjeshme kur si psh koka e vrejtur te pirit duhan ose alkol te qendruarir ne kembe ,po me shum e ndjej gjat nje orgazme ,ne pikpamje te pare diaknoza mund te duket si varicocele,po edhe kete e kam bere 4 vite me pare operacion,nuk e di se mund te behet serisht per te eliminuar dhimjet kjo eshe e dhimshme po stresuse kam problem tje qe e kondisederoj kryesor ate te oreksionit vij ne orgazem pa arritur fortesin e duhur ,gje qe me perpara se te behesha opercocion pak a shum kisha edhe ather probleme me oreksionin vetem per nje 20 dit jam ndjere mire pas operacionit per varicocele nuk kisha as dhimje dhe kisha shum oreksiont ,nuk e di se kam qene i qarte per tu kuptuar ju falenderoj nese mundeni nje pergjigje te me jepni ,flavis 30 vjec

Dërguar nga flavis, më 12 Dhjetor 2013 në 08:43

Doktor kam nje shqetesi prandaj dhe poju shkruaj kam dhimbje te testikulit te djathte kur urinoj qetesohem nuk e mbaj dot urinen nga nje her me shpeton dhelagem ne mbathjet ndej ankth skam oreks dhe kam te skuqura pjesen e testikujve me duken site mpira me jepni nje mendim mdase me mdihmoni poju shkruaj nga Amerika. Falemiderit.

Dërguar nga 0012484034730, më 06 Tetor 2014 në 02:12

doktor para 2 javeve kisha nje shqetesim.kur urinoja me digjte.me pikonte sperme.shkova tek mjeku tek puna dhe me dha ca antibiotike. amoksiklav quhen antibiotiket.per 2 dit i mbaroj.deri tani kane dhene efekt por prap me shqeteson fakti qe kur e pyeta mjekun nuk me ktheu pgj.ju lutem shume mund te ma tregoni se cfare kam.

Dërguar nga denisi, më 06 Tetor 2014 në 11:52

Doktorr te lutem me jep nje orjentim. Kam dhimbje poshte kokes se penis rrez kofsheve si dhe lekura ne zonen gjenetale me eshte that dhe varur. Plus kam renie te theksuar te deshires seksuale te ereksion si dhe ejakulim te shpejte,si dhe ndjej diegje gjat urinimit dhe her pas here dhimbje fundit barkut dhe mezit qe keto kohet e fundit eshte ber e vazhdueshme.. Kam rreth dy vite e gjysem me keto shqetesime kam ber vizita ne urolog dhe analizat nuk rezultojne azgje! Kjo me ka shkaktuar sh stres.Nga cka lecoj mendoj se mundet te kem ndonje lloj prostatit a nuk edi,porse ju lutem me jepni nje ndihme. Jam 26 vjece dhe jeta ime eshte ber sh e erret dhe stresante pasi ndjej shqetesime perditeshme.

Dërguar nga Jashar, më 07 Mars 2015 në 08:08

i nderuar Jashar ,
Mendoj se shqetësimet që ju raportoni , nuk
Kanë të bëjnë me infeksionin e PROSTATËS .
Sidoqoftë rekomandoj të merrni kontakt direkt
Me Mjekun .
Të shkuara .

Dërguar nga Viktor, më 09 Mars 2015 në 07:41

Kam dhimbje ne pjesen e poshtme te barkut. Kam bere nje ultratingull dhe me tha qe kam disa kristale ne veshka. Kam bere analizat per urinokultur dhe spermokultur. Te dyja jane negative.kap per tu paraqitur tek Urologu. Dhimbjet kryesisht jane gjate ecjes se pershpejtuar apo kur luaj futboll dhe kam ndjenjen se kam dicka te varur mbi organin gjenital. Ju lutem cfare te veproj

Dërguar nga Bekim, më 17 Korrik 2017 në 07:56

Bekim , ndiq këshillat e doktorit konsulent .
Unë nuk jam disponibël .
Të shkuara .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 17 Korrik 2017 në 09:22

Pershendetje i nderuar !
Kam nje shqetesim te pakten prej 2 vitesh qe me zgjat. Jam 28 vjec i fejuar prej 3 vitesh. Kam probleme kur kryej urinen qe shoqerohet me djegie ne maje te penisit, djegie e forte. Kjo djegie nuk me ndodhe shpesh kur kam deshire te urinoj. Djegia manifestohet ne rastet kur jam ne dush duke u lare dhe me vjen nje urine jo forte e deshiruar ku detyrohem te sforcohem per ta nxjer urinen jashta. Kam bere vizit eko, dhe veshkat me kane dal te pastra duke perjashtuar disa kristale te vogka dhe joserioze sipas doktoreshes. Fshikeza e urines e paster dhe prostat ne gjendjen normale ne masen 0.3 mg ne mos gaboj. Analizat e urines te pastra.Sipas doktoreshes, duhet te beja analizat e spermes per ndonje infeksion te mundshem pasi sipas saj duhet te kisha ineksion te tille. Te them te drejen, 2 a 3 vitete e fundit, shohe qe nuk kam fortesin e duhur te penisit gjate aktit seksual. Nga 1 here shoqerohet me fortesi te duhur. Deshira per sekse nuk me mungon. Ajo qe me shqeteson, eshte ndonje impotence app ndonje infeksion serioz ne sperme. C'fare me sugjeroni kuve i nderuar ?

Dërguar nga Jeto, më 17 Gusht 2017 në 10:54

I nderuar Jeto , nuk mendoj të kesh asnjë
Patologji me rëndësi . Me shumë probabilitet
Këto shenja mund të jenë nga eliminimi i
Kristaleve të urinës gjatë dushit .
Rekomandoj të pini Më shumë ujë ( rreth
2.5 litra ) gjatë verës dhe të pakësoni
Sasinë e kripës .
Unë jam më pushime jashtë shtetit .
Shëndet !
Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 18 Gusht 2017 në 08:58

Qe dhjete vite jame ba operacin nga prostata .Leht eshte te behet operacioni por per pasojat qe mund te lindin pas operavionit nuk po gjinden dot.Deri me sot nuk gjeta sherim per kunder perpjekjeve te mija per ta gjet nji diagnoz te keti problemi .Une vete po mendoj se nga leximet qe kame ba deri tani ,kame te baje me prostaten kronike Abakteriale spse as nji here nuk kame gjete bakterje prej analizave .Manifestimet e smundjes jane : urinim i shpeshte sidomos gjatë nates, pas urinmit ne pjesen e poshtme te barkut ,abdomenit ,gjat nates penisi forcohet per urinim qe shume me shqetson .Tani dalin problemet me gjumin .Kame ba edhe nji ndrhyrje kirurgjike per zgjerimin e uretres por as gja nuk ka ndryshu. Gjat operacioneve kamë përjetu dhumbje derisa gati nuk e kame humb vetedijen . Pozita e shrir fill pas operacioni ishte e pa durueshme .Mjeku im nuk dinte kah rrjedh ky problem as ather as tash . Ju lutemi na keshilloni se ku mund te problemi.Ju pershendes.

Dërguar nga Meta , më 09 Janar 2018 në 09:50

I nderuar Metà ,
Nëse keni operuar prostatën me teknikën TURP
duhet të përcaktoni me
1 . EKO volumin e prostatës së mbetur
2 . Të bëni një analizë gjaku PSA
3 . Pas ndërhyrjes mund të ketë ndonëherë që
Të ketë problema uretrale . Për të
përjashtuar një mundësi të tillë mund të
bëhet një uretrografi .
4 . Një analizë e matjes së sheqerit në
Gjak( Glicemia ) dhe matja e presionit
Të gjakut, do të ishin gjithashtu të
nevojëshme .
Me respekt ,
Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 09 Janar 2018 në 14:24

I nderuar Kam probleme me urinim pokm nje vi mavi ne rrethin ku fillon Maja e fishkezes urinare qfar duhet te bej kam the dhembje mjedisi

Dërguar nga Geasy, më 08 Prill 2018 në 10:40

Pyetje që bëni nuk është e kjartë . Kaq sa
thoni , nuk ka të bëjë më prostatitin .
Shkoni për kontroll Mjekësor .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 08 Prill 2018 në 10:54
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten