Dërguar nga:

Gurët e tëmthit (Pjesa e dytë)

Kush janë të rrëzikuar të kenë gurë në tëmth?
  • gratë
  • njerëzit mbi 60 vjeç
  • burrat dhe gratë mbipeshe
  • rënia e menjëhershme në peshë
  • gratë shtatzëna,
  • gratë që marrin terapi zëvendësuese hormonale,
  • gratë që përdorin kontraceptive orale.
Cilat janë simptomat (shenjat)?

Simptomatologjia e gurëve të tëmthit shpesh quhet "ataku" i gurëve sepse ato ndodhin krejt papritur.

Një atak tipik shkakton:

  • Dhimbje të qëndrueshme në pjesën e sipërme të barkut, që shtohet menjëherë dhe që zgjat nga 30min në disa orë.
  • Dhimbje në shpine midis dy shpatullave
  • Dhimbje nën shpatullën e djathtë
  • Të përziera dhe të vjella
  • Shpesh ataku i gurëve vjen pas një vakti të pasur me yndyra dhe mund të ndodhë gjatë natës.

Shenja të tjera mund të jenë:

  • Fryrje barku
  • Intolerance e përsëritur ndaj ushqimeve yndyrore
  • Dhimbje në forme kolikash
  • Gromësira
  • Gazra
  • Mostretje

Njerëzit të cilët kanë njëkohësisht dhe ndonjë nga simptomat e mëposhtme duhet të takojnë menjëherë mjekun:

  • të dridhura
  • temperature e lehtë
  • zverdhje të lëkurës dhe të syve
  • feçe të zbardhura

Shumë njerëz me gurë në tëmth nuk kanë simptoma. Këta quhen paciente asimptomatike dhe gurët e tyre quhen "gurë të heshtur". Ata nuk ndërhyjnë në funksionin e fshikëzës së tëmthit, mëlçisë dhe pankreasit dhe nuk kanë nevoje për trajtim.

Si diagnostikohen gurët e tëmthit?

Shume gurë e tëmthit, në veçanti ata të heshturit zbulohen rastësisht gjatë ekzaminimeve për probleme të tjera. Por, kur mendohet se gurët e tëmthit mund të jenë shkaktaret e simptomave, kërkohet kryerja e ekografisë së barkut.

Ekografia përdor valët e zërit për të evidentuar praninë dhe për të bërë lokalizimin e gurëve. Ekografia është mënyra më sensitive dhe specifike për të diagnostikuar gurët. Që të bëhet një ekzaminim sa më i saktë duhet që pacienti të jetë esëll (pa ngrëne) që fshikëza të jetë e mbushur, duke lejuar vizualizimin e plotë dhe lokalizimin e gurëve.

Teste të tjera diagnostikuese që mund të përdoren janë:

Tomografia e kompjuterizuar (CT) skaneri i cili tregon praninë e gurëve ose komplikacionet e mundshme .

Rezonanaca magnetike kolangiografike e cila mund të diagnostikoje duktuset biliare të bllokuara

Koleshintigrafia (HIDA skaner) i cili përdoret për të diagnostikuar anormalitë e kontaksioneve (tkurrjeve) të fshikëzës së tëmthit dhe obstruksionet (bllokimet). Në këtë test pacientit i injektohet në venë një material radioaktiv i cili shkon në fshikëzën e tëmthit, e cila më pas stimulohet për t'u kontraktuar.

Kolangiografia endoskopike retrograde (ERCP):
- faza e parë e ekzaminimit kryhet njësoj si gastroskopia dhe kur mjeku ka arritur në fillimin e zorrës së hollë ai injekton një ngjyrues te veçante i cili qëndron përkohësisht në duktuset e sistemit biliar.

ERCP përdoret për të lokalizuar dhe për të hequr gurët në duktuse.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 416 herë
Komente nga lexuesit

ju lutem me ndihmoni per proceduren gjate operacionit si eshte me mire te operohet me laporoskopi apo me opercione me thike

Dërguar nga caush, më 04 Nentor 2014 në 12:19

JAM SHUME E LEHTESUAR NGA KY INFORMACION QE MORA.
JU FALENDEROJ, POR JAM KURIOZE TE DI NE MENYRE ME TE DETAJUAR ,PER PROCEDUREN E LAPAROSKOPISE.

Dërguar nga caush, më 04 Nentor 2014 në 12:48

Informimi eshte me shume se gjysma e shendetit!

Dërguar nga hamdi, më 30 Qershor 2017 në 02:47
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten