Dërguar nga:

Gurët e tëmthit (Pjesa e parë)

Çfarë janë gurët e tëmthit?

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët. Lëngu, i quajtur bile (lëngu i tëmthit) ndihmon në tretjen e yndyrave të ushqimit. Bila (lëngu i tëmthit) prodhohet në mëlçi, pastaj depozitohet në fshikëzën e tëmthit derisa trupit t'i nevojitet për tretjen e yndyrave. Në ketë kohe fshikëza bën kontraksione të cilat shtyjnë bilen (lëngun e tëmthit) në një tub të quajtur duktusi biliar i përbashkët prej te cilit bila (tëmthi) kalon në zorrën e hollë duke ndihmuar në tretjen e ushqimeve.

Bila përmban ujë, kolesterol, yndyra, kripëra biliare, proteina dhe bilirubine. Kripërat biliare shpërbejnë yndyrnat, ndërsa bilirubina i jep feçeve (jashtëqitjes) ngjyrën e verdhe. Në qoftë se lëngjet biliare përmbajnë shumë kolesterol, kripëra biliare ose bilirubine, në situate të caktuara formohen gurët.

Ka dy tipe gurësh në tëmth: Gurë kolesteroli dhe gurë pigmenti.
  • Gurët e kolesterolit zakonisht janë me ngjyrë të verdhe në jeshile dhe përbehen kryesisht nga kolesterol i ngurtësuar. 80% e gurëve të tëmthit janë të kësaj natyre.
  • Gurët e pigmentit janë të vegjël, me ngjyre të errët, të përbërë nga bilirubine.

Gurët e tëmthit mund të jenë sa kokrrizat e rërës deri në madhësinë e topit të golfit. Fshikëza e tëmthit mund të formojë një gurë të vetëm të madh, qindra gurë të vegjël, ose çdo kombinim të mundshëm të tyre. Gurët mund të bllokojnë rrjedhjen normale të biles (lëngut të tëmthit) nqs ato vendosen në ndonjë nga duktuset prej nga rrjedh bila nga mëlçia në zorrën e holle. Këto vende mund të jenë:

duktuset hepatike të cilët e nxjerrin bilen (lengun e temthit) jashtë mëlçisë, duktusi cistik, prej të cilëve bila (vreri) shkon dhe del në fshikëzën e tëmthit dhe duktusi biliar i përbashkët i cili përçon bilen prej duktusit cistik dhe hepatik në zorrë të hollë.

Bila (lëngu i tëmthit) ngelet në këto duktuse duke shkaktuar infeksion të fshikëzës së tëmthit, të vetë duktusit dhe rrallë të mëlçisë. Duktus tjetër që derdhet në duktusin biliar hepatik është dhe duktusi pankreatik i cili nxjerr enzimat tretëse pankreatike prej pankreasit.

Në qoftë se gurët bllokojnë daljen e këtij duktusi, enzimat tretëse pankreatike ngelin në pankreas duke shkaktuar inflamacion shumë të dhimbshëm të quajtur pankreatik nga gurët e tëmthit. Në qoftë se ndonjëri prej këtyre duktuesve qëndron i bllokuar për një kohë të caktuar, dëmtime të mëdha ose fatale, apo infeksioni mund të prekin fshikëzën e tëmthit, mëlçinë ose pankreasin.

Shenjat lajmëruese të kësaj situate serioze janë:

  • temperaturë e lartë,
  • zverdhja e lëkurës dhe dhimbje të qëndrueshme
Nga se shkaktohen gurët e tëmthit?

Gurët kolesterolike

Shkencëtaret mendojnë se gurët kolesterolike formohen kur bila (lëngu i tëmthit) përmban shumë kolesterol. shumë bilirubine, ose kripëra biliare të pamjaftueshme, ose kur fshikëza e tëmthit nuk zbrazet plotësisht për arsye të ndryshme.

Gurët e pigmentit

Shkaku i formimit të këtyre gurëve është i paqartë. Ato kanë gjasa të formohen tek personat që kanë: cirrozë hepatike, infeksion të traktit biliar, sëmundje gjaku të trashëguara (siç është anemia drepanocitare ku trupi prodhon shume bilirubin). Faktorë të tjerë Mendohet se prania e një guri të thjeshte të tëmthit mund të shkaktoje prodhimin e shumë gurëve.

Megjithatë, janë zbuluar faktorë të tjerë që ndikojnë në formimin e gurëve të tëmthit, në veçanti të gurëve kolesterolike.

Obeziteti.

Është një faktor rreziku për të krijuar gurë, veçanërisht tek gratë. Një studim i gjerë ka treguar që të qenit qofte lehtësisht mbi peshë rrit rrezikun për të bëre gurë në tëmth. Kjo ndodh sepse obeziteti mund të reduktoje sasinë e kripërave biliare në bile (lëngun e tëmthit) duke çuar në përqendrim më të lartë të kolesterolit në të. Obeziteti gjithashtu ul aftësinë e fshikëzës së tëmthit për t'u zbrazur.

Estrogjeni (hormon femëror).

Sasia e shtuar e estrogjenit gjatë shtatzënisë, terapisë zëvendësuese me hormone dhe gjatë marrjes së kontraceptiveve orale, shton nivelin e kolesterolit në bile (lëngun e tëmthit) dhe pakëson lëvizjet e fshikëzës së tëmthit. Të dy këta faktorë së bashku çojnë ne formimin e gurëve.

Etnia.

Nuk kemi të dhëna të sakta përsa i takon popullatës së Shqipërisë.

Gjinia.

Gratë e moshës 20 deri 60 vjeç janë dy herë më shumë të favorizuara për të bërë gurë në tëmth sesa burrat. Mosha. Njerëzit mbi moshën 60 vjeç janë më të favorizuar për të bërë gurë në tëmth sesa të rinjtë.

Mjekimet për të ulur nivelin e kolesterolit.

Medikamentet që përdoren për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak rrisin sasinë e kolesterolit që sekretohet (derdhet) në bile (lëngun e tëmthit). Si pasoje rritet rreziku për formimin e gurëve të tëmthit Diabeti.

Në përgjithësi njerëzit që vuajnë nga diabeti kanë nivele të larta të acideve yndyrore të quajtura trigliceride. Këto lloj acidesh yndyrore rrisin rrezikun e formimit të gurëve të tëmthit.

Humbja e menjëhershme në peshe.

Ndërsa trupi shpërben yndyrnat gjatë rënies së menjëhershme në peshë, mëlçia sekreton (derdh) më shumë kolesterol në bile (lëngun e tëmthit) gjë që çon në formimin e gurëve. Mos ngrënia (agjerimi). Ul lëvizshmërinë e fshikëzës së tëmthit duke shkaktuar mbi përqendrim të biles me kolesterol, gjë që çon në formimin e gurëve.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 12858 herë.
Komente nga lexuesit

ju lutem me ndihmoni per proceduren gjate operacionit si eshte me mire te operohet me laporoskopi apo me opercione me thike

Dërguar nga caush, më 04 Nentor 2014 në 12:19

JAM SHUME E LEHTESUAR NGA KY INFORMACION QE MORA. JU FALENDEROJ, POR JAM KURIOZE TE DI NE MENYRE ME TE DETAJUAR ,PER PROCEDUREN E LAPAROSKOPISE.

Dërguar nga caush, më 04 Nentor 2014 në 12:48

Informimi eshte me shume se gjysma e shendetit!

Dërguar nga hamdi, më 30 Qershor 2017 në 02:47
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten