Dërguar nga:

TUMORET E GJIRIT TEK FEMRAT E REJA NE MOSHE

Kanceri i gjirit eshte i rralle tek femrat e reja, 6% -7% e rasteve te reja diagnostikohen tek femrat nen 40 vjec. Risku i kancerit te gjirit rritet me moshen. Kanceri i gjirit eshte shkaktar i vdekjeve ne femrat nen moshen 40 vjec dhe diagnoza zakonisht nuk behet ne kohe. Zakonisht ecuria klinike e femrave te reja me kancer gjiri eshte me e keqe se tek femrat ne moshe te larte, edhe pas stadifikimit, percaktimit te subtipit, apo terapive intensive.

Mamografia eshte metoda me e shpeshte depistuese edhe pse me nje efektivitet me te paket per shkak te densitetit te larte te gjirit tek keto femra. Kanceri i gjirit tek femrat e reja ka me pak elemente biologjike,duke perfshire graden e larte histologjike, ki67, invazionin limfovaskular. Femrat e reja kane me shume mundesi te jene me subtipin triple-negative.

Percaktimi i mutacionit BRCA1/2 ka nje rol te vecante ne trajtimin e semundjes se hershme dhe te avancuar. Ne momentin e diagnoses MRI rezonanca magnetike e gjirit duhet te konsiderohet per femrat nen moshen 30 vjece, me densitet te larte te gjirit, ose mbartese te mutacionit BRCA1/2. Faktoret e riskut pershijne histori familiare ose histori te rrezatimit terapeutik te gjirit. Testimi gjenetik duhet te konsiderohet per menaxhimin e e hershem te pacientit.

TRAJTIMI

Vendimet persa i perket trajtimit jane nje zgjedhje ndermjet trajtimit lokal dhe atij sistemik, te drejtuar ne baze te profilit biologjik, stadifikimit, subtipit, te lidhura me moshen e re te pacientit, ne te gjitha stadet e semundjes. Mosha e re eshte nje risk per rekurrencen lokale dhe per kancerin e gjirit kontralaterale. Mastectomy nuk eshte e asociuar me mbijetesen tek femrat e reja dhe duhet te performohet vetem nese eshte e indikuar ose ne deshiren e pacientit.

Kanceri i gjirit i diagnostikuar gjate shatezanise eshte kompleks dhe me e mira eshte qe te trajtohet nen kujdesin e nje stafi multidisplinare. Shtatezania pas kancerit te gjirit nuk eshte e kunderindikuar por duhet te planifikohet me shume kujdes. Simptomat e menopauses, disfunksioni seksual, dhe problemet psikologjike kane nje impakt te rendesishem ne stilin e jetes.

Terapia endokrine adjuvante perfshin tamoxifen, ose supresionin e funksionit te ovarit OFS me tamoxifen ose nje inhibitor aromatase. Terapia sistemike adjuvante mund te shkaktoje infertilitet dhe menopause te hershme. Ky eshte shkaku me i madh i ankthit dhe problemeve psikologjike.

Gonadotrophin releasing hormone analogues GnRH, gjate kemioterapise adjuvante duhet te konsiderohet per mbrojtjen e ovarit.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 233 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Onkologji
Komente nga lexuesit

Dhimja e krahut te majte,ndjesi si ndrydhje ne gjirin e majte,mpihrje e dores

Dërguar nga Arta, më 11 Korrik 2023 në 14:54

Prsh!Duhet te kryeni nje echo dhe mamografi te gjirit!

Përgjigje nga Dr. Riselda Tahiraj, më 12 Korrik 2023 në 09:13
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten