Dërguar nga:

Dilemat e pandemise COVID-19

Po e quaj dilemat e nje pandemie pasi nga fillimi i saj ne Dhjetorin e vitit te Kaluar ne Wuhan ne Kine dhe sot e kesaj dite kjo Pandemi ka shume te pa njohura dhe si pasoje mjaft dilema:

  1. U fol shume se virusi qarkulloi nga kafshe te egra te njeriu ne nje treg ushqimor ne Wuhan ku tregetoheshin dhe manipuloheshin kafshe te egra, madje u akuzuan lakuriqet e nates, me von rezultoi se ne ate treg asnjehere nuk jane tregetuar lakuriq nate, u akuzua dhe nje kafshe tjeter e eger me luspa, madje mace te egra etj dhe rezultati edhe sot e kesaj dite eshte me pikpyetje te medha. Ende nuk dime rezrvuarin natyror te ketij virusi edhe pse coronaviruset njhen dhe studjohen qe nga vitet 60 te shekullit te kaluar, edhe pse ka si pararendes SARS Cov1 i cili shkaktoi ne 2002 nje alarm mbareboteror si pergjegjes I nsuficienses se rende respiratore, por vetem me nje numur te kufizuar te prekursih rreth 8000 dhe me vdekshmeri 10%, e me pas MERS Cov ne 2013 ose pergjegjes i mese 3000 te prekurve dhe mbi 900 viktima, ose me vdekshmeri rreth 30%.

    Madje sot ka me shume teori konspiracioni se u prodhua apo gjenerua ne x laborator etj etj.

    Edhe pse ende nuk kemi nje rezervuar natyror te konfirmuar une besoj fort se semundja eshte nje zoonoze, virusi ka kaluar nga rezervuari natyror, me e mundeshme nje kafshe te njeriu dhe ka fituar aftesi per tu trasmetuar nga njeriu te njeriu shume shpejt, madje ka koeficent trasmetimi mjaft te larte. Dhe vendi i origjines eshte Kina.

  2. Virusi permban ARN, rreth 75% e permbajtjes se tij genomike eshte e ngjashme me SARS, por ndryshe nga SARS qe preku nje numur shume te kufizuar vendesh dhe njerezish, SARS Cov 2 i kaloi shume shpejt kufijte e Kines dhe sot pothuaj ka prekur shumicen e vendeve te botes me mbi 2 milion te prekur dhe me mbi 150 mije te vdekur. Virusi ka peshe molekulare relativisht te madhe, trasmetohet permes speklave te peshtymes gjate kollitjes, teshtitjes ose bisedes, por ne mjedise te mbyllura vecanerisht ato spitalore dhe permes aerosoleve, virusi mund te qendroje ne ajer deri 3 ore ne keto mjedise. Ka mbeshtjellje lipidike dhe kjo e ben te ndjeshem ndaj sapunit, detergjenteve dhe alkolit, larja e duarve me uje dhe sapun per rreth 20 sekonda dhe dezinfektimi me alkol xhel 60% e shkaterron virusin. Jeton deri ne disa ore ne siperfaqen e objekteve.

    Dilema e dyte qendron ne faktin se sa e qendrueshme eshte genoma virusale, do pesoje apo jo mutacione gjenetike etj dhe ne kete drejtim studimet jane kontradiktore.

  3. Nuk kemi ende nje medicament te aprovuar nga FDA si medicament anti Covid 19, kemi shume alternativa mjekuse, por jo nje protokoll te gjith pranuar dhe te provuar me evidence si efektiv ndaj Covid 19, duket se te gjitha gjasat te jene positive per Remdesevir, nje antiviral I ri ende ne proces te clinical trial. Nuk kemi gjithashtu ende nje vaksine dhe gjasat qe ta kemi shpejt jane te vogla. Pervoja e fituar me medikamentet e perdorura aktualisht eshte kontradiktore.

    Dhe sa kohe nuk kemi nje protokoll mjekimi dhe vaksine mundesia per ta mjekuar ose/dhe parandaluar eshte e pa mundur. Mjekimi mbetet empiric/simptomatik dhe te tjerat ne fazen e clinical trial.

  4. Çfare te bejme, si ta zgjidhim problemin? E vetmja mundesi eshte aplikimi i masave te distancimit social, shmangja e kontakteve, gjurmimi, konfirmimi dhe izolimi i rasteve te reja duke synuar nderprerjen e zinxhirit epidemiologjik. Sa do vazhdoje, askush nuk mund ta parashikoje, por me ngrojen e motit viruset respiratore pergjithesisht ulin trasmetueshmerine dhe ritmi i epidemise bije deri sa ajo shuhet, per tu rikthyer ndoshta perseri ne vjeshte nese deri atehere nuk do kemi nje vaksine.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 196 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten