Dërguar nga:

Te njohim dhe te mbrohemi nga semundja e ekinokokozes

Ne vendin tone, zakonisht bartesi i semundjes se Ekinokokozes eshte qeni i infektuar, por vete qeni nuk semuret nga ekinokokoza. Ai sherben per transmetimin e semundjes tek njerezit dhe ne kafshet bujqesore.

Zakonisht trajtimi i semundjes tek njerezit, kerkon nderhyrje kirurgjikale, ndersa kafshet bujqesore humbin peshen e tyre trupore dhe ulin prodhimtarine , keshtu qe shkaktohen ne menyre te dyaneshme deme fizike dhe ekonomike te rendesishme.

Tenia e Ekinokut eshte nje krimb i vogel rreth 5 deri 7 mm., qe ka koken, qafen dhe trupin. Ajo ne fazen e pjekur, eshte e mbushur me veze dhe jeton ne zorret e qenit. Ky i fundit me ane te jashtqitjeve i eliminon ato ne mjedisin e jashtem, duke krijuar keshtu mundesine e infektimit te bagetive dhe te njeriut.

Ne kete kohe, per vezet e Ekinokokut fillon nje cikel i ri. Ato jane shume rezistente ndaj kushteve atmosferike dhe krijohet mundesia qe bagetia, duke u ushqyer me bar ku kane rene edhe veze te Ekinokokut nga jashtqitjet e qenit, te gelltiten edhe ato. Po keshtu njerezit duke ngrene zarzavate apo perime te pa lara mire, apo duke perkedhelur qenin e infektuar, ne mungese te nje higjene te kujdeseshme, te gelltisin edhe ata, veze te parazitit dhe te krijohen mundesite qe ne organizmin e tyre te zhvillohen Cista te Ekinokokut.

Me te rrezikuar per tu prekur nga kjo semundje jane personat qe merren me blegtori, gjueti, por asnje nuk eshte i imunizuar nga Ekinokokoza. Sidomos femijet, qe kane shume deshire te gezojne perkedhelite e qenit, duhet te jene nden nje kujdes te vecante per higjenen personale dhe te mos marrin ushqime te pa perpunuara apo me duar te pa lara.

Cistat e Ekinokokut ngjajne si fshikeza te mbushura me uje, te madhesive te ndryshme. Ato lokalizohen ne melci, mushkeri, shpretke, zemer, kocka, tru, etj. Me kalimin e kohes ato zmadhojne volumin e tyre dhe gjate evolucionit kalojne disa faza te zhvillimit te organizem, duke prishur funksionin e organit ku jane vendosur si edhe duke komprometuar rende gjendjen shendetesore te organizmit te prekur.

Kryesisht prevenimi i semundjes eshte i nje rendesie te vecante, por ne rastin e prekjes nga Ekinokokoza, vendosja sa me e shpejte e diagnozes eshte shume e rendesishme. Taktika e zakoneshme e kurimit te semundjes eshte nderhyrja kirurgjikale, por ne raste te hereshme ka edhe alternativa te tjera medikale apo me konservative.

Qeni si transmetuesi kryesor ne vendin tone per semundjen e Ekinokokozes, infektohet duke ngrene organe te kafsheve te semura me Ekinokokoze. Per kete aresye kryesore, duhet te ndalohet kategorikisht therja e kafsheve jashte kontrollit veterinar si edhe organet e tyre te infektuara duhet te trajtohen sipas legjislacionit ekzistues ( Groposja, djegja, gelqerosja ), etj. dhe ne asnje menyre ato nuk duhet te konsumohen nga qente.

Eshte me te vertete e kendeshme te mbash nje qen ne shtepi, por ai duhet te trajtohet dhe te kontrollohet ne menyre te rregullte nga veterineri. Qeni nuk duhet lene asnjehere jashte kontrollit. Perndryshe njeriu zakonisht " i paguan perkedhelite e qenit, me nderhyrje kirurgjikale ".

SI MUND TE PARANDALOHET EKINOKOKOZA
  • Te mos i ushqejme qente me ushqime te gjalla.
  • Ushqimi i tyre te zihet per 30 Minuta ose te perdoren ushqime speciale per ta.
  • Qente e shtepise te bejne kontrollin periodik tek veterineri.
  • Te ndalohen rreptesisht therjet e paligjeshme pa kontroll veterinar.
  • Te lahen mire duart perpara ushqyerjes.
  • Te mos e braktisim qenin tone dhe as ta leme ate te lire te haje cfare te gjeje.
  • Te mos konsumohen zarzavate, fruta apo perime te gjalla dhe te palara.

Paraqitja grafike: Ledja QERESHNIKU

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 178 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Kirurgji e përgjithshme
Komente nga lexuesit

Interesante, nje arsye me shume per mos ti dashur qente ne shtepi, ndryshe gatuaj 30 min per ta :))

Dërguar nga sara, më 15 Tetor 2012 në 15:48

E nderuar Sara !
Vleresoj komentin tuaj dhe po ju pergjigjem ne kete menyre. Kam bere ne kete artikull nje informacion , per tu njohur me semundjen e ekinokokozes , sepse fatkeqesisht nuk njihet mire nga publiku i gjere . Me kete rast , jap edhe disa keshilla per menyren si te ruhemi prej saj . Te mbajturit e nje qeni ne shtepi , aq sa eshte nje kenaqesi dhe antistres , eshte edhe nje pergjegjesi . Cdo qenje e gjalle kerkon edhe perkujdesje te domosdoshme . Nuk eshte e thene qe per qenin te gatuhet me vehte , ai mund te ushqehet edhe me ushqimet e pergatitura per njeriun .
Me respekt , dr . Viktori .

Dërguar nga Viktor Qereshniku, më 16 Tetor 2012 në 12:27

Desha te ju pergezoj per kete sqarim madje edhe ne menyre atraktive e bere shume mire ...

Dërguar nga Linda, më 28 Tetor 2012 në 03:18

E nderuar Linda !
Ju falenderoj per vleresimin . Artikuj te tille behen me qellim njohjeje dhe dhenje njohurish per popullaten e gjere dhe sidomos te behen terheqes edhe per femijet , te cilet jane nga me te pambrojturit ne drejtim te disa semundjeve infektive sikurse edhe Ekinokokoza .
Me respekt ,
Viktori .

Dërguar nga Viktor Qereshniku, më 28 Tetor 2012 në 10:27


faleminderit persqarimet shume te vlefshme per kedo por na thuaj dhe simptomat qe ka kjo semundje si ta kuptojme .

Dërguar nga silvana, më 30 Tetor 2012 në 13:59

Silvana , me te drejte kerkoni shenjat klinike te semundjes se Ekinokokozes cistike . Ato jane shume polomorfe deri tek te renda ,apo edhe mund te mungojne fare .
Qellimi i ketij publikimi ka qene qe te jepen njohuri te pergjitheshme praktike , si te ruhemi nga kjo parazitoze .
Ne nje artikull tjeter te botuar ne mjeket.al, do te gjeni me shume persa kerkoni . Sidoqofte nje ekzaminim Ekografik i barkut ,ben te mundur te mendohet per diagnozen .
Ju falenderoj per vlersimin sikurse edhe per verejtjen tuaj.
Viktori .

Dërguar nga Viktor Qereshniku, më 01 Nentor 2012 në 03:00

Pershendetje.... A ka preparate per te mjekuar qenin meqense larvat e ekinokokozes qendrojne ne zorre?
Faleminderit

Dërguar nga Halil Caci, më 25 Nentor 2012 në 11:24

Z.Caci .Falenderoj per interesin e treguar . Sigurisht qe ka preparate sikurse edhe vertetim koprologjik ( nese qeni eshte apo jo bartes i kesaj parazitologjie ). Kur vertetohet qe qeni eshte bujtes i parazitit , atehere duhet te mjekohet dhe te rikontrollohet nga veterineri . Me respekt . Dr . Viktori ( Mjek kirurg ) .

Dërguar nga Viktor Qereshniku, më 26 Nentor 2012 në 06:34

Mirmrama desha tju pyes per nje semundje cizme e qenit qe formohet ne mushkerit e bardha tek njeriu ku mund te gjej ndonje informacion rreth kesaj semundje nese keni mundesi te me informoni rreth kesaj semundjeje. Me mirekuptim. Vedat.

Dërguar nga vedat, më 21 Shkurt 2013 në 01:53

I nderuar Z. Vedat ! Ju pergezoj qe keni lexuar artikullin tim qe be fjale per parandalimin e semundjes se ekinokokozes ne njerez . Nga literatura mjeksore une nuk njoh ndonje semundje me emrin qe ju interesoheni , keshtu qe nuk mund te jap ndonje informacion per kerkesen tuaj .
Me respekt . Dr . Viktori .

Dërguar nga Viktor Qereshniku, më 22 Shkurt 2013 në 13:22

nje informacion mjaft i vlefshem dhe teper interesant, ju pergeyoj per menyren e prezantimit te informacionit. Respekte

Dërguar nga sidorela , më 06 Mars 2013 në 14:20

Pershendetje Dr Viktori,pasi kam bere disa vizita,eko-abdominale,si dhe rezonancen magnetike rezultoi te kem kist-ekinokoku,sipas leximit te ekos nga doktori rezulton kist ekinokoku e thate joaktiv.Jam shume e shqetesuar edhe pse nuk e shfaq para familjes.Ju lutem ne lidhje me kete semundje si behet ekzaminimi dhe perafersisht sa mund te kushtoje? Me respekt Denisa Uka

Dërguar nga Denisa Uka, më 14 Shkurt 2014 në 15:35

E nderuar Znj. D . Uka !
Nese jeni ne Tirane , mund te kontaktojme duke patur te gjitha ekzaminimet qe keni bere . Vetem keshtu mund te ju jap shpresoj nje mendim te dakte se si duhet te veproni .
Numuri im i kontaktit eshte 0672161158 dhe 0666007880 .
Me respekt , Viktori .

Dërguar nga Viktor Qereshniku, më 18 Shkurt 2014 në 13:20

inderuari doktor deshta nje pytje per ju jam nga kosova vajza eshte 8 vjeqare tani ekan diagnostifikuar me nje semundje ne melqi thon se eshte nje cist ne melqi por kam dexhuar se ke studjuar rreth kesaj semundje mund te trhem aka sherim kjo gje dhe eshte ndopak e rrezikshme

Dërguar nga ramiz nishori, më 14 Mars 2014 në 14:05

Z . Nishori , bashkohem e shqetesimin tuaj , por do ju thoja se prezenca e nje cisti ne melci , jo gjithnjmone ka te beje me ekinokokozen . Megjithate berja e analizes se SEROLOGJISE dhe nje EKO e miree mund te ju orientojne me drejte per diagnozen .
Ju falenderoj per konsideraten , por ju ne Kosove keni edhe Dr. A . Krasniqin ne Prishtine , qe eshte shume kompetent per kete patologji .
me respekt ,
Viktor Qereshniku .

Dërguar nga viktor QERESHNIKU , më 19 Mars 2014 në 00:22

Per momentin shkruaj nga spitali MHH Hannover Gjermani quni 10 vjeqar esht diagnostifiku me virusin ekinokokoz dhe esht operu me sukses.Sipas mjekve gjerman ne qoft se nuk trajtohet smundja esht vdekjeprurse.simptome tek djali im kan qen oreksi ka qen minimal ndjersitja gjat fjetjes lodhja e shpejt si dhe shtrembrimi i trupit ne anen e djatht seose cisten e ka pas ne mushkni ne anen e djatht te nje madhsie 1, 5 litershe te kemi ma shum kujdes ne pasterti por mund ti ndodh qdokujt.

Dërguar nga Fehmi Tahiri, më 21 Prill 2014 në 03:08

Z . Fehmi , djalit i uroj te shkuara sa me shpejt te jete e mundur . Meqe ai eshte operuar ne Gjermani , specialistet aty , do te japin keshillat perkatese . Sidoqofte , mos neglizhoni ne kontrollet pas operatore dhe nese keni qen , ai duhet te kontrollohet nga veterineri .
gjithe te mirat .

Dërguar nga Dr . viktori , më 21 Prill 2014 në 08:58

Pershendetje .. Jam operuar 2 here per ekinokok ne mushkri nga doktor Agron Myzenxhiu mirepo kam akoma disa kiste te vogla ne brinje . Perdor ambendazol zentel 800 ml ne dit . Kisti ka qen i zbrasur jam operuar para 12 vjetesh e para 2 vjetesh . Tashme jam me gjendje gripi por kur teshtitem me dhembin brinjet e fundit te anes se majte . Cfar me sygjeroni te bej ??
Respekte per ju doktor !

Dërguar nga Lumturi Bojni , më 30 Nentor 2014 në 08:28

doktor kisha nje pyetje ne lidhje me kete teme. mbesa ime eshte operuar me kete diagnose ne mushkeri dhe ka dhe nje operacion tjeter ne melqi po per te njejten arsye. problemi eshte se kur e kane bere operacionin atyre u eshte plasur cisti. doja te pyesja nese perseritet prap dhe nese po pas sa kohesh mund te shfaqet perseri.

Dërguar nga mondi, më 05 Prill 2015 në 12:28

un jam njee. i operuar nga kjo diagnoz kam qen i infektuar kam pasur. 2 cista njeren 25 cm tketren 12 cm por un kam 8 muaj qe jAm operuar ne spitalin e prishtines dr Kujtim ukëperaj

Dërguar nga nderim, më 10 Maj 2015 në 17:35

Ju lutem nje informacion se ku duhet te drejtohemi ketu ne shqiperi, i afermi im ka dale me kete rezultat analize te kinokokut ne gjak(analiza eshte bere ne itali):
Esame Risultati U.M. Valori di riferimento
ECHINOCOCCO IgG 25,8 U.A. < 8,5 Negativo
8,5 - 11,5 Dubbio
> 11,5 Positivo

Dërguar nga ELDA, më 26 Shtator 2015 në 05:12
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten