Dërguar nga:

Gurët e tëmthit (Pjesa e tretë)

Teste laboratorike te gjakut.

Testet e gjakut përdoren për të parë:

  • shenjat e infeksionit,
  • obstruksionit (bllokimit),
  • pankreatitit (inksionit te pankreasit) ose të verdhëzës.
Simptomat e gurëve në tëmth janë të njëjta me ato të:
  • atakut kardiak,
  • apendisitit,
  • ulcerave,
  • sindromës së zorrës së irrituar,
  • hernies hiatale, pankreatitit dhe hepatitit.

Kështu që diagnoza e sakte është e rëndësishme.

Cili është trajtimi?

A. Trajtimi kirurgjikal

Heqja me kirurgji e fshikëzës së tëmthit është mënyra më e shpeshtë e trajtimit të gurëve simptomatike. Kirurgjia në këtë rast quhet kolecistektomi.

Metoda më e shpeshtë dhe më e mirë e heqjes kirurgjikale të fshikëzës së tëmthit është kolecistektomia laparoskopike. Kjo lloj ndërhyrjeje kryhet nëpërmjet tre çarjeve të vogla milimetrike të barkut, ku futen instrumentat kirurgjikal me një kamera të vogël. Për shkak se muskujt e murit të barkut nuk janë prerë, gjatë procudrës laparoskopike ka më pak dhimbje dhe më pak ndërlikime në krahasim me kirurgjinë e hapur, ku behet një çarje e madhe e barkut. Pacientit i duhet të qëndrojë në spital vetëm një natë pas kësaj procedure.

Në qoftë se mjeku kirurg zbulon pengesa për të kryer kirurgjinë endoskopike si psh; infeksion apo cikatrice të operacioneve të tjera, atëherë ndërhyrja bëhet me kirurgji të hapur. Quhet kështu sepse mjekut kirurg do t'i duhet të bëjë një prerje të barkut rreth 15-17cm për të hequr fshikëzën e tëmthit. Kjo është kirurgji që kërkon hosptializimin e pacientit 2-7 dite.

Komplikacioni më i shpeshtë i kirurgjisë së fshikëzës së tëmthit është dëmtimi i duktusve biliare.

Në qoftë se gurët ndodhen në duktusin biliar atëherë mund të kryhet Kolangiografia Endoskopike Retrograde (ERCP).

B. Trajtimi jo kirurgjikal

Ky lloj trajtimi përdoret vetëm në raste të veçanta, psh: pacienti ka situate serioze mjekësore që nuk lejon kryerjen e kirurgjisë dhe vetëm në rastet e gurëve kolesterolike. Gurët zakonisht riformohen pas trajtimit jo kirurgjikal Terapia me tretës orale.

Medikamente me përbërje të acidit biliar përdoren për të tretur gurët. Mund të jenë të nevojshëm muaj ose vite të tëra trajtimi për të tretur gurët kolesterolike. Këto medikamente kanë si efekt anësor diarre të lehtë dhe mund të rrisin lehtësisht nivelet e kolesterolit dhe enzimave hepatike ne gjak.

Terapia me tretje direkte.

Kjo procedure eksperimentale konsiston ne injektimin e medikamenteve direkt në fshikëzën e tëmthit për të tretur gurët.

Metil terbutil eteri mund të shpërbeje gurët në 1-3 ditë por duhet bërë shumë kujdes sepse është substance shume toksike. Kjo procedure mbetet akoma eksperimentale.

A i duhet njerëzve fshikëza e tëmthit?

Fatmirësisht njerëzit mund të jetojnë pa fshikëzën e tëmthit. Heqja e saj nuk kërkon ndryshime në dietë.

Kur fshikëza e tëmthit hiqet, bila rrjedh jashtë mëlçisë nëpërmjet duktusit hepatik në duktusin biliar të përbashkët dhe menjëherë kalon në zorrën e hollë, në vend që të grumbullohet në fshikëzën e tëmthit.

Gjithsesi, meqenëse bila nuk qëndron në fshikëzën e tëmthit, por zbrazet menjëherë dhe shpesh në zorrën e holle mund të shkaktoje diarre në 1% të njerëzve.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 407 herë
Komente nga lexuesit

ju lutem me ndihmoni per proceduren gjate operacionit si eshte me mire te operohet me laporoskopi apo me opercione me thike

Dërguar nga caush, më 04 Nentor 2014 në 12:19

JAM SHUME E LEHTESUAR NGA KY INFORMACION QE MORA.
JU FALENDEROJ, POR JAM KURIOZE TE DI NE MENYRE ME TE DETAJUAR ,PER PROCEDUREN E LAPAROSKOPISE.

Dërguar nga caush, më 04 Nentor 2014 në 12:48

Informimi eshte me shume se gjysma e shendetit!

Dërguar nga hamdi, më 30 Qershor 2017 në 02:47
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten