Dërguar nga:

Redness - Skuqjet ne fytyre

Skuqjet e fytyres jane te perkoshme, nga disa shkaqe te tilla te cilat na bejne te skuqemi si rezultat i te ndjerit keq emocinalisht ne situata te ndryshme sociale, perdorimi i alkoolit apo perdorimi ushqimeve pikante , ndyshimi i temp te ambintit ku qendrojme,. temp e larta. Te gjithe keta faktore bejne qe te rritet sasia gjakut qe qarkullon ne lekure dhe fytyra te behet me e kuqe, menjanimi i ketyre faktoreve reduktojne dhe skuqjen e fytyres.

Skuqjet e tjera ne fytyre vijne si rezultat i semundjeve te lekures si Dermatitis Seborrheic apo Rozacea, nje patologji qe po haset gjithmon e me shpesh sidomos ne dekaden e trete dhe te katert te jetes.

Rosacea: Skuqjet e fytyrës ne patologjine e Rosacea përfshijne faqet, hundën dhe ballin dhe zhvillohen gradualisht. Fillon si një skuqje e lehte e fytyres persistente qe nuk varet nga faktoret qe permendem me larte te skuqjet e perkohshme dhe në shumë raste duket si djegie nga dielli. Megjithatë, ndërsa skuqja fillestare të fytyrës mund të ndryshojnë nga dita në ditë, skuqjet nga rosacea progresojne gjithmone e me keq: Përveç skuqjeve fillestare te fytyrës, fillojne dhe theksohen dhe dalin me ne pah kapilarete e gjakut ( teleangiektazite).

Në Rosacea progresive, kapilaret (telangiectasias) zgjerohen dhe theksohen vazhdimisht e me pas fillojne e dalin papula të vogla dhe pustula me maja me pus, ketu fillojne dhe problemet si esteteike edhe mjekesore, fytyra e skuqur gjithe kohes eshte nje pamje jo e kendshme dhe bejne qe personat qe e kane ta vuajne faktin e te pasurt nje lekure jo te shendetshme.

Me poshte jane disa hapa qe ndihmojne ne reduktimin e skuqjeve te lekures.

Shmangia e ekspozimeve te gjata ne diell dhe perdorimi cdo dite dhe kur ekspozoheni ne diell cdo 3 ore, i kremit solar me filter te larte mbrojtes (deri ne 50+).

  • Shmangni ekspozimet per nje kohe te gjate ne ambjente te nxehta.
  • Përpiquni qe te zvogeloni stresin. Frymarja e thelle ben qe te normalizihen te rrahurat e zemres ne situata stresuese dhe te kalohen me qete keto situata , joga, apo teknika të tjera relaksimi japin nje ndihme goxha te madhe ne te tilla gjendje stresante.
  • Shmangni perdorimin e ushqimeve pikante, alkoolit, dhe pijeve të nxehta.
  • Shmangni banjot e nxehta apo saunat, apo perdorimin pa kriter te produkteve per kujdesin e lekures.
  • Drejtohuni menjehere mjekut tuaj dermatolog per trajtimin e patologjise ne menyre qe ajo mos te kthehet ne patologji kronike.

Rosacea është nje patologji qe nuk paraqet rrezikshmeri mjekësore dhe zakonisht mund të kontrollohet me trajtim. Por ne rast se nuk mjekohet ne kohe ajo mund të jetë e vazhdueshme dhe kronike, ne keto raste kemi ndryshime të përhershme në pamjen (skuqjet e perhershme) te cilat bejne qe paciente ti perjetojne keq gjendjen e tyre per shkak te pamjes se tyre. Fillojne e shmangin kontaktet dhe angazhimet sociale te gjtha keto cojne ne humbje te respektit për veten dhe demi i psikologjik eshte i madh.

Trajtimi mjekesor

Trajtimi mjekesor konsiston ne perdorimine e antibiotikeve nga goja dhe lokalisht. mjekim ky qe zgjat dhe qe duhet bere nen kujdesine e mjekut dermatolog.

Ne ditet e sotme perdorimi i teknikave moderne si perdorimi i lazerit kane bere te mundur qe te eleminohen kapilaret e holle ne fytyre ( teleangiektazite) dhe perfitimi estetike dhe moral eshte mjaft i larte.

Foto djathtas: Rezultatet e trajtimit te Rozaceas me antibiotik sistemik dhe lokal

Foto lart: Trajtimi i rosaceas me laser.

Dermtiti Seborrheic: Nje patologji tjeter mjaft e hasur qe shoqerohet me skuqje te lekures se fytyres dhe ne perqindje me te larte te meshkujt eshte dhe dermatiti seborrheic, nje semundje inflamatore e lekures qe shoqerohet me skuqje kruajtje skuama te imta dhe seborre ne lekuren e fytyres e te kokes ( ajo qe quhet zbokth) madje dhe ne trup.

Personat qe e kane kete patologji shpesh vihen ne siklet ne ambientet sociale per shkak te fytyres se tyre te skuqur te yndyrshme dhe te mbuluar me skuama te imta (copeza lekure te bardhe te ngjashme me zbokthin), kjo patologji eshte e lokalizuar me teper ne ate qe quhet zona T ne fytyre aty ku jane dhe me se shumti gjendrat e yndyres.

Ekspozimi ne diell duket se e permison kete patologji, ndersa trajtimi mjekesor konsiston ne perdorimin e pomadave qe kane ne perberje ketoconazol apo ciclopirox (perberje antimykotike), perdorimi i pomadave me kortizonike te dobet duhet te behet nen kujdesin e mjekut dermatolog dhe vetem per nje periudhe te shkurte kohe gjate fazeve te acarimit te patologjise, mjaft e efektiv jane perdorimi i itrakonazolit, ketokonazoloi apo flukonazoliy (barna antimykotike) ne rruge sistemike per format e renda te patologjise, kurse zbokthi i kokes trajtohet me perdorimin e shampove qe ne perberje te tyre kane Selenium sulfide (2.5%), ketoconazole, ciclopirox acid salicylik, tar, selenium, sulfur, ose zinc.


Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 349 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Dermatologji
Komente nga lexuesit

pershendetje jam nje vajz 22 vjeqare dhe kam problem me skuqjen e faqve dhe ju lutna te me jepni nje keshill se si te mund qe ti largoj

Dërguar nga detkaa@hotmail.com, më 07 Korrik 2013 në 07:11

Ju falenderojme per informimin.ju lutem cfare ushqimesh nuk duhen konsumuar kur kemi kete patologji.

Dërguar nga Emanuela, më 10 Mars 2014 në 13:55

Pershendetje jam vajza 19 vjeqare kam skuqjen e faqeve te lutem me gjeni nje keshill qe ti largoj keto

Dërguar nga tuba, më 05 Dhjetor 2014 në 07:45
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten