Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

Refluksi Gastro-Ezofageal

Semundja e refluksit gastro-ezofageal eshte semundja me e shpeshte e ezofagut dhe ka te beje me rikthimin e sekrecioneve te stomakut ne ezofag. Ky rikthim ndodh si pasoje e humbjes se tonusit te sfinkterit te poshtem gastro-ezofageal, qe ndodhet pikerisht ne vendbashkimin e ezofagut me stomakun. Ky sfinkter ka rolin e nje valvule funksionale e cila hapet sa here ne ushqehemi ose pijme. Ne rastin e humbjes se tonusit te kesaj "valvule" kjo do te ngelet hapur per nje kohe te gjate dhe lengjet gastrike do te rikthehen mbrapsht ne ezofag. Nje situate e tille ndodh ne rastin e hernies hiatale qe eshte ngritja lart ne ezofag e mukozes gastrike.

Pasoje e semundjes se zgjatur dhe te patrajtuar te refkluksit gastro-ezofageal eshte demtimi i mukozes se ezofagut ne trajten e erozioneve apo ulcerave dhe me rralle me shfaqjen e kancerit kardio-ezofageal. Prezantimi me tipik i kesaj semundje eshte djegia e kraharorit dhe rikthimi acid ne ezofag.

Por semundja e refluksit gastro-ezofageal mund te prezantohet dhe me simptoma atipike. Rreth 20-60 % e pacienteve me refluks kane ankesa ne gryke pa patur ndonje ankese si "djegie gjoksi" te dukshme. Simptoma atipike me e shpeshte qe jep refluksi gastro-ezofageal eshte ngecja e nje dickaje ne fyt qe ne e quajme" globus faringeal" shenje kjo qe mund te ngaterroje mjekun dhe mund te ndryshoje drejtimin e ndjekjes se problemit duke harruar keshtu shkaktarin: stomakun. Prandaj eshte i nevojshem nje indeks i larte dyshimi.

Laringoskopia mund te konfirmoje diagnozen e refluksit laringofaringeal dhe gastroskopia mund te konfirmoje refluksin gastro-ezofageal dhe per me teper vlereson mukozen e ezofagut nese ka demtime apo jo. Gjate ketij ekzaminimi kemi pare skuqje te laringsit posterior dhe trashje te kordave vokale.Trajtimi duhet filluar me frenues te acidit gastrik si dhe me ndryshimin e stilit te jeteses. Nese refluksi gastro-ezofageal ngelet i patrajtuar pervec demtimit te mukozes se ezofagut, mund te coje dhe ne laringit kronik, ndryshime te zerit, kolle kronike, kruajtje e zerit, granulome e kordave te zerit dhe probleme te tjera.

Refluksi gastro-ezofageal eshte percaktuar si levizje e permbajtjes gastrike ne ezofag pa te vjella. Refluksi laringo-faringeal eshte levizja e permbajtjes gastrike ne zonen laringofaringeale. Semundja e refluksit do te shfaqet kur permbajtja gastrike irriton siperfaqen e mukozes te traktit te siperm aero-digjestiv.

Patofiziologjia e refluksit
Sfinkteri i siperm ezofageal sherben si bariera kryesore per parandalimin e refluksit laringo-faringeal.

Barriera primare e refluksit gastro-ezofageal eshte sfinkteri i poshtem ezofageal, i cili lokalizohet ne nivel te hiatusit diafragmatik and vepron si siguresa kryesore e refluksit (Fig. 1a, 1b, 1c). Struktura te tjera qe perfshihen ne parandalimin e refluksit jane segmenti intra-abdominal i ezofagut, kendi gastroezofageal, krura diafragmatike dhe ligamenti freno-ezofageal.

Motiliteti ose levizshmeria gastrike luan gjithashtu rol me vonesen ne zbrazjen e stomakut duke predispozuar per refluks. Sfinkteri i siperm ezofageal konsiston kryesisht ne muskulin krikofaringeal dhe te fibrave te muskulatures cirkulare te ezofagut menjehere distalisht tij. Sfinkteri i siperm ezofageal eshte quajtur si junksioni faringo-ezofageal dhe sherben si barriera kryesore ne parandalimin e refluksit faringo-laringeal.

Dallimet midis simptomave gastrointestinale dhe simptomave te lidhura me gryken si pasoje e refluksit.

Simptoma me e shpeshte e refluksit laringo-faringeal eshte ndjenja e ngecjes se nje dickaje ne gryke ose globus faringeal.

Patofiziologjia e refluksit me simptoma gastrointestinale ndryshon nga ajo ne pacientet me simptoma te lidhura me gryken. Pacientet me simptoma gastrointestinale kane dismotilitet ezogageal dhe disfunksion te sfinkterit te poshtem ezofageal, ndersa pacientet me manifestime te grykes kane disfunksion te sfinkterit te siperm ezofageal por nje motilitet ezofageal te mire.

Pacientet me simptoma gastrointestinale e ndjejne refluksin kur jane te shtrire ne shpine ndersa pacientet me manifestime ne gryke kane refluks laringo-faringeal gjate gjithe kohes edhe kur ata jane ngritur ne kembe.Sipas nje studimi 18% e pacienteve me simptoma te ORL kane ezofagit

FIGURA 1A. Trakti i siperm aerodigjestiv (muskuli krikofaringeal, harku i aortes, hiatusi diafragamatik), sfinkteri i siperm ezofageal (krikofaringeus), sfinkteri i poshtem ezofageal dhe lidhja e ezofagut me strukturat perreth.

Djegia, simptoma me klasike e refluksit, eshte e shpeshte ne pacientet me simptoma gastrointestinale por e pazakonte ne paciente me manifestime te refluksit ne gryke. Nje studim raporton vetem 20-43% incidence te djegies se kraharorit ne pacientet me simptoma otorinolaringologjike.

Simptomat e grykes ne pacientet me refluks gastro-ezofageal.

  • Aerofagi
  • Djegie goje
  • Dhimbje cervikale
  • Ndjesi e mbytjes
  • Kolle kronike
  • Pastrimin e vazhdueshem te fytit (kryajtje e zerit)
  • Disfagi
  • Ferkim i ushqimit ne fyt
  • Ndjenja e ngecjes se nje dickaje ne fyt (shpeshhere)
  • Ere e keqe nga goja
  • Ngjirje zeri (disfonia)
  • Dhimbje veshi
  • Ngushtesi e faringut
  • Dhimbje fyti
  • Uje ne goje
Diagnoza
FIGURA 1B. Zona e sfinkterit te siperm ezofageal. Zona Killiane lokalizohet midis muskulit inferior faringeal nga siper dhe muskulit krikofaringeal nga poshte.

Puna diagnostikuese e pacienteve qe prezantohen me simptoma te refluksit laringo-ezofageal fillon me historikun e semundjes dhe ekzaminimin fizik te perpikte. Pacientet me refluks laringo-faringeal prezantohen me simptoma te lidhura me traktin e siperm aero-digjestiv. (Tabela 1).

Simptoma me e shpeshte e raportuar nga pacientet eshte globusi faringeal ose ndjenja e "ngecjes se dickaje ne fyt". Studimet3-5 kane treguar se ne 23 - 60 % te pacienteve qe prezantohen me globus faringeal refluksi gastro-ezofageal eshte shkaktari etiologjik.

Simptoma te tjera perfshijne kruarjen konstante te zerit (shkaktuar nga rritja e sekrecioneve dhe ngacmimi i mukoses laringeale); ngjirja e zerit (shkaktuar nga edema ose inflamacioni i kordave te zerit); dhimbje kronike gryke (shpesh e ngaterruar me tonsilitin kronik); kolle; veshtiresi ne gelltitje (shkaktuar nga disfunksioni i sfinkterit te siperm ezofageal); ere e keqe nga goja; djegie goje; dhimbje veshi; (shpjeguar nga inervimi sensor i perbashket i ezofagut dhe i kanalit te jashtem te degjimit nga nervi i 10 kranial); ferkim i ushqimit ne fyt; ngushtim i fytit; ndjesi mbytje; gelltije ajri; dhe uje ne goje (hypersalivation). Refluksi laringo-faringeal duhet dyshuar ne paciente qe prezantohen me ndonje nga keto simptoma.

Megjithese veshtiresia ne gelltitje mund te rezultoje nga refluksi, duhen marre ne konsiderate edhe shkaqe te tjera, sidomos kur simptomat persistojne megjithe trajtimin adekuat te refluksit.

Laringoskopia dhe gastroskopia

Mund te performohet laringoskopia dhe gastroskopia per te konfirmuar diagnozen e refluksit. Gjetjet ne keto ekzaminime konfirmojne: erithema te arytenoides, eriteme ne zonen interarytenoidiene ose te siperfaqes laringeale te epiglotit; zonen interarytenoide si guret e kalldremit; edema te kordave vokale; lezione inflammatore te kordave vokale, si granuloma dhe ulcer; dhe mbushja e hipofaringsit me sekrecione (Figurat 2, 3, 4a ,4b).

FIGURA 2. Fotografi e endolaringsit, tregon eriteme e arytenoides dhe nje polip te vogel ne korden vokale te majte te vertete. (a = korda vokale e vertete, b = korda vokale fallco, c = arytenoid, d =zona interarytenoide, e =fusha aryepiglotike)
FIGURA 1C. Sfinkteri ezofageal i poshtem
 
FIGURA 4A. Fotografi e endolaringsit, tregon te kordes se majte vokale te vertete (shigjeta). (a = korda vokale e vertete) FIGURA 4B. Fotografi e endolaringsit menjehere pas ekscision te granulomes se kordes vokale te majte. (a = true vocal cord) FIGURA 3. Fotografi e endolaringsit, tregon edemen Reinke te kordave vokale te verteta.

Edema e kordave vokale te verteta mund te ndryshoje nga e lehte deri ne te rende; edema e rende ka paraqitjen e nje pjese polipoide. Edema e kordave vokale ne kete shkalle mund te rezultoje me nje ngjirje zeri te rende, stridor ose kompromentim te rrugeve te frymemerrjes. Edema zhvillohet ne shtresen superficiale te lamina propria te kordave vokale te verteta e quajtur gjithashtu si hapesira Reinke. Keshtu shpesh referohet si edema Reinke. Prezenca e edemes ne kordat vokale te verteta eshte nje sugjerues i larte i refluksit laringo-faringeal,edhe pse ne mungese te eritemes laringeale.

Terapia empirike dhe studimet e metejshme
Pacientet me refluks laringo-faringeal te dyshuar mund te trajtohen ne menyre empirike me medikamente antirefluks dhe modifikim te stilit te jetes, duke perfshire ndryshimet ne diete dhe nderprerjen e duhanit.

Nese historia dhe ekzaminimi fizik deshton ne zbulimin e patologjive serioze, pacientet me refluks gastro-ezofageal te dyshuar mund te fillojne nje terapi empirike, qe kryesisht konsiston, ne modifikimet e stilit te jetes dhe te terapise medikamentoze (Tablat 26 and 3). Vleresimi kerkohet nese pacientet nuk i pergjigjen terapise empirike ose kur ato shfaqen me refluks te perseritur.Nderhyrja kirurgjikale mund te kerkohet ne keto paciente.

Me tej vleresimi mund te perfshije nje ezofagrame, manometri, gastroskopi, monitorim 24-h te ph. Standarti i arte per te bere diagnozen e refluksit laringo-faringeal eshte monitoirimi 24-h i ph me dopio sonde ku sondat vendosen ne laring dhe ezofag.2 Kjo procedure ka rritur kuptimin tone ne lidhje me patofiziologjine e refluksit gastro-ezofageal te lidhur me komplikacione otolaringologjike.

Ndryshimet e stilit te jetes qe mund te permiresojne refluksin

  • Shmangni ushqimet me yndyre, kafeinen (kola, cafe, caj etj.), cokollate, mente, ushqime te skuqura, ushqime me baze domate, hudhra dhe qepe
  • Ndaloni duhanin
  • Ndaloni ose ulni perdorimin e alkolit
  • Humbni peshen nese jeni mbipeshe
  • Ngrini koken e krevatit 10-20 cm Eat smaller meals
  • Shmangni veshjet e ngushta
  • Shmangni ngreniet e vona, te pakten 4 ore para gjumit
  • Shmangi shtirjen te pakten 3 ore pas ngrenies
  • Shmangi medikamentet qe ulin presionin ne sfinkterin e poshtem ezofageal (theophylline, agjentet anticholinergjik, alpha-adrenergic antagonists, agonistet beta-adrenergic, Bllokuesit e kanaleve kalcike, nitrates)
Komplikacionet

Komplikacionet e refluksit gastro-ezofageal ndahen ne kater kategori: laringeal, faryngeal, ezofageal and pulmonar.

Laringeal

Nderlikimet laringeale te shoqeruara me GERD perfshijne: laringitin e pasem, laringomalacine, crregullimet funksionale te zerit, stenoze e pasme e glotisit, laringospazmat, laringit kronik jospecifik, edema Reikne, ulcera kontakti, granuloma kontakti, leukoplakia dhe karcinoma e kordave laringeale dhe stenoza subglotike.

Granulomat e kontaktit marrin fillese nga proceset vokale (pjesa kartilaginoze e pasme) te kordave vokale dhe konsiderohen si pergjigje inflamatore ndaj demtimeve te perikondriumit. Pervec terapise antirefluks ne mjekimin e granulomave te kordave vokale perdoren injeksionet me toksine botuline. Toksina i paralizon kordat vokale duke parandaluar mbylljen e fuqishme te aritenoideve gjate te folurit apo kolles gje qe con ne sherimin e vendit te traumatizuar.

Kirurgjia antirefluks mund te konsiderohet ne pacientet me simptoma kronike qe nuk i pergjigjen terapise medikamentoze. Nga nje studim10 del se 82% e pacienteve paten zhdukje te simptomave laringeale dhe normalizim te gjetjeve laringoskopike rreth gjashte muaj nga kirurgjia antirefluks. Pacientet e ketij studimi kishin Refluks gastro-ezofageal te konfirmuar me pH metri 24 oreshe dhe patologji laringeale te konfirmuar me laringoskopi. Ata u referuan per terapi kirugjikale (fundoplikim Nissen) pas pergjigje inadekuate ndaj terapise medikamentoze.

Studimet kane treguar se refluksi gastro-ezofageal implikohet ne 40-70 % te pacienteve me simptoma laringeale dhe evidence laringoskopike te patologjise laringeale. Sidoqofte refluksi inplikohet vetem ne 20-40% te pacienteve me simptoma laringeale dhe egzaminim normal laringoskopik.

Refluksi gjithashtu implikohet edhe ne zhvillimin e leukoplakise dhe karcinomes me qeliza skuamoze te kordave vokale.3,10,11 Leukoplakia, qe perkufizohet si zhvillimi i nje pllake te bardhe ne nje siperfaqe mukozale, nuk mbart ne vetevete ndonje implikim diagnostik. Gjithesesi ne prezence te refluksit, leukoplakia konsiderohet si gjendje prekanceroze. Ne studimin e mesiperm, pese paciente u diagnostikuan me karcinome laringeale dhe iu nenshtruan kirurgjise dhe radioterapise. Edema dhe leukoplakia persistuan pas trajtimit.

Te gjithe pacientet me pas iu neneshtruan kirurgjise antirefluks, dhe anomalite laringeale u zhduken ne tre nga kater paciente (i pesti humbi gjate ndjekjes). Gjetjet sugjerojne se lezionet parakanceroze mund te shoqerohen me reflux gastroezofageal dhe mund te zhduken ne saje te terapise adekuate. Edhe pse disa studime sugjerojne se refluksi gastroezofageal eshte nje koofaktor ne zhvillimin e karcinomes me qeliza skuamoze te laringut kerkime te metejshme nevojiten per te percaktuar rendesine e refluksit gastroezofageal ne patogenezen e ketij tumori.

FIGURA 5. Demostrim radiografik i divertikulit Zenkel.Note the barium filling the diverticular pouch.

Faringeal

Nderlikimet faringeale te refluksit gastroezofageal perfshijne disfunksionin krikofaringeal, faringitin kronik dhe divertikulin faringeal te Zenker.3,15-17 Ky i fundit eshte nje pseudodivertikul qe merr fillese nga zona Killiane (Fig.5) qe lokalizohet midis muskulit krikofaringeal dhe muskulit faringeal inferior. Kjo zone eshte e predispozuar per formimin e divertikulit per shkak te dobesise se muskujve.

Divertikuli i Zenker rezulton per shkak te presionit intraluminal te rritur qe shkaktohet nga spazma e muskulit krikofaringeal, e cila lidhet me refluksin gastroezofageal.3 Regurgitimi (kthimi pas) i ushqimit pjeserisht te tretur duhet te na sinjalizoje per pranine e divertikulit te Zenker.Nje divertikul i vogel mund e menaxhohet me observim. Kirurgjia rezervohet per paciente me divertikul te madh dhe simptomatik.

Ezofageal

Nderlikimet ezofageale te refluksit gastroezofageal perfshijne ezofagitin, rrjetat dhe strikturat ezofageale, ezofagitin Barrett dhe karcinomen.18,19 Ezofagu i Barrett perkufizohet si metaplazi e epitelit skuamoz ne epitel kolumnar special qe ndodh 2-3 cm mbi junksionin gastroezofageal. Ezofagu i Barrett eshte diagnoze endoskopike qe shoqerohet me incidence te rritur te adenokarcinomes.

Pulmonar

Nderlikimet pulmonare te refluksit gastroezofageal perfshijne: aspirimin, kolle kronike, apne, pneumoni te perseritura, bronkit dhe difteri, astma, stenoze trakeale, stridor dhe sindromin e vdekjes se papritur te femijes.

Autoret

VANITA AHUJA, M.D.,
is currently a resident in otolaryngology¬head and neck surgery at the National Naval Medical Center, Bethesda, Md. Dr. Ahuja completed a tour as a general medical officer at U.S. Naval Hospital, Yokosuka, Japan.

MYRON W. YENCHA, M.D.,
is head of the Department of Otolaryngology at the Naval Hospital, Pensacola, Fla. He completed a residency in otolaryngology¬head and neck surgery at Naval Medical Center, Portsmouth, Va.

LORENZ F. LASSEN, M.D.,
is director for surgical services at Naval Medical Center, Portsmouth, Va. Dr. Lassen completed a residency in otolaryngology¬head and neck surgery at Naval Medical Center, San Diego, and a fellowship in neurology/otology at the University of Pittsburgh.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 26723 herë.
Komente nga lexuesit

faleminderit per informacionin,artikulli eshte shkruar plot te dhena.

Dërguar nga laureta, më 31 Tetor 2013 në 07:42

Artikull shume informues me plot te dhena dhe ilustrime

Dërguar nga Flutura Zaimi, më 24 Dhjetor 2013 në 05:29

nuk di ku te drejtoem dhe un kamnje femi qe ka keto shenja

Dërguar nga enkeledahaxho, më 13 Janar 2014 në 14:36

Perputhet ekzaktesisht me shenjat qe une kisha flm

Dërguar nga ermira, më 17 Janar 2014 në 16:32

flm per informacionin e vlefshem. Po fryrjet e pjeses se poshtme te barkut ga se vijne?

Dërguar nga Ervison Domi, më 29 Mars 2014 në 00:20

Kam shumicen e shenjave qe lexova me siper dhe ju falenderoj per te dhenat e sakta dhe te koncentruara qe keni dhene. Nuk e di a po veproj mire porkam filluar te kurohem me REPRAT 40. A kam vepruar mire?

Dërguar nga Liliana Shehu, më 01 Gusht 2014 në 08:24

Pershendetje Liliana! Reprat 40 mg eshte pantoprazol qe frenon aciditetin gastrik. Pikerisht kete preparat rekomandojme pasi kemi vendosur diagnozen e sakte te refluksit gastro-ezofageal. Nese ju keni kete diagnoze sigurisht qe nuk keni gabuar.

Dërguar nga Albana Duni, më 14 Gusht 2014 në 15:35

Flm shume per kete spjegim shume te qarte. Problemin e kam kur pi ujin dhe me ngel ne fyt ku nuk mundem as te marr fryme shume ndjenje e rende mjeku me ka pershkru pantoprazol 40mg2X-(ne dite) Ju pershendes.

Dërguar nga vahide, më 26 Gusht 2014 në 15:47

Per Vahiden mund te themi qe mjekimi eshte i duhuri perderisa eshte percaktuar Refluksi gastro-ezofageal, nje nder shenjat e te cilit eshte dhe mbytja. Mjekimi ndoshta duhet vazhduar disa muaj. Besoj se per te vene diagnozen tuaj,mjeku nuk eshte mjaftuar vetem me kliniken. Ne kete rast kerkohet Gastroskopia dhe Ekzaminimi me kontrast i ezofagut per te konfirmuar diagnozen e dyshuar ose edhe per te perjashtuar semundje te tjera. Sherim te shpejte.

Dërguar nga Albana Duni, më 27 Gusht 2014 në 11:16

Pershendetje! Kam gati qe 12 vjec qe kam refluks ne stomak. Ne fillim me ndodhte fill pasi mbaroja ndonje vakt dreke a darke, sidomos kur konsumoja ushqime te skuqura dhe perime si domatet. Tani, me ndodh pasi konsumoj shalqi ose kur pij sasi te konsiderueshme uji pas te ngrenit. Shume prej simptomave te mesiperme nuk i kam, pothuajse asnje pervec "ujit ne goje". Jam duhanpires, ndersa pijet alkoolike qe konsumoj jane vetem birrat. Per nje periudhe kohe, sidomos gjate moshes 16-22 vjec, nuk mundesha dot te haja mengjes heret. E kisha stomakun disi si te trazuar, ndersa prej dy vjetesh mundem te ushqehem mire ne mengjes.

Dërguar nga Erald, më 02 Shtator 2014 në 09:24

Ju Pershendes, Kam nje problem une kam maman time ne moshen 75 vjece ka shenja te mbytjes dhe marrjefryme dhe shpeshe i shfaqet dhe nje koll , para 2 muajsh i beme ekzaminim sonden estomakut dhe i doli qe kishte gastrit atrofik,hernie e lehte hiatale mori mjekim qe zgjati 1 muaj po tani edhe pasi mjekimi mbaroje ajo i ka perseri shenjat e mbytjes tani e kemi problem se ajo mbytjet dhe me uje ju lutem mund te na rekomandini se cfare mund te bejme me tej pasi e kemi nje problem ajo kalon vetem suprat ku ka raste qe mbytet dhe me ato .

Dërguar nga Beta kojani, më 14 Shtator 2014 në 10:45

Pershendetje Beta!Fakti qe mamaja ka marre mjekim per nje muaj nuk e zgjidh plotesisht situaten. Ne nje situate te tille kronike rekomandohet nje zgjatje e mjekimit me muaj derisa te kontrollohet plotesisht prodhimi i acidit gastrik. Mjekimi duhet te jete me pantoprazol 40mg 2xdite para ushqimit. Mamaja duhet te beje dhe nje ekzaminim me kontrast te stomakut per te perjashtuar nje "akalazi" te mundshme, qe eshte nje semundje e muskujve te ezofagut. Diagnoza e "akalazise" konfirmohet me skopi ezofageale me kontrast. Gjithe te mirat

Dërguar nga Albana Duni, më 18 Shtator 2014 në 06:46

Pershendetje!!! Urime per shpiegimin eshte shume i qarte. Doja te dija a nese behet nje nderhyrje kirurgjikale per ngushtimin e valvoles sa eshte mundesia e e rikthimit ne normalitet i kordave vokale dhe sa perqind eshte ulja e aciditetit qe njgitet siper ku djeg laringun edhe mukozen???

Dërguar nga Armaldo kllogjeri , më 26 Tetor 2014 në 02:16

Pershendetje Armando! Fundoplikacioni Nissen konsiderohet tani si perqasja kirurgjikale standarte per trajtimin e refluksit gastroezofageal. Kjo teknike konsiston ne mbeshtjelljen 360 grade te fundusit gastrik perreth ezofagut distal duke siguruar keshtu nje mbyllje te mire te sfinkterit. Po te krahasosh efikasitetin e terapise antirefluks ka shume debate. Disa sugjerojne se terapia kirurgjikale eshte superiore. Kolegji Amerikan i Gastrohepatologjise sugjeron se terapia kirurgjikale eshte po aq efektive sa terapia medikamentoze per pacientet e selektuar me kujdes me Refluks kronik, kur realizohet nga nje kirurg me eksperience. Ka disa indikacione per trajtimin kirurgjikal te refluksit: 1- deshtim i mjekimit 2- nevoja per terapi afatgjate 3- komplikacione te refluksit si ezofagu Barret(gjendje prekanceroze) dhe striktura ose ngushtimi peptik 4- preferenca e pacientit 5- manifestime ekstraezofageale si astma, ndryshimet e zerit, kolle, dhimbje gjoksi 6- hernia hiatale paraezofageale Kur kirurgjia eshte e sukseshme merr fund nevoja per mjekim. Kirurgjia eshte efektive pasi ajo rikonstrukton mekanizmin valvul ne bashkimin gastro-esophageal, dhe fizikisht ndalon permbajtjen gastrike te futet ne lumenin ezofageal. Por si cdo procedure kirurgjikale edhe kjo ka komplikacionet e veta si: 1- veshtiresi ne gelltitje 2- djegia ose pyroza mund te rikthehet 3- diskomfort abdominal qe vjen nga mosnxjerrja e gazit. Kur ju te vendosni midis terapise kirurgjikale dhe asaj medikamentoze duhet te peshoni koston, riskun dhe komplikacionet potenciale te kirurgjise kundrejt kostos bezdise se marrjes se medikamenteve. Shume e rendesishme ne suksesin e procedures eshte eksperienca e kirurgut. Suksese

Dërguar nga Albana Duni, më 27 Tetor 2014 në 14:54

Dott. Albana ju falenderoi shume per shpjegimin profesiona qe i jepni pyetjes sime!!!!!Jam shume i qarte edhe shume mirmnjohes per kete pergjigjie. Suksese edhe juve ne punen tuaj!!!.

Dërguar nga Armaldo, më 28 Tetor 2014 në 04:14

Pershendetje Dr.Albana. Deshiroj te jeni mire. Edhe une kam disa kohe (me shume se 1 vit qe me shqeteson dhimbja e fytit si pasoje e konstatimit tuaj per "reflux acid". Kam bere nje kontroll me sonde tek Klinika juaj dhe pasi mora nje mjekim te gjate per rreth 6 e me shume muaj shoh qe kam te njejtat shenja qe me shfaqen ketu e nje vit perpara si:Prezence te lengjeve apo avujve acide ne goje, "trashje e mukozes se brendshme te gojes si pasoje e levizjes se ketyre lengjeve apo avujve, ndjenja sikur kam "ngecje"here pas here ne fyt e ushqimit,shija e "athet" apo "idhet" ne goje sidomos mbas ushqimit. Sic edhe kemi biseduar her pas here bashke pasi nderpreva medicamentet qe luftonin Acidin ne stomak, une kam marre "Gaviscon" ne fillim Gel dhe pastaj Tableta dhe kryesisht une i marr ne darke perpara se te fle gjume. Pyetja ime eshte: A duhet ti kthehem edhe njehere marrjes se antiacideve apo mos ndoshta do duhet te bej nje PH -test dhe pastaj ne varesi te rezultatit te vendosni cfare te bej une me tej. I kam lexuar me kujdes edhe pergjigjet qe ju i keni dhene pacienteve te tjere, dhe kam marre nepermjet tyre edhe une ndonje pergjigje. Jam ne pritje te ndonje keshille nga JU. Falemnderit dhe ja kalofsh mire. Me repsket Kujtim Bumci

Dërguar nga Kujtim Bumci, më 06 Nentor 2014 në 02:53

Pershendetje!Une jam 26 vjece.Prej shume vitesh kam problemin e gazrave dhe kolitit,e kam konsideruar si dicka normale por sa vjen dhe me shqeteson,nuk jam drejtuar ne mjeke ende.Problemi im ka te bej me mos clirimin e gazrave dhe qarkullimin e tyre ne zorre gjithashtu gjithom kam ndjesin e fryrjes se barkut sa me vene ne nje siklet te madh sa mendoj se mund te turperohem nga momenti ne moment kur jam ne ambjen shoqeror sa tani me eshte bere edhe psikologjike.Ju lutem mund te me jepni nje keshillim si te veproj dhe nese eshte e nevojshme te kurohem.Ju faleminderit.Me respekt Jeta.

Dërguar nga jeta, më 18 Dhjetor 2014 në 05:04

Eshte hera e pare qe arrij pa shkuar tek mjeku te marr nje informacion kaq te sakte dhe shpresoj se duke ndjekur kete mjekimin me pantoprazol mbase behem mire se mbytem shume kur shtrihem, me zihet fryma kur jam ne shpine, por edhe anesh, disi. Ju falemnderit shume per keto keshilla dhe informacione kaq te dobishme nga ju dr. Albana Duni. Suksese dhe zoti te dhente jete e shendet...!

Dërguar nga majlinda cala, më 22 Dhjetor 2014 në 05:20

Pershendetje! Une jam nje djale 26 vjec.Doja te dija nese gastriti apo reflusi acid jep edhe dhimbje fyti apo edhe pika te kuqe ne qiellez? Pasi kam 5 muaj qe perdor nolpaza me shkeputje. Pasi e kam nderprere per nje muaj me jane shfaqur disa pika te kuqe ne qiellez dhe kam pak dhimbje fyti ne trjte shpimi. Ju lutem me ktheni nje pergjigje. Ju uroj gjithe te mirat.

Dërguar nga andi, më 04 Janar 2015 në 19:32

Refluksi jep dhimbje fyti, por per pikat e kuqe nuk jam e sigurt nese kane lidhje me refluksin.Ju rekomandoj nje konsulte ORL ose infeksionisti per ti vleresuar keto elemente.

Dërguar nga Albana Duni, më 06 Janar 2015 në 14:37

jam nje 45 vjecare vuaj na refluksi acid me dhimje fyti dhe me koll dhe arije deri atje sa nxjere te gjithe ushqimin ju lutem cfar me rekomandoni se problemin e kam naten me ze kolli shume deri sa ta nxjere ushqimin

Dërguar nga lulzime zuna, më 26 Janar 2015 në 15:06

Ulcezol 20 mg me rekomandoj mjeku dhe une vetem pas ketij shkrimi e kuptoj qe ndoshta kam kete semundje sepse kam keto simptoma kolle gati 3 jave ndjesi mbytje kruajtje zeri djegje ne gjoks ngecje ne fyt ngjirje zeri etj.Te lutem me thuaj a eshte medikamenti i sakte ky dhe cfare duhet te bej per nje diagnoze me te sakte.Flm.

Dërguar nga Dritanfiori, më 29 Janar 2015 në 16:17

Prsh, jam 26 vjeqar kam kohe pas kohe probleme te tilla si: shkojn 10 dite 20 dite jam ne gjendje normale, po pas ketyre diteve me vjen nje ndjesi e keqe nga lukthi, jo dhimbje, kam terje te gojes dhe fytit shume ne keto dite, marramendje, kam bere te gjitha anaizat e gjakut urines jam shume mire me te gjitha, kur beje shtrengim te trupit, me dhemb gjoksi dhe te dy anet e shpines para krahrorve, pra kjo me shfaqet me periudha, dhe e kaloj, pastaj prap, qe 2 dite kam qene te nje mjek me ka rekomandu me marr tableta nolpaza 40mg, tha qe kam aciditet te larte ne lukth, por e kam kete ndjesi ende dhe nuk e di se si ta trajtoj,

Dërguar nga Egzoni, më 02 Shkurt 2015 në 07:57

Prsh,jam 47 vjece dhe kam probleme me stomakun dhe fytin.Kam fryrje te stomakut pothuajse te perhershme,me cfaredo ushqimi qe ha,gjithashtu kam dhe problem dhe me fytin,sikur me ka ngelur dicka ne fyt ose me ngjit,vetem ne anen e djathte te fytit,ndonjehere shume te theksuar pa dhimbje ne fyt por me pak dhimbje ne siperfaqe te fytit kur e prek me dore.Doja te theksoja se ndonjehere kam kruajtje te theksuar dhe dhimbje te lehte te veshit ne anen e djathte. Simptomat e fytit i kam qe vjet ne janar, mbas nje mjekimi qe pata me antibiotik dhe trebon.Fryrja e stomakut rralle here me shoqerohet me dhimbje ,pervec rasteve kur kaloj ndonje merzi,kam marre per stomakun vite me pare me recete nga pathologu cilroton nga 2 kokrra para buke tre here ne diteper 2 muaj rrjesht por nuk pata asnje lloj permiresimi ,perkundrasi ilacet me frynin me teper.Kam kohe qe nuk kam marre me asnje lloj mjekimi per stomakun.

Dërguar nga silvana, më 23 Shkurt 2015 në 13:28

Pershendetje! Po e filloj se pari me fryrjen e barkut, qe shpesh mund te mos jete shenje semundje por thjesh nje prani e tepert e gazrave ne traktin tretes. Ka dy rruge qe rrisin sasine e ajrit ne stomak e zore: njera eshte nga ngrenia e shpejte, camcakizat, pirjs e ujit me bidon dhe rruga tjeter eshte tretja ushqimore qe shpesh prodhon sasi te madhe gazi ne zorre. Shume nga ne jane intolerante ndaj disa ushqimeve si psh bulmeti (qe mund te jete nje shkak i fryrjes tuaj), perimet, zarzavatet si lakra, lulelakra, bizelet, fasulet dhe shume ushqime te tjera qe futen tek ushqimet e shendetshme.Nese do te benit ndonje prove me keto ushqime sidomos bulmeti, mund ta konfirmonit kete. Persa i perket problemit te fytit dhe te veshit ka shume mundesi qe te jete stomaku shkaktar. Por mjekesia nuk mund te jete me "mundet" prandaj mendoj qe te kryenit gastroskopine e cila eshte e vetmja qe konfirmon nese keni apo jo probleme me stomakun psh te tipit te gastritit apo te refluksit. Nuk mund te mjekoheni per 2 muaj pa e ditur me saktesi problemin. Gjithsesi ju perpiquni pak me regjim ushqimor : 1-hani pak e shpesh 2-evitoni kafene, cokollatat, agrumet, yndzrnat 3-mos u shtrini menjehere pas ngrenies 4-mbani koken e krevatit me ngritur. Mundet te korigjohet disi me keto rregulla.

Dërguar nga Albana Duni, më 25 Shkurt 2015 në 14:21

mjeke albana shume e pergatitur suksese ne punen e saj me pasion dhe shpjegim shkencor vituoz

Dërguar nga naim ramadhi, më 28 Maj 2015 në 13:51

Pershendetje!Faleminderit te madhit zot dhe jete te gjate doktorave!Pa ta jeta jone do ishte shume e shkurter,kam 10 vjet qe kurohem rregullisht me antiacid tablet lansoprazol,30 mg,me ka ndimuar shume.Kam nje muaj qe acidi refluks po me djeg fytin,kam nevoje qe te pastroj zerin,ndjej nje gervishtje ne laring here pas here,kam kolle te thate dhe kjo shoqerohet me dhimbjen e veshit te majte.Nga informacionet qe lexova nga ky artikull, mesova shume gjera te reja qe nuk i dija,po dal ne konkluzionin sepse acidi reflux kerkon nje diete te forte e shoqeruar nga perimet dhe frutat gatimet te fresketa edhe te dime tju themi "JO" te skuqurave dhe embelsirave.Me e rendesishmja eshte te mbizoteroje nje ushqim alkaline!

Dërguar nga Rita Sadikaj nga Londra, më 28 Tetor 2015 në 18:39
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten